Titulli: Aurat e natës
Gjinia: Poezi
Autori: Belfjore Qose
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 136
Pesha: 0.233 kg.
ISBN: 978-99906-203-1
Fragmente nga libri
Ka një orë,
Kur zërat nuk i njohin më fjalët,
Kur mes dritës dhe errësirës ngrihet heshtja,
Kur trupat zbrazen nga pesha
Dhe bëhen flatra,
Kur fytyrat tona pluskojnë ujërave
Syhapura, gojëngrira, derisa fundosen
Në një lumë që merr me vete gjithë ç'kemi mbledhur.
Dhe atëherë,
Ndërsa jemi pa fjalë,
Pa kujtesë të mirë a të keqe,
Mnemosina na mëkon me një gotë të madhe,
Dielli plas si një vezë e kuqe,
Gjithçka përflaket - zjarr krijimi,
Të tjera jetë na rimenden,
Të reja a të vjetra.
Udhëtimi ynë sapo ka nisur:
Hedhim hapa në një tokë të panjohur,
Shkojmë drejt gostisë së muzave,
Me sy e vesh të uritur.
Në këtë orë
Rikthehemi fëmijë,
Palca jonë e butë e mbushet me tinguj,
Koka me dritë,
Tashmë e dimë
Ç'është agape.