• Banner

Ne intimitet, Rita Petro
  • Ne intimitet, Rita Petro

Në intimitet, Rita Petro

E lirë dhe pasionante është Rita Petro në jetë, e tillë edhe poezia e saj: një rast ky atipik për letrat shqipe, kur thelbi i poezisë së një autori përputhet me thelbin e qenies së tij. Dhe rezultati është aq i perceptueshëm, sa efekti i tij gati të tremb: Rita Petro u jep shpirt pasioneve që ne të shumtit nuk guxojmë t'i rrokim as me mendje!

5,21 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në intimitet
Origjinali: Në intimitet
Gjinia: Poezi
Autori: Rita Petro
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2006
Fq. 112
Pesha: 0.178 kg.
ISBN: 978-99943-896-9-6

Komente mbi autoren

"... Disi e tërhequr nga loja e të mëdhenjve të poezisë shqipe që shqepen duke dhënë intervista, Rita Petro duket se e sodit pa kurrfarë xhelozie suksesin mediatik të kolegëve në shtojcat letrare, në festivalet e poezisë apo në ekranin televiziv.

Këta s'lodhen së dëshmuari, tregojnë çfarë dinë, përmendin emra të vdekurish të shquar e të gjallësh interesantë si vetja e tyre. Për Rita Petron poezia nuk shtrohet në termat problematikë të angazhimit të vjetër dhe as të estetikave moderne, për të poezia ka vetëm një zanafillë, lirinë dhe vetëm një synim, pasionin.

E lirë dhe pasionante është Rita Petro në jetë, e tillë edhe poezia e saj: një rast ky atipik për letrat shqipe, kur thelbi i poezisë së një autori përputhet me thelbin e qenies së tij. Dhe rezultati është aq i perceptueshëm, sa efekti i tij gati të tremb: Rita Petro u jep shpirt pasioneve që ne të shumtit nuk guxojmë t'i rrokim as me mendje!

Nxitohemi nëse këtë tip poezie e quajmë provokim, e tillë ajo mund të jetë veç për të nëmurit me autocensurë. Kurse për shpirtrat e lirë ajo është një festë shqisash dhe një gosti vizionesh paradoksale.

Një poezi e cila për më tepër ka vetinë të jetë e saktë dhe të qëllojë pothuaj gjithmonë në shenjë. Poezi emancipuese, e dëshirueshme për të gjithë ata që ndihen në harmoni me substancën e vet dhe që e dinë se në punë pasioni e ndjenjash fjala nuk vret, por çliron."

Ardian Marashi

"Duhet pranuar: Rita Petro del me fizionomi të formuar në teknikë shkrimi, në poetikë dhe fare e mëvetësishme si vizion, si filozofi jetësore, kuadër ky, brenda të cilit shquhet sidomos mprehtësia e të vërejturit. Në të dy pikat pra, poetika dhe vizioni, ajo veçon edhe nga poetët e talentuar të dekadës që kaloi dhe vjen gati si zë "përjashta"... nuk ia përcakton dot saktë as kohën, as shkollën, as brezin..."

Ali Aliu

"Erotizmi nuk është thjesht një dukuri intime e personale; ai le hapësirë e rezonancë filozofike dhe etike e sociale, sepse në qendër të shqetësimeve të poezisë së Rita Petros, është njeriu me botën e tij shpirtërore me virtytet dhe mëkatet e tij, me idealizmin dhe voluptuozitetin e tij."

Muzafer Xhaxhiu

"Është interesant fakti që në Shqipëri poezinë e dashurisë po e krijojnë dhe e lëvrojnë më shumë gratë. Por, Rita Filipi sjell një prurje fare të veçantë në këtë drejtim. Më parë se poezi erotike, poezia e Ritës do të quhej poezi filozofike."

Gjergj Zheji

"Poezia e Ritës është si kthim në një klithmë. Kjo poezi karakterizohet nga lakonizmi si një vlerë estetike dhe nga ritmika herë e përmbajtur dhe herë e rrëmbyer që buron vetvetiu në fjalë dhe në tinguj. Në poezitë e saj ka zbulime të nënvetëdijes, të cilat ajo i derdh në vargje delikate dhe elegante që nxjerrin thelbin e një individi që shqetësohet nga ekzistenca natyrale."

Ymer Çiraku

"Poezia e Rita Petros i referohet sa një njohjeje intuitave aq edhe një njohjeje racionale. Kjo njohje racionale përpiqet që ta çlirojë gjuhën nga disa norma morale."

Stefan Çapaliku

"Rita Petro është epikuriane. Pra, ajo filozofike, jo për t'i komplikuar gjërat por për t'i thjeshtuar ato. Ajo jo vetëm i njeh, por i ndjen limitet pa kapërcyer kurrë në pesimizëm, pa u bërë snobe, dhe as përpiqet të ngjajë e ditur, duke e ruajtur tërësisht të pastër shpirtin femëror larg atyre poeteve që përpiqen "të vjedhin" emrin mashkullor të poetit. Prandaj, poezia e Rita Petros është humane, aspak xheloze dhe njëkohësisht një urim permanent që "mëngjesi të vijë në formën e shëmbëllimit të saj"."

