• Banner

  • Ka mbaruar
Aclaman, Viola Isufaj
  • Aclaman, Viola Isufaj

Aclaman, Viola Isufaj

Ti ke sharmin e vjeshtës
Apo të një banditi që s'ka bërë veç keq

5,95 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Aclaman
Origjinali: Aclaman
Gjinia: Poezi
Autori: Viola Isufaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 104
Pesha: 0.179 kg.
ISBN: 978-999-06-124-9

Fragmente nga libri

Sharm

Ti ke sharmin e vjeshtës
Apo të një banditi që s'ka bërë veç keq

Shiko përtej zemrës sime

Gjithçka rreth nesh është vjeshtë
Dhe ti
Muzgu më i bukur i një stine.

Shtëpia e heshtjes në qiell

Emri im është një vel i hollë, keni thënë
Dhe krahët i kam prej ere

Emri juaj është emri i një shiu të rëndë
Dhe i një qielli të mbyllur

Në shpirtin tuaj një nyje
(Më dhemb)

Do të desha të ish mpiksur ndopak palcë e bardhë
Aty

Krahët tuaj aq fort i shtrëngoj
Duart jua puth me përdëllim

Sikur t'i përgjërohesha po aq, ah!
Ndërgjegjes së zemrës së rimtë!

Mbi autoren

Viola Isufaj ka lindur në Durrës në vitin 1980. Është profesoreshë e Letërsisë Bashkëkohore në Universitetin e Tiranës. Në fushë të krijimtarisë artistike ka botuar librat në prozë: "Zoti M, një letër" (2004), "Saga e gjarprit" (2005) dhe "Ditë të askujt" (2008).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999061249
ean13
978999061249
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Princesha ime, Astrit Balliu

Astrit Balliu ka lindur në fshatin Muhurr të rrethit të Dibrës më 05.05.1973, ku edhe ka kryer shkollën fillore. Braktis bankat e shkollës në vitin e tretë të gjimnazit për të marrë rrugën drejt Greqisë ku dhe jeton prej 22 vitesh. Tradita familjare dhe ajo e zonës kanë ndikuar në dashurinë për të krijuar vargje.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Qeramikiana, Entela Tabaku

Entela Tabaku u lind në Shkodër më 1971. Nga viti 1998 jeton dhe punon në Suedi. Ka botuar katër përmbledhje me poezi si edhe një sërë botimesh studimore dhe përkthimesh nga suedishtja.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Humbësi i lumtur, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies... 

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vetëm të vdekurit pendohen, Skënder Buçpapaj

Është poemë për Nënën e poetit dhe poemë që eksploron enigmën e jetës, një obsesion eternal i poetëve, të cilët ndihen mbi tokë si zëdhënësit e të Plotfuqishmit, sepse arrijnë t'i sendërtojnë ndjenjat, t'i bëjnë të prekshme e vajtuese vuajtjet, pikëllimin, të zëshëm gëzimin, simbolet abstrakte të universit e gjithësisë.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)