• Banner

Rruges jam, Besnik Camaj
  • Rruges jam, Besnik Camaj

Rrugës jam, Besnik Camaj

E di që tash vetëm po thur vargje
por vjen koha që do t'i mpreh mirë
e t'i stolis pak
sa t'i marr për dore sytë kureshtarë
e të zbresim bashkë shkallëve
të Shpirtit tim.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrugës jam
Origjinali: Rrugës jam
Gjinia: Poezi
Autori:Besnik Camaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 72
Pesha: 0.151 kg.
ISBN: 978-9928-2015-17-9

Fragment nga libri

Rrugës jam...

Po i mbyll pak dritaret
nga pluhuri i jetës...

E di që tash vetëm po thur vargje
por vjen koha që do t'i mpreh mirë
e t'i stolis pak
sa t'i marr për dore sytë kureshtarë
e të zbresim bashkë shkallëve
të Shpirtit tim.

Rrugës jam
e do vij një ditë
të ta pij vetminë
me një gllënjkë...

Mbase ti nuk do t'jesh më aty
e sytë do t'më rrëmbushen
se njëherë nuk të pashë
si deshti ndjesia ime
që rënkon
mbi rruzën tënde të shpinës.

E gishtat do t'më meken
si rrokjet e ngathëta të një fjale të zbehtë
(që nuk e gjen dot në fjalorin tim)
puhinë e ëmbëlzërit tënd mbi lëkurë
pa ta prek.

Rrugës jam
po vij ngadalë
anipse ëndrra jote e madhe
e përpiu timen të tërën.

Mbi autorin

Besnik Camaj, i njohur në botën letrare si Bes Camaj, rrjedh nga një familje arsimtarësh. Që në bankat e shkollës fillore shfaqi talentin e tij për poezinë. Ai kreu gjimnazin për matematikë dhe më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i kreu për informatikë në Zagreb, në Stafford dhe në Lozanë ku edhe punon si pedagog i informatikës grafike.

Poezitë e Camajt janë botuar vetëm kohëve të fundit për shkak të ndrojtjes së vetë poetit dhe censurës së asaj kohe. Ai ka botuar disa vëllime me poezi, si: "Grimca të rinisë", 1979; "Lirisë", 1999; "Diellit tim", 2002; "Mallit të pashuar", 2004. Camaj, poezitë ia kushton lirisë, ndjenjës dhe shpirtit njerëzor.

 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978992820159
ean13
978992820159
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000767

Botuesi: Onufri

Kristal, Ismail Kadare

Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese "Onufri" po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2131

Botuesi: OMBRA GVG

Cigania, Migena Gjoka

Fatet në pëllëmbën e dorës i mbajmë.Fatet në pëllëmbë të dorës s'na mbajnë.Lojë të çuditshme luajnë me neNa hedhin, na presin,Na flakin, na shkelin,Parajsën kërkojmë e ferrin ndeshim.

Çmimi 4,68 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritëro

Prit edhe pak, Dritëro Agolli

Aspak s'e kisha menduar se do të botoja tani edhe një libër tjetër me vjersha në një kohë, kur i kam kaluar të 80 – të vitet dhe kur, siç i thotë Nilo Milto Sotir Gurrës "ata andej nga varrezat po na e bëjnë me sy".

Çmimi 8,08 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Si shpend i ngujuem, Havzi Nela

Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Kënga e turmës, Rita Petro

Ne jemi të gjithë këtu poshtë, po jemi vetëm Zoti është aq lart sa gjëkundi s'duket, Ndërsa tribuna pothuaj gjithnjë bosh,Dhe kur dalin, ata duan vetëm t'i dëgjosh.Ndaj ne jemi një turmë e madhe, e shtrënguar, jetime. Këndojmë të gjithë me qirinj të fikurFryu erë e fortë, s'ka kush të na i ndezë, Ne tribunë nuk duket këmbë njeriu Dhe kur vijnë,Nuk kanë me...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)