• Banner

Libri i tiranive, Ismail Syla
  • Libri i tiranive, Ismail Syla

Libri i tiranive, Ismail Syla

Autori ka pranëvënë si një "urdhër" superior e me një renditje të përkryer jetësore, korelative e perspektive para gjërave më të shenjta të njeriut, si Lirisë, Zgjimit, Bukurisë, Lisit, apo Proverbave shqipe, Robërisë, Vetmisë, Kaosit etj., fjalën prozaike "tirani" ose "gjithëpushteshmëri", që përdoret në leksikun e zakonshëm e aktiv, si sundim absolut e despotik, si të ishin bash Zotat tanë.

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Libri i tiranive
Origjinali: Libri i tiranive
Gjinia: Poezi
Autori: Ismail Syla
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 196
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-9928-205-47-6

Koment nga Kujtim Dashi

Pasi i shkon deri në fund vëllimit poetik "Libri i tiranive" të Ismail Sylës, të pushton vetvetiu një ndjenjë keqardhjeje se si është e mundur, që në dy republika shqiptare me një kufi formal e paradoks mosbashkimi gjeopolitik të tyre, të kemi këtë nivel ende të pakënaqshëm të njohjes e të shkëmbimeve reciproke të vlerave të mirëfillta letrare e artistike në mes të njëri-tjetrit dhe, në të njëjtën kohë, pushtohesh nga gëzimi e kënaqësia se një libër i tillë, me siguri, do të kapërcejë këtë "kufi" hëpërhë shqiptaro-shqiptar, duke u botuar nga "Toena". Libri i tiranive!

Autori ka pranëvënë si një "urdhër" superior e me një renditje të përkryer jetësore, korelative e perspektive para gjërave më të shenjta të njeriut, si Lirisë, Zgjimit, Bukurisë, Lisit, apo Proverbave shqipe, Robërisë, Vetmisë, Kaosit etj., fjalën prozaike "tirani" ose "gjithëpushteshmëri", që përdoret në leksikun e zakonshëm e aktiv, si sundim absolut e despotik, si të ishin bash Zotat tanë.

Me "tiranitë" e sipërpërmendura, autori i njohur Ismail Syla ka krijuar sistemin e tij poetiko-koordinativ të mirëmenduar si një tabelë poetike "mendelejeviane", për ta shijuar bukurinë e shprehjes poetike origjinale e metaforike të tij dhe, në aspektin më utilitar, për ta orientuar artistikisht e estetikisht lexuesin shqiptar drejt tiranive a superioriteteve reale e thelbësore të jetës së tij të trazuar historikisht, që ushqehen në filozofinë e pedagogjinë popullore si dhe në përvojat vetjake.

Këtë vëllim poetik do ta quaja si një enciklopedi poetike të botës shqiptare e shkruar me një frymëzim e me plot gjetje e imazhe poetike të fuqishme, mençurore e humane, me një strukturë kompozicionale polifonike të mirëthurur e të mbajtur gjatë, siç duket në mendjen e tij, si kryemotiv, si kryekëngë e vademekum vlerash shpirtërore, që zbulohen ca nga ca si një bukuri nën duvak.

Fakti që nën çdo poezi vihet, madje me saktësi e detaje, vendi dhe kohëlindja e çdo poezie, si një lloj biografie a konturi ekzakt poetik dëshmon preokupimin e vazhdueshëm të autorit që është gjithkund i pranishëm dhe i ngarkuar në kurriz bletërisht me këto tirani, që formësojnë konstitucionin shpirtëror të popullit tonë apo duan ta përsosin atë, të djeshmen, të sotmen e të ardhshmen, si realitet, dëshirë, ëndërr a përjetim konkret i çastit apo i ditës, prej nga burojnë vetvetishëm në vargjet e tij poetike, të cilat e tregojnë aq sa një bard, që udhëton i menduar me fjalën e mençur dhe vargun, aq dhe një lirik i ndjeshëm, projektori metaforik i të cilit ka arritur të depërtojë deri në pejzat më të holla të shpirtit njerëzor.

Gjithëpushtetshmëritë apo tiranitë e Ismail Sylës nisin nga "Tirania e robërisë" me katër vargje kuitesenciale poetike, që i bën një prerje prolog apo "uverturë" të historisë sonë kombëtare me një gjuhë poetike sentencioze. Dy jetë korbi zgjati nata mbi tokën tonë/ Dhe galat glasitën njëqind vjet me radhë/ Ati ynë, sa yje këtë qiell e bëjnë të kaltër/ Dhe sa Drinër e bëjnë këtë dhé të bardhë.

