• Banner

Duke kerkuar Itaken, Frederik Rreshpja
  • Duke kerkuar Itaken, Frederik Rreshpja

Duke kërkuar Itakën, Frederik Rreshpja

Për Frederik Rreshpjen, një nga poetët e rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX, gjithçka ka qenë e vonuar. E tillë, e vonuar, ka qenë hyrja dhe njohja e tij në letrat shqipe, pastaj rikthimi, më saktë njohja e dytë, pas fatkeqësisë komuniste, që ka qenë në radhë të parë fatkeqësia e tij.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Duke kërkuar Itakën (kopertinë e trashë)
Origjinali: Duke kërkuar Itakën
Gjinia: Poezi
Autori: Frederik Rreshpja
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2016
Fq. 384
Pesha: 0.426 kg.
ISBN: 978-9928-42-87-14

Koment nga Ismail Kadare

Për Frederik Rreshpjen, një nga poetët e rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX, gjithçka ka qenë e vonuar. E tillë, e vonuar, ka qenë hyrja dhe njohja e tij në letrat shqipe, pastaj rikthimi, më saktë njohja e dytë, pas fatkeqësisë komuniste, që ka qenë në radhë të parë fatkeqësia e tij.

E kështu me radhë: vlerësimi i tij, që vazhdon të jetë i munguar, e bashkë me të vetë ky botim, e pa dyshim, kjo përsiatje, që mund të merret për përshpirtje. Të jesh i braktisur në letërsi është, pa dyshim, një fatkeqësi. Por ta dish këtë, të jesh i ndërgjegjshëm për të, është dyfish i tillë.

"Më duhet të pranoj se unë kam qenë gjithmonë i braktisur", ka pohuar ai vetë në vitin 1998. Dhe më pas: "Kam kaluar nga një braktisje te tjetra". Në raste të tilla, mendimi i parë që vjen lidhet me ndjesinë e fajit. Faji i shoqërisë, i vetë kohës, i një pjese të saj.

Më pas, thellimi i mendimit të çon te përfundimi i hidhur se fajin, në të vërtetë, shoqëria, koha, letrat, ia kanë bërë vetvetes. Koha ka qenë e pamëshirshme me Frederik Rreshpjen. Pasi ia mbyllën herën e parë portat e saj, e sprapsi për herë të dytë, atëherë kur nuk pritej.

Detajet e librit
Princi

Referencat specifike

isbn
9789928428714
ean13
9789928428714
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Me vete kam gjithnjë një Evë, Skënder Rusi

Nëse poezia është një akt hyjnor, keni lexuar librin e një shenjtori: Shën Skënderi i Korçës. Në altarin e perëndive të artit për dashurinë Ai është patjetër përçori, shenjti kryesor, ikonës së të cilit i janë drejtuar e do t'i drejtohen të dashuruarit dhe gjithë ata që banojnë në trevën e ndjenjave.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2976

Botuesi: Aleph

Lëng argjendi, Rudi Erebara

U puqën dy skajet e materies,u ndez një dritë e fortë si dyshim,dhe ne vendosëm të ndahemi,dy lëvozhga që rrojnë,mbi ujë të qetë pasdite.Asgjë nuk u mat me humbjen tonë,asgjë nuk u rrit.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Toena

Qielli s'pranon arna, Anila Kruti

"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2512

Botuesi: Te tjere

Si breshka ne shpine mbaj nje varr, Teodor Keko

365 ditët e fundit të jetës ai vazhdoi të shkruajë si më parë... tregime, poezi, meditime, vëzhgime, analiza, pjesë romani, fragment drame... të mbajë shënime... të japë opinione, intervista... të skicojë plane krijuese... si për të sfiduar edhe më shumë vdekjen.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Toena

Tingujt e shpirtit, Mimoza Pulaj

Vëllimi i Mimoza Pulajt e ka aromën e vet të papërsëritshme. Aromë lirizmi, aromë çiltërsie, aromë dashurie për jetën dhe për vlerat njerëzore që shfaqen në metrikën e goditur të vargjeve (vargje të lira, po që kanë ritmin e tyre dhe që ndjekin mendimin) dhe në veshjen e figurshme që është një me shpirtin e brendshëm të poezisë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

Prit edhe pak, Dritëro Agolli

Aspak s'e kisha menduar se do të botoja tani edhe një libër tjetër me vjersha në një kohë, kur i kam kaluar të 80 – të vitet dhe kur, siç i thotë Nilo Milto Sotir Gurrës "ata andej nga varrezat po na e bëjnë me sy".

Çmimi 950 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2940

Botuesi: Onufri

Njeriu ne sfere, Myftar Gjana

Ajo më kërkon zinxhirë të artë,Varëse dhe parfume,Pasdite familjare dhe llomotitje,Ndërsa unë sjella nga udhët e gjata ajroreLule, albume, libra në gjuhë të huaj,Të pluhurosura me kundërmim qytetërimesh.

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock
Përshtypjet (0)