• Banner

Ushtrimet e melankolise, Prec Zogaj
  • Ushtrimet e melankolise, Prec Zogaj

Ushtrimet e melankolise, Prec Zogaj

Unë të dua.
Medaljet – monedha prej një dielli tjetër
Shndrisin parzmoren time të vjetër.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ushtrimet e melankolisë
Origjinali: Ushtrimet e melankolisë
Gjinia: Poezi
Autori: Preç Zogaj
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2016
Fq. 148
Pesha: 0.183 kg.
ISBN: 978-9928-213-00-6

Fragment nga libri

Me një porosi të harruar

Unë të dua.
Medaljet – monedha prej një dielli tjetër
Shndrisin parzmoren time të vjetër.

Më vjen turp të shfaqem në dritë
Përpara teje si një Apollon,
Nuk jam i tillë të imitoj hyjnitë.
Por më është dhënë privilegji të zgjedh
Formën e dënimit tim
Si shkelës i penduar Olimpi.

Zgjedh të jem pemë, manjolë,
Plot me gjethe dhe sy të gjelbër,
Ku ti vjen dhe prej me dorën në faqe
Vegimin e shakasë më të madhe –
Magjistarin tënd fjalëmbël.

Mbi autorin

Preç Zogaj u lind më 5 dhjetor 1957, është një nga poetët më të spikatur të gjeneratës së viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar dhe nga më të njohurit e poezisë bashkëkohore shqipe. "Ushtrimet e melankolisë" është vëllimi i tij i njëmbëdhjetë poetik.

Poezi të zgjedhura të Zogajt janë botuar në frëngjisht në vëllimin "Terre sans continent" (Tokë pa kontinent), nga shtëpia botuese "L'esprit des peninsules" (Shpirti i gadishullit) në vitin 1995 dhe në anglisht në vëllimin "Occurrences on earth" (Ngjarje në tokë) nga shtëpia botuese "Mundus Artium Press" e Universitetit të Dallasit, SHBA. Krijimtaria e tij poetike është vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Detajet e librit
UET Press
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001442

Botuesi: UET Press

Intuicionet e tranzicionit 1, Prec Zogaj

(0)

Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001455

Botuesi: Te tjere

Te gjithe neper vendet e tyre, Prec Zogaj

(0)

Një libër politik i shkruar si libër artistik “Të gjithë nëpër vendet e tyre” ka në fokus ngjarje dhe marrëdhënie politike të periudhës 2005-2009 në Shqipëri. Në vazhdën e librave të mëparshëm të së njëjtës kolanë, Preç Zogaj, sjell si shkrimtar dhe si dëshmitar pamjet e një bote që rrotullohet non-stop në sytë e

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001775

Botuesi: Tirana Times

Ngjarje ne toke, Prec Zogaj

(0)

Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Botuesi: UET Press

Fillimet, Prec Zogaj

(0)

Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë..

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 other products in the same category:

Reference: SKU002072

Publisher: Onufri

Palimpsest, Martin Camaj

(0)

Title: PalimpsestOriginal: PalimpsestCategory: PoetryAuthor: Martin CamajPublisher: OnufriYear: 2012Pgs. 152Weight: 0.21 kgISBN: 978-99956-87-74-8  

Price ALL500
More
In Stock

Bota ime, Afroviti Ilo Miçalliu

(0)

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Price ALL500
More
In stock
chat Përshtypjet (0)