• Banner

  • Ka mbaruar
Thesaret e frikes, Visar Zhiti
  • Thesaret e frikes, Visar Zhiti

Thesaret e frikes, Visar Zhiti

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 494 Lekë Deri në 1 481 Lekë

"Thesaret e frikës" simbolizon metaforën e njeriut, krijuesit, jetën e tij, sakrificën dhe ngadhënjimin, në luftë të përhershme me padrejtësinë, me të keqen dhe vandalizmin e sistemit që përshkruhet pak a shumë si një dramë tragjikomike, madje e brishtët sepse e brishtë ishte jeta e poetit.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Thesaret e frikësPoeziAutori: Visar ZhitiShtëpia botuese: OMSCA-1, Viti: 2005fq. 248Pesha: 0.29 kgISBN: 978-99927-52-61-0   Mbi librin: "Thesaret e frikës" simbolizon metaforën e njeriut, krijuesit, jetën e tij, sakrificën dhe ngadhënjimin, në luftë të përhershme me padrejtësinë, me të keqen dhe vandalizmin e sistemit që përshkruhet pak a shumë si një dramë tragjikomike, madje e brishtët sepse e brishtë ishte jeta e poetit, kurse titulli kaq sugjestiv "Thesaret" jo të pasurive por të "frikës" del si një akuzë për mëkatet dhe mëkatarët e shumtë. Poeti kurdoherë i sfidon duke inkurajuar njeriun për jetë e gjallëri për një vazhdimësi ashtu siç ka vazhduar jeta e njeriut e cila e bënë poetin si njërin nga poetët më të dalluar të tashmes krijuese, si një pasqyrim real, se arti i mirë mund të shkruhet edhe në kohë të vështira, qofshin këto vështirësi të natyrës politike, kulturore apo thjesht të natyrës sociale. Gjithsesi libri "Thesaret e frikës" shënon arritjet me të larta të poezisë shqipe që krijohet në ditët e sotme jo vetëm përbrenda Shqipërisë por në kuadrin e hapësirës shqiptare në përgjithësi.   Mbi autorin Visar Zhiti lindi në vitin 1952, në qytetin e Durrësit, ku kaloi fëmijërinë dhe kreu një pjesë të shkollës fillore. I ati, për qëndrimin e tij nacionalist dhe për shkrimet pacifiste në një kohë të ashpër, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punëtor krahu, që rregullonte rrugët e Durrësit apo shkallët që të çonin në amfiteatër. Por falë talentit, ndihmës së miqve dhe nevojave të kohës, kaloi si mësues dhe aktor në qytetin e Lushnjës, ku u shpërngul e gjithë familja. Aty ai do të bëhej një nga themeluesit e estradës së këtij qyteti. Pikërisht në këtë qytet Visar Zhiti do të përfundonte shkollën e mesme. Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij. Del falë një amnistie në vitin 1987 dhe kthehet në qytetin e Lushnjës, ku siguron punë në fabrikën e Tullave, por pa të drejtë elektorale, pa të drejtë profesioni dhe pa të drejtë botimi. Në vitin 1990, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri u angazhua me lëvizjen demokratike dhe punoi në gazetën e parë opozitare. Pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet punoi për disa kohë në shtëpinë botuese, "Naim Frashëri" dhe më pas në Parlamentin shqiptar. Në vitin 1995 dërgohet në ambasadën shqiptare në Romë. Në vitin 1996, kandidon në rrethin e Lushnjës dhe zgjidhet deputet. Një vit më pas u dërgua sërish në ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1997. Pas ngjarjeve të këtij viti u kthye në Tiranë. Ka botuar një sërë librash në poezi dhe prozë ku përmendim: "Kujtesa e ajrit" (vëllim me poezi), "Hedh një kafkë në këmbët tuaja" (libër me poezi të burgut), "Mbjella e vetëtimave" (vëllim poetik i botuar në Shkup), "Këmba e Davidit", "Funerali i pafund " (romanin) "Perëndia mbrapsht dhe e dashura " (roman) etj. Si shkrimtar, Visar Zhiti është vlerësuar me disa çmime në Shqipëri e jashtë saj dhe është përkthyer në disa gjuhë. Emri i tij është si zë më vete ne Enciklopedinë e Madhe italiane. Eshtë anëtar i akademisë "Alfonso Grasi" në Itali.

Detajet e librit
SKU000549

Të dhënat

Autori
Visar Zhiti
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Mbi kuaj ëndrrash, Fatmir R. Gjata

E menduar mirë dhe e krijuar mbi bazën e një sistemi të përpunuar me shumë përkushtim, poezia e Fatmir R. Gjatës shquhet duke filluar nga njësitë më të vogla të strukturës gjuhësore poetike, për të vazhduar te poezia si njësi tërësore, pastaj te përmbledhja si unitet shprehjeje e stili poetik si formë e shqiptimit të botës subjektive të krijuesit.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002072

Botuesi: Onufri

Palimpsest, Martin Camaj

Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Ndoshta dashuri, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies... 

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001775

Botuesi: Tirana Times

Ngjarje ne toke, Prec Zogaj

Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2976

Botuesi: Aleph

Lëng argjendi, Rudi Erebara

U puqën dy skajet e materies,u ndez një dritë e fortë si dyshim,dhe ne vendosëm të ndahemi,dy lëvozhga që rrojnë,mbi ujë të qetë pasdite.Asgjë nuk u mat me humbjen tonë,asgjë nuk u rrit.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Onufri

Vepra poetike, Martin Camaj

Ky lirizëm për shumë poetë mërgimtarë të letërsive të vogla, si e jona, vjen vonë, në moshë të shtyme. Ata edhe kur janë të grishun në ndoj festë popullore ose në ndoj darkë mbërrijnë vonë, gjithkund tepër vonë!

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Shekuj të një jete, Angjelina Ndoj

Angjelina Ndoj ka lindur në Fan të rrethit të Mirditës në vitin 1986. Më pas shpërngulet familjarisht në rrethin e Kurbinit, në Adriatik ku Angjelina kryen shkollën fillore dhe të mesme. Pas martese ajo emigron në Greqi, ku jeton edhe sot e lumtur me familjen.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)