• Banner

Vetem te vdekurit pendohen, Skender Bucpapaj
  • Vetem te vdekurit pendohen, Skender Bucpapaj

Vetëm të vdekurit pendohen, Skënder Buçpapaj

Është poemë për Nënën e poetit dhe poemë që eksploron enigmën e jetës, një obsesion eternal i poetëve, të cilët ndihen mbi tokë si zëdhënësit e të Plotfuqishmit, sepse arrijnë t'i sendërtojnë ndjenjat, t'i bëjnë të prekshme e vajtuese vuajtjet, pikëllimin, të zëshëm gëzimin, simbolet abstrakte të universit e gjithësisë.

80,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vetëm të vdekurit pendohen (kopertina e trashë)
Origjinali: Vetëm të vdekurit pendohen
Gjinia: Poemë
Autori: Skënder Buçpapaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 120
Pesha: 0.338 kg.
ISBN: 978-9928-186-97-3

Koment nga Elida Buçpapaj

Ndihem me fat që jam lexuesja e parë e krijimeve të Skënder Buçpapajt. Edhe e poemës "Vetëm të vdekurit pendohen", që unë e shoh si poemën e Pemës së Jetës, të konceptit kozmik të krijimit, që lidh trupin me shpirtin, prej zanafillës e deri kur jeta kthehet në frymë.

Është poema më e bukur e shkruar për Nënën në rang botëror, sikur ta kenë shkruar gjithë bijtë e Nënave të këtij Njerëzimi, përgjatë epokave dhe mijëvjeçarëve që kur njeriun e ngjizi Zoti.

Është poemë për Nënën e poetit dhe poemë që eksploron enigmën e jetës, një obsesion eternal i poetëve, të cilët ndihen mbi tokë si zëdhënësit e të Plotfuqishmit, sepse arrijnë t'i sendërtojnë ndjenjat, t'i bëjnë të prekshme e vajtuese vuajtjet, pikëllimin, të zëshëm gëzimin, simbolet abstrakte të universit e gjithësisë.

Këtë sensacion të krijon leximi i poemës "Vetëm të vdekurit pendohen", prej gërmës së parë deri tek gërma e fundit. Kjo poemë nuk do të mund të shkaktojë mahnitje vetëm tek lexuesi pa të cilin poetët nuk do të ishin të pavdekshëm.

"Vetëm të vdekurit pendohen" do të shkaktojë huti tek vetë poetët që do të konstatojnë se kjo vepër është e pamundshme për t'u shkruar, pasi ndjeshmëria e poetit ka thithur brenda gjithë spiralin e jetës në ciklin e përherësisë.

"Vetëm të vdekurit pendohen" është një poemë e harmonisë së dizarmonisë të mirëfilltë që hulumton deri në grimcën e fundme humnerën e shpirtit njerëzor me të gjitha dramat dhe tragjeditë njerëzore, prej njeriut të parë deri tek fundi i njeriut.

Ndërsa Dantja tek "Komedia Hyjnore" zbulon ferrin, purgatorin e parajsën në shoqërinë e Virgjilit, Skënder Buçpapaj zbulon përherësinë duke u ritakuar me Nënën e tij në jetë të jetëve.

Është poema më e fuqishme e shkruar për Nënën, çdokush që e lexon, tronditet rëndshëm, sepse gjen veten, në raportin nënë – bir a bijë, aq e pakufishme është në poemë përmasa e dashurisë, jo si univers abstrakt por si ndjenjë e ndjesi, sa që Toka kthehet thjesht në metaforë.

Nëna është gjithësia, është shkaku, është e Para ndërsa Toka si planet me qiellin, detet e oqeanet e gjithçka është pasoja. "Vetëm të vdekurit pendohen" është e një krijimi poetik të atij niveli, që do të meritonte epigrafin e "Farkëtarit më të mirë" që Thomas Stern Eliot do t'ia dedikonte Ezra Paundit në poemën e tij kryevepër "Waste Land" – "Toka e shkretëtirës".

Skënder Buçpapaj e absorbon të gjithë kohën ku jeton dhe s'ka si të mos jetë përjetuesi më i thekur i eksodit biblik shqiptar të milenarit të tretë në një shoqëri postkomuniste. Diktatura vrau njeriun, ndërsa postdiktatura i vrau njeriut Atdheun. E po të mblidheshin lotët e nënave nga ndarjet me bijtë e tyre patjetër do të krijohej Oqeani i Lotëve e Skënder Buçpapaj u ngriti një apoteozë monumentale këtyre lotëve e këtyre ndarjeve.

Poema është kompozuar me katër përgjërata: Udhës për tek Nëna, Loti i të vdekurit, Motra e Isufit dhe Para Jetës është Ëndrra që janë shkruar në kohë të ndryshme, me ndërprerje midis njëra – tjetrës, për shkak të ngarkesës së madhe emocionale, në kufirin kur shpirti plas sepse nuk duron dot më.

