• Banner

Burri qe me do mua, Adriatike Lami
  • Burri qe me do mua, Adriatike Lami

Burri që më do mua, Adriatike Lami

Ej, mos qeshni femra moderne,
Pas perdesh me shkëlqim fshihni lirinë;
Se dashuria e vërtetë mban peng të gjitha dashuritë,
Dhe jeton pas vdekjes, pas tradhëtisë,
Dhe përmes një burri tjetër.

5,10 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Burri që më do mua (kopertinë e trashë)
Gjinia: Poezi
Autori: Adriatike Lami
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2017
Fq. 64
Pesha: 0.184 kg.
ISBN: 978-9928-221-21-6

Fragment nga libri

Ej, mos qeshni femra moderne,
Pas perdesh me shkëlqim fshihni lirinë;
Se dashuria e vërtetë mban peng të gjitha dashuritë,
Dhe jeton pas vdekjes, pas tradhëtisë,
Dhe përmes një burri tjetër.

S'po i vë kapak asgjëje, as ty mik, as fjalës tënde,
Kur thua gjithmonë se më do,
Ndoshta ti mund të jesh vërtetë burri që më do mua!
Afrohu, por mos rrëmo përbrenda syrit tim unik.

Nuk janë burime sytë e mi, as degë të thara lumi,
Aty ka ende lot të bukur malli,
Kot s'do t'i derdh, mos më bëj t'i plas.
Se përmbytjet e tyre janë fatale.
Bëhu burri im i përjetshëm; më pushto, mos më lësho.

Përrallë e rrallë qytetase, po eci krah teje,
E veshur me elegancë e dritëmalli.
Asgjë nuk kërkoj, as ngut nuk kam,
Por lutem që rrugës me blirë të vjetër,
Të takoj dhe njëherë, atë, burrin që më do mua.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221216
ean13
9789928221216
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001775

Botuesi: Tirana Times

Ngjarje ne toke, Prec Zogaj

Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj.

Çmimi 8,50 GBP
More
In Stock

Referenca: SKU000549

Botuesi: OMSCA-1

Thesaret e frikës, Visar Zhiti

"Thesaret e frikës" simbolizon metaforën e njeriut, krijuesit, jetën e tij, sakrificën dhe ngadhënjimin, në luftë të përhershme me padrejtësinë, me të keqen dhe vandalizmin e sistemit që përshkruhet pak a shumë si një dramë tragjikomike, madje e brishtët sepse e brishtë ishte jeta e poetit.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Vepra poetike, Martin Camaj

Ky lirizëm për shumë poetë mërgimtarë të letërsive të vogla, si e jona, vjen vonë, në moshë të shtyme. Ata edhe kur janë të grishun në ndoj festë popullore ose në ndoj darkë mbërrijnë vonë, gjithkund tepër vonë!

Çmimi 17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Humbësi i lumtur, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies... 

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001542

Botuesi: Ideart

Ndreqje gabimesh, Arian Leka

Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës,...

Çmimi 4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Lum Lumi, Ali Podrimja

Shkaku i një fjale, figure a strofe, autorët shpesh u kthehen teksteve. Edhe në Letrat shqipe ka shembuj. Poezia konsiderohet diçka hyjnore, ngërthen në vete dhe misterin. Vlerën nuk e përcakton sasia. Mbahen mend poetë edhe për një poezi. Ajo që nuk vdes, të vë në veprim vazhdimisht. Lumi nuk simbolizon vetëm fatin e tij tragjik.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Fal shpirtin, Aurora Celiku Minga

Në 1997 largohet në SHBA ku jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Ka mbaruar studimet për Edukim dhe Sociologji dhe sërish punon si mësuese në Sistemin Arsimor Publik Amerikan. Aurora shkruan poezi për pasion, një dashuri që u konkretizua me këtë vëllim.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000139

Botuesi: Ideart

Strabizem, Arian Leka

Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek "Anija e Gjumit", është afrimi me eksperimentin e avangardës, një çudi kaleidoskopike dhe përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000588

Botuesi: OMSCA-1

Nënë Tereza, mërmërimë shenjtoreje, poetizoi Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)