Toka te pabanuara, Sokol Zekaj
  • Toka te pabanuara, Sokol Zekaj

Toka të pabanuara, Sokol Zekaj

7,29 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Toka të pabanuara
Gjinia: Poezi
Autori: Sokol Zekaj
Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe
Viti: 2017
Fq. 191
Pesha: 0.203 kg.
ISBN: 978-9928-185-52-5

Fragmente nga libri

Vija blu

Sa më shumë hapet qielli
Bëhet më blu.
E pamundura afrohet,
E mundura largohet.

Dikur e përfytyroja veten
N'udhëtime me kuaj,
Me priftin dhe filozofin
Me baulet plot libra.

Kur qiellin shohim gjatë
Nis erë e ftohtë,
Kështu sodis, një shkop
Ngulur në tokën e zhveshur.

Ndonjëherë dora

Ndonjëherë dora
nuk i bindet mendjes,
dhe shkruan gjëra
që vetë i di,
pasi ndonjëherë
e mbledhur grusht
ka mendjen e vet.

Një zë në errësirë

Do të marrësh sëpatën.
Do të shkosh në pyll.
Do t'i biesh këmbës sate!
Këmba do të çelë filiza.
Filizat do hedhin rrënjë në tokë.
Ti do mbetesh në pyll.
Zemra do të bëhet zog!

Mbi autorin

Sokol Zekaj ka lindur më 30 gusht 1948 në Koplik, Shkodër. Është autor i shumë vëllimeve poetike, gjithashtu ka shkruar dhe mjaft ese dhe ka bërë përkthime nga poezia franceze dhe italiane. Është autor i romanit "I nëmur dhe i bekuar". Me librin "Vera fantastike" (2003) ka fituar çmimin kombëtar të poezisë "Pena e argjendtë".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185525
ean13
9789928185525
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Për dhuntinë e mahnitjes, Azem Qazimi

Kur të jem çliruar nga shqisat dhe mendimi,Kur gjuha ime të veprojë pa nevojën e përqasjes,Kur, më në fund, të mos kem voliPër përfytyrimin, këtë shqisë të së mundshmes,Dhe t'i shoh gjërat ashtu siç janë gjërat.
6,25 
More

Botuesi: Onufri

Poezi të zgjedhura, Luljeta Lleshanaku

Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s’pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara– e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski
10,41 
More

Botuesi: Toena

Kur vetëtin çiftelia, Silvana Berki

Po zgjedh jetën me të gjitha shëmtitë e saj,me të gjitha mashtrimet që na ofron përditë,do e marr në duar si fëmijën e pafaj,t'i tregoj të gjitha dashuritë.
10,41 
More

Referenca: SKU000770

Botuesi: Onufri

Pike e zeze ne blu, Ali Podrimja

Poezia e Ali Podrimjes është ndër të rrallat në poezinë shqipe që mund të cilësohet moderne bashkëkohore në kuptimin europian. Ajo është, herë e afërt dhe herë e ngjashme me poezinë europiane të shekullit XX, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin, në lëndën dhe në mendimin e saj, se sa në konceptet dhe konceptimet p
5,21 
More

Referenca: 2132

Botuesi: Botimet Dudaj

Trajektorja e eres, Migena Gjoka

Erdhi kometa nga yllësitë e mistershme,Solli grimca që s'mbetën të tilla.U ngjizën grimcat, lëshuan zgjatime,Të etura u trupëzuan nga mrekullia e krijimit. Ndaj gjithësisë hiqemi mospërfillës,Ne qeniet e rastësishme të kozmosit.Lindëm siç lindin yjësitë, galaktikat,Krijuar krejt papritur si rastësi e domosdoshme.
5,73 
More

Referenca: SKU000140

Botuesi: Ideart

Udha, Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse.
20,82 
More

Referenca: SKU000779

Botuesi: Cabej

Sonete, Eqrem Çabej

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...
7,29 
More

Referenca: 2658

Botuesi: Mitrush Kuteli

Poem kosovar dhe Poemi i Shendaumit, Mitrush Kuteli

Kuteli në këtë poemë shqiptarin kosovar e ngrit nga niveli i përjetimit të robërisë, e kalon npër nivelin e ndriçimit shpirtëror deri te vetëdija për çlirim, gjithnjë duke e vetrrëfyer. E shkruar në vorbullën e ngjarjeve, duke u mbështetur në realitetin e rrotullimeve të ndodhive, poema është një njohje më parë dhe një mj
4,48 
More

Botuesi: Naimi

Erotizmi në letërsinë shqipe, Blerina Goce

Me monografinë “Erotizmi në letërsinë shqipe”, shoqëruar me një antologji, Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor; ca më shumë me mendësinë...
10,41 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Follow us on Facebook