Poezi

Information

Botuesit

Autorët

Ulje çmimi! Ne intimitet, Rita Petro Shfaq të madhe

Ne intimitet, Rita Petro

Produkt i ri

E lirë dhe pasionante është Rita Petro në jetë, e tillë edhe poezia e saj: një rast ky atipik për letrat shqipe, kur thelbi i poezisë së një autori përputhet me thelbin e qenies së tij. Dhe rezultati është aq i perceptueshëm, sa efekti i tij gati të tremb: Rita Petro u jep shpirt pasioneve që ne të shumtit nuk guxojmë t'i rrokim as me mendje!

Më shumë detaje

Në gjendje

$5.63

-20%

$7.04

Add to wishlist

Më shumë informacione

Titulli: Në intimitet
Origjinali: Në intimitet
Gjinia: Poezi
Autori: Rita Petro
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2006
Fq. 112
Pesha: 0.178 kg.
ISBN: 978-99943-896-9-6

Komente mbi autoren

"... Disi e tërhequr nga loja e të mëdhenjve të poezisë shqipe që shqepen duke dhënë intervista, Rita Petro duket se e sodit pa kurrfarë xhelozie suksesin mediatik të kolegëve në shtojcat letrare, në festivalet e poezisë apo në ekranin televiziv.

Këta s'lodhen së dëshmuari, tregojnë çfarë dinë, përmendin emra të vdekurish të shquar e të gjallësh interesantë si vetja e tyre. Për Rita Petron poezia nuk shtrohet në termat problematikë të angazhimit të vjetër dhe as të estetikave moderne, për të poezia ka vetëm një zanafillë, lirinë dhe vetëm një synim, pasionin.

E lirë dhe pasionante është Rita Petro në jetë, e tillë edhe poezia e saj: një rast ky atipik për letrat shqipe, kur thelbi i poezisë së një autori përputhet me thelbin e qenies së tij. Dhe rezultati është aq i perceptueshëm, sa efekti i tij gati të tremb: Rita Petro u jep shpirt pasioneve që ne të shumtit nuk guxojmë t'i rrokim as me mendje!

Nxitohemi nëse këtë tip poezie e quajmë provokim, e tillë ajo mund të jetë veç për të nëmurit me autocensurë. Kurse për shpirtrat e lirë ajo është një festë shqisash dhe një gosti vizionesh paradoksale.

Një poezi e cila për më tepër ka vetinë të jetë e saktë dhe të qëllojë pothuaj gjithmonë në shenjë. Poezi emancipuese, e dëshirueshme për të gjithë ata që ndihen në harmoni me substancën e vet dhe që e dinë se në punë pasioni e ndjenjash fjala nuk vret, por çliron."

Ardian Marashi

"Duhet pranuar: Rita Petro del me fizionomi të formuar në teknikë shkrimi, në poetikë dhe fare e mëvetësishme si vizion, si filozofi jetësore, kuadër ky, brenda të cilit shquhet sidomos mprehtësia e të vërejturit. Në të dy pikat pra, poetika dhe vizioni, ajo veçon edhe nga poetët e talentuar të dekadës që kaloi dhe vjen gati si zë "përjashta"... nuk ia përcakton dot saktë as kohën, as shkollën, as brezin..."

Ali Aliu

"Erotizmi nuk është thjesht një dukuri intime e personale; ai le hapësirë e rezonancë filozofike dhe etike e sociale, sepse në qendër të shqetësimeve të poezisë së Rita Petros, është njeriu me botën e tij shpirtërore me virtytet dhe mëkatet e tij, me idealizmin dhe voluptuozitetin e tij."

Muzafer Xhaxhiu

"Është interesant fakti që në Shqipëri poezinë e dashurisë po e krijojnë dhe e lëvrojnë më shumë gratë. Por, Rita Filipi sjell një prurje fare të veçantë në këtë drejtim. Më parë se poezi erotike, poezia e Ritës do të quhej poezi filozofike."

Gjergj Zheji

"Poezia e Ritës është si kthim në një klithmë. Kjo poezi karakterizohet nga lakonizmi si një vlerë estetike dhe nga ritmika herë e përmbajtur dhe herë e rrëmbyer që buron vetvetiu në fjalë dhe në tinguj. Në poezitë e saj ka zbulime të nënvetëdijes, të cilat ajo i derdh në vargje delikate dhe elegante që nxjerrin thelbin e një individi që shqetësohet nga ekzistenca natyrale."

