• Banner

Mbi kuaj endrrash, Fatmir R. Gjata
  • Mbi kuaj endrrash, Fatmir R. Gjata

Mbi kuaj ëndrrash, Fatmir R. Gjata

E menduar mirë dhe e krijuar mbi bazën e një sistemi të përpunuar me shumë përkushtim, poezia e Fatmir R. Gjatës shquhet duke filluar nga njësitë më të vogla të strukturës gjuhësore poetike, për të vazhduar te poezia si njësi tërësore, pastaj te përmbledhja si unitet shprehjeje e stili poetik si formë e shqiptimit të botës subjektive të krijuesit.

6,66 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbi kuaj ëndrrash
Origjinali: Mbi kuaj ëndrrash
Gjinia: Poezi
Autori: Fatmir R. Gjata
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 160
Pesha: 0.203 kg.
ISBN: 978-9928-205-19-3

Koment nga Isak Ahmeti

Pas botimit të tri vëllimeve poetike: "Mjellma nën dritën e hënës", 2013; "Engjëjt e shuar", 2013 dhe "Valsi i tretë", 2014, korpusit poetik të Fatmir R. Gjatës i shtohet libri i katërt me poezi: "Mbi kuaj ëndrrash", me të cilin autori shkon e ngrihet në atë majë që dëshmon pjekurinë dhe vetëdijesimin e tij poetik.

Vlen të theksohet se pjesa më e madhe e poezisë së tij shquhet për disa veçanti dhe struktura tekstore më artistike dhe më të ndërliqshme në poezinë tonë më të re. E menduar mirë dhe e krijuar mbi bazën e një sistemi të përpunuar me shumë përkushtim, poezia e Fatmir R. Gjatës shquhet duke filluar nga njësitë më të vogla të strukturës gjuhësore poetike, për të vazhduar te poezia si njësi tërësore, pastaj te përmbledhja si unitet shprehjeje e stili poetik si formë e shqiptimit të botës subjektive të krijuesit.

Është me rëndësi të theksohet se poezia e këtij libri, me strukturën e veçantë tekstore poetike, me shumësinë dhe thellësinë kuptimore që ngërthen në vete, me nëntekstin e pasur, poetologjik, dhe me mundësi të shumta të ndikimit estetik, si strukturë poetike e hapur (Umberto Eco), bën njërën ndër pjesët më të bukura kuptimore dhe artistike në poezinë e sotme shqipe...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205193
ean13
9789928205193
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2331

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bashkekohore arbereshe

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë: Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Vetmia nuk është më e ve, Akri Çipa

Në kohën e botimit të këtij libri, autori është student i ekselencës për Master Shkencor në Columbia University, New York. Ky është libri i tij i tretë, pas vëllimit të parë me poezi "Në modernitet humbëm..." dhe librit intervistë – ese "Jemi që pa ardhur deti".

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Qielli s'pranon arna, Anila Kruti

"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.

Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Referenca: 2940

Botuesi: Onufri

Njeriu ne sfere, Myftar Gjana

Ajo më kërkon zinxhirë të artë,Varëse dhe parfume,Pasdite familjare dhe llomotitje,Ndërsa unë sjella nga udhët e gjata ajroreLule, albume, libra në gjuhë të huaj,Të pluhurosura me kundërmim qytetërimesh.

Çmimi 5,55 
More
In Stock

Botuesi: OMBRA GVG

Ëndrra si re, Marg Shilipa

Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)