Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Qiellit perkundrejt, Ilir Levonja
  • Qiellit perkundrejt, Ilir Levonja

Qiellit përkundrejt, Ilir Levonja

Onufri

Ajo pret me faqen në dorë, me hundën shtypur
Tek xhami: Shikon kopshtin e lulëzuar
Që në diell avullon kurmin,
Qoshkun e rrugës përtej,
Ku tumon një furrë pjekje.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qiellit përkundrejt (kopertinë e trashë)
Origjinali: Qiellit përkundrejt
Gjinia: Poezi
Autori: Ilir Levonja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 64
Pesha: 0.247 kg.
ISBN: 978-9928-226-10-5

Fragmente nga libri

Çast poetik

Ajo pret me faqen në dorë, me hundën shtypur
Tek xhami: Shikon kopshtin e lulëzuar
Që në diell avullon kurmin,
Qoshkun e rrugës përtej,
Ku tumon një furrë pjekje.
Kokë më kohë griste fletore të mbushura me vjersha,
Për shkak të jehonës së një zëri të padukshëm;
-Kur dëshira shpirtit i është vjedhur
Vështirë të shkruash poezi të bukura.
Do të lodhesh, ta dish;
Do të qash,
Mund edhe të gëzosh!

Ajo pret me faqen në dorë,
Me hundën shtypur
Tek xhami!

Pritja

Atje përfund
Rruga mbyllet në një pikë të gënjeshtër,
Që kohë pas kohe imazhin e tjetër kujt më sjell;
Unë shqyej sytë. Rriten hovet e zemrës brenda gjoksit,
Në kumbim të dashurisë,
Që e pres të rishfaqet!
Po, ah...
... është tjetër kush!
Një njeri që më tregon bukurinë e ankthit,
Mëri për atë që nuk po vjen;
Kjo rrugë është e saja,
Ajo këtu banon;
Çdo qoshe atë njeh,
Të pastër dhe të përqafuar,
Hijeve që tani duken kaq të qeta.
Për dashurinë thonë se është si muzika, magjike e pandërprerë,
Simboli i saj, djaloshi vetmitar,
Ulur në skajin më të largët,
Atje ku qielli dhe toka duket sikur puthen.
Të dua po eja,
Eja të marrësh bukurinë e mëparshme.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226105
ean13
9789928226105
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000767

Botuesi: Onufri

Kristal, Ismail Kadare

Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese "Onufri" po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm.
500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Si shpend i ngujuem, Havzi Nela

Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë.
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Vrima, Rita Petro

Autorja triumfon artistikisht me veprën e saj falë lirisë së egos që ka, jeton diku ku nuk ka smirë, egoizëm, vrasje, kriza, ajo bën jetën nën mbretërinë e pakushte të pasionit, diku në thellësinë e natyrës njerëzore, ku s'ka ideologji as diktaturë, kah nuk ka qarkulluar bibël as kuran.
600 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Album i brengës më të thellë, Edmond Tupja

Në përgjithësi, familja, si edhe farefisi i një fëmije me autizëm, kur është e mirinformuar për këtë sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Kështu, edhe ne, Xhilda e unë, gjyshet e gjyshërit e Gesit, të afërmit e tjerë deri edhe fqinjët, kurrë nuk kemi reshtur së faluri dashuri Gesit.
600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Rrugës jam, Besnik Camaj

E di që tash vetëm po thur vargjepor vjen koha që do t'i mpreh mirëe t'i stolis paksa t'i marr për dore sytë kureshtarëe të zbresim bashkë shkallëvetë Shpirtit tim.
800 Lekë
More

Kënga e turmës, Rita Petro

Ne jemi të gjithë këtu poshtë, po jemi vetëm Zoti është aq lart sa gjëkundi s'duket, Ndërsa tribuna pothuaj gjithnjë bosh,Dhe kur dalin, ata duan vetëm t'i dëgjosh.Ndaj ne jemi një turmë e madhe, e shtrënguar, jetime. Këndojmë të gjithë me qirinj të fikurFryu erë e fortë, s'ka kush të na i ndezë, Ne tribunë nuk duket këmbë njeriu Dhe kur vijnë,Nuk kanë me...
800 Lekë
More

Botuesi: Dritëro

I përndjekuri i dashurisë, Dritëro Agolli

"I përndjekuri i dashurisë" është libri më i fundit shtëpisë botuese "Dritëro". "I përndjekuri i dashurisë" është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Zemra nuk e njeh armikun, Ilir Levonja

Ngjarja e romanit "Zemra nuk e njeh armikun" ndodh në një kohë reale. Veç emrat dhe rrjedha janë trill artistik. Gjithçka e ka zanafillën nga një fabul e thjeshtë. Ne ishim një brez i tërë djemsh. Në mesin tonë kishim jo një, por disa vajza të bukura.
700 Lekë
More