Ymer Çiraku

"Poezia e Rita Petros i referohet sa një njohjeje intuitave aq edhe një njohjeje racionale. Kjo njohje racionale përpiqet që ta çlirojë gjuhën nga disa norma morale."

Stefan Çapaliku

"Rita Petro është epikuriane. Pra, ajo filozofike, jo për t'i komplikuar gjërat por për t'i thjeshtuar ato. Ajo jo vetëm i njeh, por i ndjen limitet pa kapërcyer kurrë në pesimizëm, pa u bërë snobe, dhe as përpiqet të ngjajë e ditur, duke e ruajtur tërësisht të pastër shpirtin femëror larg atyre poeteve që përpiqen "të vjedhin" emrin mashkullor të poetit. Prandaj, poezia e Rita Petros është humane, aspak xheloze dhe njëkohësisht një urim permanent që "mëngjesi të vijë në formën e shëmbëllimit të saj"."

Visar Zhiti

Mbi autoren

Rita Petro është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë Shqipe – Letërsi gjatë viteve 1980 – 1984. Është specializuar në Universitetin Filozofik të Athinës për Filozofi dhe Kulturë Antike në vitin 1993. Nga viti 1985 deri në vitin 2000, Rita Petro ka punuar redaktore në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor; gjatë këtyre viteve është aktivizuar në mjaft grupe pune pranë Institutit Pedagogjik dhe Ministrisë së Arsimit për modernizimin e programeve të gjuhës shqipe dhe të letërsisë në shkollë.

Gjatë viteve 1995 – 1997, Rita Petro ka dhënë një ndihmesë mjaft të ndjeshme për hartimin e planprogrameve të përbashkëta, me të cilat u realizuan të njëjtat tekste që u përdorën në Shqipëri dhe në Kosovë.

Në vitin 2000, Rita Petro së bashku me Latif Ajrullain nga Maqedonia themeluan shtëpinë botuese Albas me degë në Tiranë, Tetovë dhe Prishtinë. Që në fillimet e saj, Albas ndoqi një politikë mbarëkombëtare të librit shqip, duke u kthyer në lider për botimin e teksteve shkollore, veçanërisht tekstet e gjuhës shqipe, të cilat u miratuan nga Ministritë e Arsimit të këtyre vendeve.

Në vitin 2009, Rita Petro udhëhoqi grupin e punës për hartimin e Abetares Mbarëkombëtare, grup i cili përfshiu autorë gjuhëtarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Ky tekst është nga më të përdorurit dhe nga fëmijët shqiptarë në diasporë.

Rita Petro është autore e 32 teksteve shkollore, të cilat përdoren në të gjitha trevat shqiptare. Këto botime fillojnë që nga cikli parashkollor vazhdojnë në ciklin 9 – vjeçar dhe përfshijnë dhe tekstet e gjuhës e të letërsisë në shkollë të mesme. Rita Petro është poete e katër vëllimeve me poezi: Vargje të përfolura, Shija e instinktit, Këtu poshtë këndohet live, Në intimitet.

Në vitin 1999, Rita Petro ka fituar çmimin Onufri për poezinë më të mirë. Në vitin 2000, gjatë aktivitetit "Ditët poetike të Verës", Bashkia e Durrësit e shpall "Mik i qytetit të Durrësit" për kontributin e dhënë në poezinë shqipe. Shumë prej poezive të Rita Petros janë përfshirë në disa antologji të letërsisë së sotme botërore.

Reviews

Write a review

Ne intimitet, Rita Petro

Ne intimitet, Rita Petro

E lirë dhe pasionante është Rita Petro në jetë, e tillë edhe poezia e saj: një rast ky atipik për letrat shqipe, kur thelbi i poezisë së një autori përputhet me thelbin e qenies së tij. Dhe rezultati është aq i perceptueshëm, sa efekti i tij gati të tremb: Rita Petro u jep shpirt pasioneve që ne të shumtit nuk guxojmë t'i rrokim as me mendje!

Libra të ngjashëm

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)