• Banner

Album i brenges me te thelle, Edmond Tupja
  • Album i brenges me te thelle, Edmond Tupja

Album i brengës më të thellë, Edmond Tupja

Në përgjithësi, familja, si edhe farefisi i një fëmije me autizëm, kur është e mirinformuar për këtë sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Kështu, edhe ne, Xhilda e unë, gjyshet e gjyshërit e Gesit, të afërmit e tjerë deri edhe fqinjët, kurrë nuk kemi reshtur së faluri dashuri Gesit.

6,66 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Album i brengës më të thellë
Origjinali: Album i brengës më të thellë
Gjinia: Poezi
Autori: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 64
Pesha: 0.118 kg.
ISBN: 978-99906-126-3

Fragment nga libri

Ti je lënda ime e lënduar
Brenda shpirtit të shpërbërë,
Brenda zemrës së zemëruar,
Brenda ëndrrës plot me rërë.

Ti je kënga grykëprerë,
Shija ime e shituar
Mjalti im i ndërprerë,
Akullnajë e përvëluar.

Ti je kryqi im i ndritur,
Bukuria e burgosur,
Mrekullia e paarritur,
Ankthi im i përsosur.

Koment nga autori

Në përgjithësi, familja, si edhe farefisi i një fëmije me autizëm, kur është e mirinformuar për këtë sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Kështu, edhe ne, Xhilda e unë, gjyshet e gjyshërit e Gesit, të afërmit e tjerë deri edhe fqinjët, kurrë nuk kemi reshtur së faluri dashuri Gesit.

Gjithmonë e kemi parë dhe vazhdojmë ta shohim mrekullinë që bën dashuria jonë për atë, dashuri e shprehur me fjalë të ëmbla, gjeste të buta, vështrim të dëlirë, të thellë, të dhembshur, me prani të përhershme e gatishmëri të pakursyer në çdo vend e në çdo kohë.

Nga dashuria për djalin tonë, do t'i kishim thënë me gjithë shpirt vdekjes: "Eja e na merr!" në qoftë se ky do të ishte i vetmi kusht për t'u plotësuar nga ana jonë që ai të bëhej thjeshti i zoti i jetës së vet e ta jetonte atë pak a shumë normalisht.

E kemi rrethuar Gesin, pra, me dashuri në mënyrë krejt të natyrshme, instinktive, që buron bollshëm nga vetë marrëdhënia jonë me të: ai është gjaku dhe mishi ynë, fryti dhe kuptimi i jetës sonë. Gesi e ndien dashurinë që i falim dhe na falënderon, sipas mënyrës së vet, dhe na e shpërblen edhe ai me dashuri, sipas mënyrës së vet gjithashtu.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999061263
ean13
978999061263
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001220

Botuesi: OMBRA GVG

Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja

Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t'i marrin ata plotësisht në...

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001769

Botuesi: OMBRA GVG

69 variacione për një temë erotike, Edmond Tupja

Në këtë libër, siç e shpreh vetë titulli i tij, bëhet fjalë për një ngjarje të vetme, me të njëjtën temë, por të vështruar e të rrëfyer nga gjashtëdhjetë e nëntë personazhe të ndryshme. Ai mund të lexohet nga faqja e parë në të fundit, por edhe në mënyrë të çrregullt, sipas dëshirës së lexuesit madje ai mund të hapet si një fjalor.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vajzat e ballkonit, Edmond Tupja

I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000690

Botuesi: Te tjere

Jusufi me Zelihane, Hafiz Ali Korca

Titulli: Jusufi me ZelihanëMë e bukura e ngjarjeve(Ahsen-Ul-Kasas)Shkruar në vitin 1215-1896Shtypur në vitin 1342-1923Autori: Hafiz Ali KorçaShtëpia botuese: A.C.D.O.S.Vendi dhe Viti: Tiranë, 2008f. 120Pesha: 0.15 kg. Mbi autor

Çmimi 5,55 
More
In Stock

Botuesi: Onufri

Qeramikiana, Entela Tabaku

Entela Tabaku u lind në Shkodër më 1971. Nga viti 1998 jeton dhe punon në Suedi. Ka botuar katër përmbledhje me poezi si edhe një sërë botimesh studimore dhe përkthimesh nga suedishtja.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kollare akulli, Haxhi Kalluci

Poezitë e Haxhiut janë poezitë e dashurisë për njeriun. Ai iu kushton miqve dhe shokëve me devotshmëri poezi të ndiera dhe këto poezi janë si skulptura të vogla për ta. Ndonjëherë nga poezitë spikat një lloj irnosje, madje shkëlqejnë vetëtima ironie dhe humori. Ka një dashuri të parrëfyer për vendlindjen, por edhe për kombin shqiptar në tërësi.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Nata s'e mbajti fjalën, Enea Ruçi

Enea Ruçi, lindi më 26 gusht të vitit 1991. Deri në vitin 2017, ka jetuar në qytetin e Pogradecit dhe, më pas, u vendos në Tiranë. U diplomua në universitetin Fan S. Noli në degën: "Gjuhë shqipe dhe letërsi" në qytetin e Korçës. Ka qenë kryeredaktor dhe themelues i gazetës "Studenti" përgjatë viteve 2013 dhe 2014, në të njëjtën kohë ka qenë dhe kryetar i...

Çmimi 3,33 
More
Në gjendje

Referenca: 2336

Botuesi: Skanderbeg Books

Robi i manive, Timo Flloko

Orët e gjata vonë përcjell,Gjumin mposht në rrekje,Mbahu, them, do flesh pa fund,Gjumi është vdekje...! Sa herë ndodh të më mashtrojë,Tinëzisht, si t'ish dehje,I tromaksur ngrihem në çart,Gjumi është vdekje...! Kur më merr, më vë poshtë,Më përhumb në prehje,Nëpë ëndrra druaj, mosZgjimi është vdekje...!

Çmimi 7,77 
More
In Stock

Botuesi: Ideart

Gjumi i tokës, Ali Podrimja

Ali Podrimja bën pjesë në bërthamën e poetëve që hynë në letërsinë shqipe në gjysmën e dytë të shek. XX dhe që, me dhimbje e mundime prometeiane, hapën udhën për një zhvillim të fuqishëm të poezisë sonë. Ali Podrimja është një shpirt e një mendje përherë në kërkim: në kërkim të lirisë, atdheut, njeriut.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)