Visar Zhiti

Mbi autoren

Rita Petro është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë Shqipe – Letërsi gjatë viteve 1980 – 1984. Është specializuar në Universitetin Filozofik të Athinës për Filozofi dhe Kulturë Antike në vitin 1993. Nga viti 1985 deri në vitin 2000, Rita Petro ka punuar redaktore në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor; gjatë këtyre viteve është aktivizuar në mjaft grupe pune pranë Institutit Pedagogjik dhe Ministrisë së Arsimit për modernizimin e programeve të gjuhës shqipe dhe të letërsisë në shkollë.

Gjatë viteve 1995 – 1997, Rita Petro ka dhënë një ndihmesë mjaft të ndjeshme për hartimin e planprogrameve të përbashkëta, me të cilat u realizuan të njëjtat tekste që u përdorën në Shqipëri dhe në Kosovë.

Në vitin 2000, Rita Petro së bashku me Latif Ajrullain nga Maqedonia themeluan shtëpinë botuese Albas me degë në Tiranë, Tetovë dhe Prishtinë. Që në fillimet e saj, Albas ndoqi një politikë mbarëkombëtare të librit shqip, duke u kthyer në lider për botimin e teksteve shkollore, veçanërisht tekstet e gjuhës shqipe, të cilat u miratuan nga Ministritë e Arsimit të këtyre vendeve.

Në vitin 2009, Rita Petro udhëhoqi grupin e punës për hartimin e Abetares Mbarëkombëtare, grup i cili përfshiu autorë gjuhëtarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Ky tekst është nga më të përdorurit dhe nga fëmijët shqiptarë në diasporë.

Rita Petro është autore e 32 teksteve shkollore, të cilat përdoren në të gjitha trevat shqiptare. Këto botime fillojnë që nga cikli parashkollor vazhdojnë në ciklin 9 – vjeçar dhe përfshijnë dhe tekstet e gjuhës e të letërsisë në shkollë të mesme. Rita Petro është poete e katër vëllimeve me poezi: Vargje të përfolura, Shija e instinktit, Këtu poshtë këndohet live, Në intimitet.

Në vitin 1999, Rita Petro ka fituar çmimin Onufri për poezinë më të mirë. Në vitin 2000, gjatë aktivitetit "Ditët poetike të Verës", Bashkia e Durrësit e shpall "Mik i qytetit të Durrësit" për kontributin e dhënë në poezinë shqipe. Shumë prej poezive të Rita Petros janë përfshirë në disa antologji të letërsisë së sotme botërore.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994389696
ean13
9789994389696
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Vrima, Rita Petro

Autorja triumfon artistikisht me veprën e saj falë lirisë së egos që ka, jeton diku ku nuk ka smirë, egoizëm, vrasje, kriza, ajo bën jetën nën mbretërinë e pakushte të pasionit, diku në thellësinë e natyrës njerëzore, ku s'ka ideologji as diktaturë, kah nuk ka qarkulluar bibël as kuran.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Bota ime, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000137

Botuesi: Ideart

Sa pak qiell, Pano Taci

Ndër librat poetikë, autorin e njohim poet që këmbëngul rrugës së trazuar nga Lasgush Poradeci, prej të cilit vazhdon ta “dresojë” dhe “urtojë” muzën e tij poetike. Një kaptinë më vete janë poezitë e tij të “egra”, të cilat e kapërcejnë etikën e epokës sonë, diçka që sëmbis së brendshmi njeriun dhe që mund t

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Princi

Vepra 1: Poezia, Zef Zorba

Ajo ndahet në dy libra: libri i parë, Buzë të ngrira në gaz, përmbledh poezinë e krijuar nga Zorba dhe libri i dytë, ...e ndonjë varg nga poetë të tjerë..., përfshin poezinë e përkthyer nga ai. Librat janë konceptuar si më vete, por që mbështillen nga një veshje e përbashkët, mbulesa. Ky lloj hartimi u mendua si i tillë nga një pikëpamje praktike, duke...

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000867

Botuesi: Te tjere

Lotet e Nimfes, Lediana Paja

Titulli: Lotët e NimfësPoeziAutori: Lediana PajaShtëpia botuese: RozafaVendi dhe Viti: Prishtinë 2008f. 72Pesha: 0.07Mbi autorenLediana Paja u lind në qytetin e Korcës. Atje kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet

Çmimi 3,12 
More
In Stock

Lufta e Shejntë, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Nata s'e mbajti fjalën, Enea Ruçi

Enea Ruçi, lindi më 26 gusht të vitit 1991. Deri në vitin 2017, ka jetuar në qytetin e Pogradecit dhe, më pas, u vendos në Tiranë. U diplomua në universitetin Fan S. Noli në degën: "Gjuhë shqipe dhe letërsi" në qytetin e Korçës. Ka qenë kryeredaktor dhe themelues i gazetës "Studenti" përgjatë viteve 2013 dhe 2014, në të njëjtën kohë ka qenë dhe kryetar i...

Çmimi 3,12 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)