• Banner

Kafsha apo fantazma, Agron Tufa
  • Kafsha apo fantazma, Agron Tufa

Kafsha apo fantazma, Agron Tufa

Asht pjesa ime e kafshës që më mban njeri.
Nuk rrojmë si hije këtij dheu
Ndonëse hije kthehemi.

5,21 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kafsha apo fantazma
Origjinali: Kafsha apo fantazma
Gjinia: Poezi
Autori: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 104
Pesha: 0.171 kg.
ISBN: 978-928-226-11-2

Fragment nga libri

Kafsha apo fantazma

Asht pjesa ime e kafshës që më mban njeri.
Nuk rrojmë si hije këtij dheu
Ndonëse hije kthehemi. Herëdokur...
Prej së tanës nuk vjdes vetëm pjesa,
Ai substrat fluid që shumëzohet me spore
N'eterin hakërryes të një kujtese përndjekëse.
Kështu do t'i bartim në amëshim,
Në disqe fluturuese,
Fantazmat ngashënjyese të pengjeve.

Djaloshi që ka nisë me u ba engjull
S'asht pos mitra e një vorri të ardhshëm ajror
Me një ushtri fantazmash kryengritëse.
Herët a vonë, ato do shpërthejnë,
Ato do mësyjnë
Me babëzinë dhe untinë
Për hajet e harlisuna tokësore.
Mua më mban njeri pjesa ime e kafshës.

I vetëm jam, me untinë e kafshës përbrenda,
Rrethuem prej erinive përndjekëse të moralit,
Që kërcënon. Nganjëherë më aviten miqëisht.
Herë – herë ia dal me e ngi kafshën.
Po kafsha zgjohet prore me unti të re.
Therëse.
Pickuese.
Kërkon të veproj.
Ia za frymën,
Gojën e çapëlyeme,
Shkep mish prej vetes –
Tan' pemën e dijes e rrëzoj përtokë...

Po kur mor Zot do të lodhet, gjer n'alivani,
Në ditët e saj të mbrame
Kafsha,
E tok me të dhe unë?
O, deri atëherë,
Gjallë kanë me ma ngranë zotin dyshimet...

Po sikur të vdes dhe kafsha të jetojë –
Kush ka me e ngi kafshën e gjorë?
Po sikur të vdesë kafsha, qysh atëherë
Kam me e ngi lukuninë me fantazma?

Kur mendon kaq gjatë, pështillen të tana
Dhe gjallë s'e merr vesh: kush të mban njeri –
Kafsha a fantazma?

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978928226112
ean13
978928226112
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001003

Botuesi: Te tjere

Thembra e Akcilit, Agron Tufa

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Tenxherja, Agron Tufa

Romani, në thelb, është një sagë e trishtë familjare. Nga njëra anë kemi përpjekjet e personazhit qendror, djaloshit të ri, Filipi B, për ta projektuar shpirtërisht veten te puna e rëndë, leximi dhe shkollimi - një arrati e dyfishtë nga realiteti dhe, nga ana tjetër - mekanizmi i vrazhdë e përjashtues i luftës së klasave.

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Gurit të varrit ia rrëfej, Agron Tufa

Nëse unë do të kisha pranuar të isha dashuria jote, Arsenio, do të duhej të më njihje ashtu siç jam, me të gjitha verbinat e territ, me të gjitha historitë, që i përkasin këtij mishi, kësaj lëkure, kësaj strukture të mallkuar truri.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Dueli, Agron Tufa

Marrëdhënia midis persekutorit, viktimës dhe mbrojtësit të saj (dalëzotësit) është shumë e ndërlikuar. Sidoqoftë, në letërsinë klasike ndeshim një skemë estetike tepër të konsumuar dhe të ngurtë të këtyre marrëdhënieve.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mërkuna e zezë, Agron Tufa

Te "Mërkuna e Zezë", Guri, personazhi kryesor, viziton fshatin e largët të dajës për t'u gjetur i vetmi djalë i një shtëpie me shumë femra, mes joshjes së magjirave, seksualitetit dhe lakuriqësisë, i rrethuar nga femra që nuk dihet se ç'duan prej tij: të ngelen shtatzanë me të, ta mbrojnë apo ta vrasin?

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Vepra poetike në një vëllim, Ismail Kadare

Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën "Tirana në dimër', 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: "Ëndërrimet" 1957, "Lirika", botuar rusisht, Moskë 1961, "Shekulli im", "Përse mendohen këto male", "Motive me diell", "Koha", "Ftesë në studio" janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i...

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000768

Botuesi: Onufri

Pa formë është qielli, Ismail Kadare

Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç'është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Referenca: 2356

Botuesi: Te tjere

Melodia e harpes, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.

Çmimi 2,08 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Naimi

Erotizmi në letërsinë shqipe, Blerina Goce

Me monografinë “Erotizmi në letërsinë shqipe”, shoqëruar me një antologji, Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor; ca më shumë me mendësinë...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2092

Botuesi: Onufri

Njeriu me vete e me tjere, Martin Camaj

E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)