• Ka mbaruar
Te flesh me yjet ne agim, Arianita Hoxha
  • Te flesh me yjet ne agim, Arianita Hoxha

Të flesh me yjet në agim, Arianita Hoxha

Toena

Mërzia më vrau për fjalët që më the,
E unë buzë detit vrapova e braktisur,
Sot gëzohu, afër trupit tënd s'më ke,
Nga sot për ty një jetë tjetër ka nisur.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Të flesh me yjet në agim
Origjinali: Të flesh me yjet në agim
Gjinia: Poezi
Autori: Arianita Hoxha
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 104
Pesha: 0.121 kg.
ISBN: 978-9928-205-00-1

Fragment nga libri

Ndoshta një ditë

Mërzia më vrau për fjalët që më the,
E unë buzë detit vrapova e braktisur,
Sot gëzohu, afër trupit tënd s'më ke,
Nga sot për ty një jetë tjetër ka nisur.

Një jetë tjetër ku unë vërtet nuk jam,
Por pikturuar mbeta në tënden zemër,
Zhurma e valëve më ndjek nga çdo anë,
Thjesht u larguam e s'ishte asgjë tjetër...

Mbi autoren

Arianita është një nga poetet më të lexuara të kohës. Publikimi i librit të saj "Zgjimi i një ëndrre", që u prit me entuziazmin e merituar nga lexuesi shqiptar dhe ai i huaj falë blogut të saj anitahoxha.blogspot.com, u lexua në 61 shtete kudo në botë.

Poetja e re u bë e njohur edhe me intervistën e saj të parë realizuar nga Flora Nikolla në Excellence Albanian me titullin "Poetja e pesë kontinenteve". Një tjetër sukses u regjistrua me poezinë "For you, mother", publikuar në "Internacional Golden Pen", që tërhoqi vëmendjen e shumë artistëve vendas e të huaj, vizionari Erik Wahl do të shprehej: "Fill your artistic soul. Take a look at Anita Hoxha art".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205001
ean13
9789928205001
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2423

Botuesi: Botart

Alter Ego, Lediona Braho

Lediona Braho është lindur më 5 gusht 1991 në Konispol. Shkollën 8 – vjeçare dhe të mesme i kreu në vendlindje. Ka filluar të shkruajë që në moshën 10 vjeçare, fillimisht lirika të shkurtra për natyrën. Më vonë bëri përpjekjet për të shkruar një roman, i cili mbeti në letër, por që çeli krijime të shkurtra, kryesisht poezi.
500 Lekë
More

Botuesi: Akademia e Shkencave

Zgjimi i thellësive, Xhevahir Spahiu

Po të jetë poezia diçka e ngrirë, si një trung, atëherë sipas autorit i kemi këmbët në tokë. Ai u bën thirrje zogjve t’i nxjerrin sytë këtij armiku, por nuk sqaron se kush është ky armik, prandaj poezia tingëllon armiqësore, si diçka që i bën sfidë shoqërisë.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Libri i tiranive, Ismail Syla

Autori ka pranëvënë si një "urdhër" superior e me një renditje të përkryer jetësore, korelative e perspektive para gjërave më të shenjta të njeriut, si Lirisë, Zgjimit, Bukurisë, Lisit, apo Proverbave shqipe, Robërisë, Vetmisë, Kaosit etj., fjalën prozaike "tirani" ose "gjithëpushteshmëri", që përdoret në leksikun e zakonshëm e aktiv, si sundim absolut e...
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Qielli s'pranon arna, Anila Kruti

"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000140

Botuesi: Ideart

Udha, Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse.
2 000 Lekë
More