• Banner

Prit edhe pak, Dritero Agolli
  • Prit edhe pak, Dritero Agolli

Prit edhe pak, Dritëro Agolli

Aspak s'e kisha menduar se do të botoja tani edhe një libër tjetër me vjersha në një kohë, kur i kam kaluar të 80 – të vitet dhe kur, siç i thotë Nilo Milto Sotir Gurrës "ata andej nga varrezat po na e bëjnë me sy".

9,89 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Prit edhe pak (kopertinë e trashë)
Origjinali: Prit edhe pak
Gjinia: Poezi
Autori: Dritëro Agolli
Shtëpia botuese: Botimet Dritëro
Viti: 2016
Fq. 208
Pesha: 0.375 kg.
ISBN: 978-9928-4189-2-0

Koment nga autori

Aspak s'e kisha menduar se do të botoja tani edhe një libër tjetër me vjersha në një kohë, kur i kam kaluar të 80 – të vitet dhe kur, siç i thotë Nilo Milto Sotir Gurrës "ata andej nga varrezat po na e bëjnë me sy".

Po ja që poezia ndonjëherë u kthyeka në mënyrë jetese, domethënë, në një ushqim të përditshëm, për të mbajtur shpirtin gjallë. Ky ushqim u mblodh javë për javë e muaj për muaj dhe pa u kuptuar u mbush një fletorkë e tërë.

Dhe kështu, duke rënë fjala për ushqimin, që dikujt ky emërtim për poezinë mund t'i duket banal, m'u kujtua një mendim i Bodlerit, se "Gjithë universi i dukshëm nuk është gjë tjetër veçse një magazinë imazhesh dhe shenjash, të cilave imagjinata do t'u japë një vend dhe një vlerë relative: është një lloj kullote, të cilën imagjinata duhet ta hajë dhe ta transformojë."

Unë, mesa duket, jam mësuar në këtë kullotë si ai kau plak, që ha dhe ripërtyp, megjithëse dhëmbët i janë shkurtuar. Edhe kjo ripërtypje është një lloj transformimi. Kjo më sjell në mend diçka të largët.

Im atë kishte një ka, që e mbajti edhe të plakur. Kur e shihte që kulloste në livadh, thoshte: "Ha bar, i shkreti, po dhëmbët i janë shkurtuar, se ngaherë përtypet". Ishte ky një ka ahuri dhe e thërrisnim me emrin Kazil. Edhe kur u plak dhe nuk mund të lëronte, im atë nuk e theri për ta bërë pastërma. "Të rrojë sa të rrojë", thoshte ai.

Dhe një ditë kaut i shkanë këmbët e plakura në një monopat shkëmbor në Poçravë, - kodër mbi fshatin Menkulas, përtej lumit të Devollit, - dhe ra. Im atë thoshte "vdiq". Ku është element i universit, dua të them edhe kjo vdekje. Dhe "universi" shqiptar ka një kullotë aq të pasur, sa edhe imagjinata më e ndezur do të nginjej dhe do të velej, duke kullotur.

Mbase kjo më ka shtyrë të nxjerr në dritë edhe këtë libër me titullin "Prit edhe pak", që do të thotë se ende nuk e kam kullotur livadhin. Po ka edhe një arsye tjetër. Mendova që këtë përmbledhje vjershash t'ia kushtoj gruas sime, Sadijes, e cila ka mbi gjysëm shekulli, që ecën krah meje. Për vargjet e mia ajo vuan pothuajse si unë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928418920
ean13
9789928418920
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000750

Botuesi: Onufri

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.

Çmimi 20,82 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001891

Botuesi: Dritëro

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Dritëro Agolli

Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin. Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja.

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritëro

Arka e Djallit, Dritëro Agolli

Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritëro

Njeriu me top, Dritëro Agolli

Një nga romanet më të lexuara të shkrimtarit Dritëro Agolli, Njeriu me top përshkruan përballjen e traditës zakonore shqiptare të hakmarrjes me botën e armëve moderne të Luftës së Dytë Botërore dhe trazirave e dilemave të njerëzve që përjetuan këto kohë.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2342

Botuesi: Princi

Kthimi i syve, Kujtim Morina

Kujtim Morina lindi në vitin 1972 në Has. Është diplomuar për Matematikë në Universitetin e Tiranës (1994), pastaj për Drejtësi në Universitetin e Shkodrës (2004) dhe ka përfunduar një Program Master dyvjeçar për Integrimin Europian dhe Rajonalizëm në Universitetin e Gracit në Austri (2008).

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Vepra poetike në një vëllim, Ismail Kadare

Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën "Tirana në dimër', 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: "Ëndërrimet" 1957, "Lirika", botuar rusisht, Moskë 1961, "Shekulli im", "Përse mendohen këto male", "Motive me diell", "Koha", "Ftesë në studio" janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i...

Çmimi 20,82 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ëndrra si re, Marg Shilipa

Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Me vete kam gjithnjë një Evë, Skënder Rusi

Nëse poezia është një akt hyjnor, keni lexuar librin e një shenjtori: Shën Skënderi i Korçës. Në altarin e perëndive të artit për dashurinë Ai është patjetër përçori, shenjti kryesor, ikonës së të cilit i janë drejtuar e do t'i drejtohen të dashuruarit dhe gjithë ata që banojnë në trevën e ndjenjave.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)