Dhe, si të ngrejë një piramidë të tiranisë së rëndë të robërisë shumëllojmëria dhe pesha e së cilës, varg pas vargu, strofë pas strofë dhe me një kreshendo të admirueshme, ia mbërrin qëllimit.

Dhe, për një arsye tjetër, pasi brenda piramidës nistore të Robërisë, në perëndimin e pashmangshëm të saj, autori ka zbuluar fillesat e një piramide tjetër himn, më të shenjtë e më universale, atë të Lirisë, për ta ngritur atë fuqishëm si bajrak i patundur për të gjithë breznitë, duke e populluar edhe me emra frymëzues të cilët do t'i marrë e rimarrë edhe në "Tiranitë" e tjera, në kontekste të tjera a në portretizime të shkëlqyera, si atë të Lirisë, Zgjimit, të Bukurisë, të Lisit etj., apo dhe duke ngritur edhe tiranitë e tjera si karakollë prej të cilave duhen ruajtur breznitë e reja të kërcënuara prej tinzanive të pabesa, brenda dhe jashtë vetes...

Gjithashtu, ciklet brenda "Tiranive" janë jo vetëm një gjetje interesante, por dhe njëra më e bukur se tjetra, pra të një tonaliteti unik cilësor. Të bien në sy notat e mprehta humoristike e, shpeshherë sarkastike, të qëmtuara a të krijuara prej Ismail Sylës, prirja e thekshme drejt të vërtetave universale që gjenden në mençurinë popullore a në këngët e popullit tonë, çmjegullimi i sentencave të njohura apo njëfarë deheroizimi, tonet polemizuese e retoriko-aksiomatike, por dhe të shtruara siç janë përcjellë e përcillen nga brezi në brez përvojat a të vërtetat universale, duke iu kundërvënë paradokseve konceptuale të bartura a të krijuara nga gjeneratat e reja rishtazi.

"Libri i tiranive" shquan për një pasuri të madhe gjuhësore burimore gjithëkombëtare e mjetesh stilistikore poetike, çka e bën më të dashur për lexuesin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205476
ean13
9789928205476
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000140

Botuesi: Ideart

Udha, Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse.

Çmimi 20,82 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Me vete kam gjithnjë një Evë, Skënder Rusi

Nëse poezia është një akt hyjnor, keni lexuar librin e një shenjtori: Shën Skënderi i Korçës. Në altarin e perëndive të artit për dashurinë Ai është patjetër përçori, shenjti kryesor, ikonës së të cilit i janë drejtuar e do t'i drejtohen të dashuruarit dhe gjithë ata që banojnë në trevën e ndjenjave.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000779

Botuesi: Cabej

Sonete, Eqrem Çabej

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2336

Botuesi: Skanderbeg Books

Robi i manive, Timo Flloko

Orët e gjata vonë përcjell,Gjumin mposht në rrekje,Mbahu, them, do flesh pa fund,Gjumi është vdekje...! Sa herë ndodh të më mashtrojë,Tinëzisht, si t'ish dehje,I tromaksur ngrihem në çart,Gjumi është vdekje...! Kur më merr, më vë poshtë,Më përhumb në prehje,Nëpë ëndrra druaj, mosZgjimi është vdekje...!

Çmimi 7,29 
More
In Stock

Botuesi: Onufri

Qyteti tjetër, Artur Balli

Prej fillimit dhe deri në botimin e këtij libri, kam ndjekur plot kureshtje dhe emocion, krijimtarinë poetike të Artur Ballit si dhe shqipërimet e tij të shkëlqyera të poezisë madhore të romantikëve anglezë dhe, pothuaj, në çdo rast jam befasuar me temperamentin dhe dhuntitë e tij të lakmueshme poetike.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001757

Botuesi: Te tjere

Nektar i shpirtit shqiptar, Ahmet Mehmeti

"Nektar i Shpirtit Shqiptar" - Antologji poetike për Çamërinë, ku janë përzgjedhur 136 poete nga të gjitha trevat etnike shqiptare, brenda e jashtë kufijve të sotëm si dhe nga diaspora e vjetër dhe e re, me një shtrirje kohore 500-vjeçare.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)