Rruges jam, Besnik Camaj
  • Rruges jam, Besnik Camaj

Rrugës jam, Besnik Camaj

Toena

E di që tash vetëm po thur vargje
por vjen koha që do t'i mpreh mirë
e t'i stolis pak
sa t'i marr për dore sytë kureshtarë
e të zbresim bashkë shkallëve
të Shpirtit tim.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Rrugës jam
Origjinali: Rrugës jam
Gjinia: Poezi
Autori:Besnik Camaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 72
Pesha: 0.151 kg.
ISBN: 978-9928-2015-17-9

Fragment nga libri

Rrugës jam...

Po i mbyll pak dritaret
nga pluhuri i jetës...

E di që tash vetëm po thur vargje
por vjen koha që do t'i mpreh mirë
e t'i stolis pak
sa t'i marr për dore sytë kureshtarë
e të zbresim bashkë shkallëve
të Shpirtit tim.

Rrugës jam
e do vij një ditë
të ta pij vetminë
me një gllënjkë...

Mbase ti nuk do t'jesh më aty
e sytë do t'më rrëmbushen
se njëherë nuk të pashë
si deshti ndjesia ime
që rënkon
mbi rruzën tënde të shpinës.

E gishtat do t'më meken
si rrokjet e ngathëta të një fjale të zbehtë
(që nuk e gjen dot në fjalorin tim)
puhinë e ëmbëlzërit tënd mbi lëkurë
pa ta prek.

Rrugës jam
po vij ngadalë
anipse ëndrra jote e madhe
e përpiu timen të tërën.

Mbi autorin

Besnik Camaj, i njohur në botën letrare si Bes Camaj, rrjedh nga një familje arsimtarësh. Që në bankat e shkollës fillore shfaqi talentin e tij për poezinë. Ai kreu gjimnazin për matematikë dhe më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i kreu për informatikë në Zagreb, në Stafford dhe në Lozanë ku edhe punon si pedagog i informatikës grafike.

Poezitë e Camajt janë botuar vetëm kohëve të fundit për shkak të ndrojtjes së vetë poetit dhe censurës së asaj kohe. Ai ka botuar disa vëllime me poezi, si: "Grimca të rinisë", 1979; "Lirisë", 1999; "Diellit tim", 2002; "Mallit të pashuar", 2004. Camaj, poezitë ia kushton lirisë, ndjenjës dhe shpirtit njerëzor.

 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978992820159
ean13
978992820159
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dritëro

I përndjekuri i dashurisë, Dritëro Agolli

"I përndjekuri i dashurisë" është libri më i fundit shtëpisë botuese "Dritëro". "I përndjekuri i dashurisë" është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000848

Botuesi: Dija-Poradeci

C'u beme keshtu! Edmond Shallvari

Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomist për Industrinë. 'E megjithatë...jetojmë!' është libri i parë i tij, me shkrime e kujtime të ndryshme, një pjesë e të cilave janë botuar në shtypin gazetaresk të Korçës. 
300 Lekë
More

Referenca: SKU000770

Botuesi: Onufri

Pike e zeze ne blu, Ali Podrimja

Poezia e Ali Podrimjes është ndër të rrallat në poezinë shqipe që mund të cilësohet moderne bashkëkohore në kuptimin europian. Ajo është, herë e afërt dhe herë e ngjashme me poezinë europiane të shekullit XX, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin, në lëndën dhe në mendimin e saj, se sa në konceptet dhe konceptimet p
500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kur vetëtin çiftelia, Silvana Berki

Po zgjedh jetën me të gjitha shëmtitë e saj,me të gjitha mashtrimet që na ofron përditë,do e marr në duar si fëmijën e pafaj,t'i tregoj të gjitha dashuritë.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2509

Botuesi: Te tjere

Diellit tim, Besnik Camaj

Edhe nëse larg ti shkonkudo në botë dhe atje jetonti mbetesh prapë ai që jeme shpresë t'kthehesh në fole.
500 Lekë
More