Të katër përgjëratat për nga objekti formojnë një trinitet të përkryer. Ato i kushtohen nënës, atit e të birit, poetit, ku nëna është shpirti i shenjtë që dikur e qetëson vullkanin e poetit, i paqton më në fund dhe i mposht tronditjet, dyshimet, kaosin prej së panjohurës të vetme, që vjen përtej jetës.

Nga përgjërata tek përgjërata tronditja është shkundëse, sfilitëse, bërtitëse si tek "Ulërima" e Edvard Munch apo tek "Howl" – "Britma" e Allen Ginsberg, ndërsa dhimbja është piskamë, klithmë, rënkim e gulçim e njëherësh të gjitha së bashku rebelim kundër vdekjes dhe në fund pajtim me deduksionin profetik të Skënder Buçpapajt se në fund të fundit, jeta është vetëm një parantezë.

Koment nga autori

Nëse poema "Vetëm të vdekurit pendohen" mund ta përfytyrojmë si një grup skulpturor të vendosur me relieve të gjithfarshme, i pranishëm kudo, tek të gjithë njerëzit e mi, jam unë, ndërsa në qendër është patjetër nëna ime.

Dhe poema ime mund të quhet Poemë për Nënën. Mendoj se të gjithë ne që vijmë ne jetë në këtë botë, jemi absolutisht projekt i Nënave tona, jemi projekt i Nënës. Për të na sjellë ne në jetë, këtë e thonë edhe të gjitha shkrimet e shenjta, Zoti na beson pikërisht tek nëna.

Ndërkaq prindi tjetër, babai, është i besuari i drejtpërdrejtë i Nënës sonë. Pra, Zoti e zgjedh nënën që do të kemi ne, ndërsa Nëna e zgjedh babain që do ta kemi ne. Në rrafshin universal, etërit tanë, janë të besuarit e Nënave tona.

Edhe Njerëzimi kryehere është projekt i Nënës. Dhe vetëm kur bota të kthehet tek zanafilla që atë ta sundojnë bukuria, dobësia, zgjuarsia dhe jo forca e vrazhdësia, bota do të jetë e merituara për Njerëzimin.

 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928186973
ean13
9789928186973
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Jubileu i shiut të çmendur, Skënder Buçpapaj

Skënder Buçpapaj e përfshin të gjithë leksikun e gjuhës shqipe, në mënyrën më elegante supreme, mjeshtër i metaforave dhe asosacioneve, mjeshtër i figurave të kuptimit e shqiptimit poetik, mjeshtër i kontrasteve, duket se i ka shterur të gjitha fjalët e kësaj jete, asnjë objekt i kësaj bote s'ka mbetur jashtë orbitës së poetit pa u përmendur.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Imgur, Skënder Buçpapaj

Skënder Buçpapaj e përfshin të gjithë leksikun e gjuhës shqipe, në mënyrën më elegante supreme, mjeshtër i metforave dhe asosacioneve, mjeshtër i figurave të kuptimit e shqiptimit poetik, mjeshtër i kontrasteve.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Ëndrra si re, Marg Shilipa

Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001957

Botuesi: Toena

Arome gruaje, Alma Papamihali

Alma Papamihali është ndër poetet bashkëkohore më të dashura. Kur bëj këtë përcaktim, gjithmonë kam parasysh krahasimin me poetët bashkëkohorë botërore. Deri më sot në letërsinë shqipe kam vleresuar Lasgushin për poezinë e ndjenjës, Xhevahir Spahiun për kulminacionin patatik dhe Koçi Petritin për lirikën e detajit.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Poezi të zgjedhura, Luljeta Lleshanaku

Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s’pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara– e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2976

Botuesi: Aleph

Lëng argjendi, Rudi Erebara

U puqën dy skajet e materies,u ndez një dritë e fortë si dyshim,dhe ne vendosëm të ndahemi,dy lëvozhga që rrojnë,mbi ujë të qetë pasdite.Asgjë nuk u mat me humbjen tonë,asgjë nuk u rrit.

Çmimi 69,00 SEK
More
In Stock

Referenca: SKU000867

Botuesi: Te tjere

Lotet e Nimfes, Lediana Paja

Titulli: Lotët e NimfësPoeziAutori: Lediana PajaShtëpia botuese: RozafaVendi dhe Viti: Prishtinë 2008f. 72Pesha: 0.07Mbi autorenLediana Paja u lind në qytetin e Korcës. Atje kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet

Çmimi 34,50 SEK
More
In Stock

Bota ime, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Çmimi 57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

AmorDheu, Krenar Zejno

Vargjet e mia si pula të lagura janë plagjiatura partiture mornicashUvertura plagosjesh të kalorësit fëmijëri rrëzuar prej kalit të drunjtëKur i grahte karvanit kah Kashtës së Kumrit nëpër kalvar ëndrrashNgelur në çengel tërkuzë pikëpyetjesh: për ku udhambarë o kalama?

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)