• Banner

Rruges jam, Besnik Camaj
  • Rruges jam, Besnik Camaj

Rrugës jam, Besnik Camaj

E di që tash vetëm po thur vargje
por vjen koha që do t'i mpreh mirë
e t'i stolis pak
sa t'i marr për dore sytë kureshtarë
e të zbresim bashkë shkallëve
të Shpirtit tim.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrugës jam
Origjinali: Rrugës jam
Gjinia: Poezi
Autori:Besnik Camaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 72
Pesha: 0.151 kg.
ISBN: 978-9928-2015-17-9

Fragment nga libri

Rrugës jam...

Po i mbyll pak dritaret
nga pluhuri i jetës...

E di që tash vetëm po thur vargje
por vjen koha që do t'i mpreh mirë
e t'i stolis pak
sa t'i marr për dore sytë kureshtarë
e të zbresim bashkë shkallëve
të Shpirtit tim.

Rrugës jam
e do vij një ditë
të ta pij vetminë
me një gllënjkë...

Mbase ti nuk do t'jesh më aty
e sytë do t'më rrëmbushen
se njëherë nuk të pashë
si deshti ndjesia ime
që rënkon
mbi rruzën tënde të shpinës.

E gishtat do t'më meken
si rrokjet e ngathëta të një fjale të zbehtë
(që nuk e gjen dot në fjalorin tim)
puhinë e ëmbëlzërit tënd mbi lëkurë
pa ta prek.

Rrugës jam
po vij ngadalë
anipse ëndrra jote e madhe
e përpiu timen të tërën.

Mbi autorin

Besnik Camaj, i njohur në botën letrare si Bes Camaj, rrjedh nga një familje arsimtarësh. Që në bankat e shkollës fillore shfaqi talentin e tij për poezinë. Ai kreu gjimnazin për matematikë dhe më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i kreu për informatikë në Zagreb, në Stafford dhe në Lozanë ku edhe punon si pedagog i informatikës grafike.

Poezitë e Camajt janë botuar vetëm kohëve të fundit për shkak të ndrojtjes së vetë poetit dhe censurës së asaj kohe. Ai ka botuar disa vëllime me poezi, si: "Grimca të rinisë", 1979; "Lirisë", 1999; "Diellit tim", 2002; "Mallit të pashuar", 2004. Camaj, poezitë ia kushton lirisë, ndjenjës dhe shpirtit njerëzor.

 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978992820159
ean13
978992820159
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001757

Botuesi: Te tjere

Nektar i shpirtit shqiptar, Ahmet Mehmeti

"Nektar i Shpirtit Shqiptar" - Antologji poetike për Çamërinë, ku janë përzgjedhur 136 poete nga të gjitha trevat etnike shqiptare, brenda e jashtë kufijve të sotëm si dhe nga diaspora e vjetër dhe e re, me një shtrirje kohore 500-vjeçare.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Lufta e Shejntë, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Me vete kam gjithnjë një Evë, Skënder Rusi

Nëse poezia është një akt hyjnor, keni lexuar librin e një shenjtori: Shën Skënderi i Korçës. Në altarin e perëndive të artit për dashurinë Ai është patjetër përçori, shenjti kryesor, ikonës së të cilit i janë drejtuar e do t'i drejtohen të dashuruarit dhe gjithë ata që banojnë në trevën e ndjenjave.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Ndre Mjedja, volumi 1 dhe 2

E gjithë lënda poetike, por edhe shkrimet e tjera janë marrë nga botimet e para, më të hershmet, duke ruajtur origjinalitetin e tyre dhe, aty ku është parë e nevojshme. është bërë edhe shpjegimi i fjalëve e shprehjeve me përdorim më të rrallë.

Çmimi 24,98 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)