• Banner

Toka te pabanuara, Sokol Zekaj
  • Toka te pabanuara, Sokol Zekaj

Toka të pabanuara, Sokol Zekaj

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Toka të pabanuara
Gjinia: Poezi
Autori: Sokol Zekaj
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2017
Fq. 191
Pesha: 0.203 kg.
ISBN: 978-9928-185-52-5

Fragmente nga libri

Vija blu

Sa më shumë hapet qielli
Bëhet më blu.
E pamundura afrohet,
E mundura largohet.

Dikur e përfytyroja veten
N'udhëtime me kuaj,
Me priftin dhe filozofin
Me baulet plot libra.

Kur qiellin shohim gjatë
Nis erë e ftohtë,
Kështu sodis, një shkop
Ngulur në tokën e zhveshur.

Ndonjëherë dora

Ndonjëherë dora
nuk i bindet mendjes,
dhe shkruan gjëra
që vetë i di,
pasi ndonjëherë
e mbledhur grusht
ka mendjen e vet.

Një zë në errësirë

Do të marrësh sëpatën.
Do të shkosh në pyll.
Do t'i biesh këmbës sate!
Këmba do të çelë filiza.
Filizat do hedhin rrënjë në tokë.
Ti do mbetesh në pyll.
Zemra do të bëhet zog!

Mbi autorin

Sokol Zekaj ka lindur më 30 gusht 1948 në Koplik, Shkodër. Është autor i shumë vëllimeve poetike, gjithashtu ka shkruar dhe mjaft ese dhe ka bërë përkthime nga poezia franceze dhe italiane. Është autor i romanit "I nëmur dhe i bekuar". Me librin "Vera fantastike" (2003) ka fituar çmimin kombëtar të poezisë "Pena e argjendtë".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185525
ean13
9789928185525
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Këngët e sibilave, Pjetër Bogdani

Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të "Jesusit" të ngjitur nga toka në qiell.

Çmimi 5,73 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kollare akulli, Haxhi Kalluci

Poezitë e Haxhiut janë poezitë e dashurisë për njeriun. Ai iu kushton miqve dhe shokëve me devotshmëri poezi të ndiera dhe këto poezi janë si skulptura të vogla për ta. Ndonjëherë nga poezitë spikat një lloj irnosje, madje shkëlqejnë vetëtima ironie dhe humori. Ka një dashuri të parrëfyer për vendlindjen, por edhe për kombin shqiptar në tërësi.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)