• Banner

Qielli s'pranon arna, Anila Kruti
  • Qielli s'pranon arna, Anila Kruti

Qielli s'pranon arna, Anila Kruti

"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.

400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qielli s'pranon arna
Origjinali: Qielli s'pranon arna
Gjinia: Poezi
Autori: Anila Kruti
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 144
Pesha: 0.151 kg.
ISBN: 978-9928-205-13-1

Koment nga Behar Gjoka

"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.

Lirizmi, burimor dhe rrezëllitës, shqiptohet qartësisht në gjithë poezinë e vëllimit më të ri poetik, në vatrat ndjesore të poetes, që e përçon në secilën fjalë, varg apo sekuencë poetike, dritëzimin e brendshëm, ndonëse të përthyer në metaforikën e beftë, ku gjëllin dhe pëshpërit një shpirt i butë, që e do jetën dhe lëshon urata të thekura pafundësisht, që ajo të bëhet më e bukur, pra dhe më njerëzore.

Vepra përbëhet nga tre cikle poetike:
- Muzgjet blu, emërtohet cikli i parë që përmban poezi, me titull dhe disa pa emërtim, ku luan me ngjyrën blu të pragndarjes së ditës me natën.
- Malli i zbathur titullohet cikli i dytë i përmbledhjes. Përthyerja letrare, në këtë rast, është ndjesore, pra malli, ndjenja më e zjarrtë, që kuptimësohet si mall për dashurinë.
- Qielli s'pranon arna, është cikli i tretë, që ndërkaq shërben edhe si titull i librit.

Fill pas muzgut blu të ditënatës apo mallit të përvëlimit, shpaloset nënndarja përmbyllëse që lëshon klithmën poetike, Qielli s'pranon arna, sepse aty shkruhen ëndrrat e qenies dhe të amshimit. Ndërlidhja tematike e frymëzimit poetik, e unit shpirtëror, të grimcuar në kaq zëra, jep dorë për të kuptuar se nuk kemi një ndarje skematike, që tashmë është bërë modë, por një lëndë poetike, e cila paraprihet nga një strukturë organike ligjërimore, që shpalohet si njësi unike estetike.

Fragment nga libri

Dhimbja e krijimit

Adamit, iu këput një brinjë.
Në dëshpërim ulëriu mitra e tokës.
Iu dhimbs,
jo, brinja e Adamit,
por krijimi i gruas...
Ne zgjodhëm dhimbjen
Ne nuk u puthëm parqeve,
as muzgjet e përmalluara
nuk i pamë askund.
As bëmë dashuri në shtrat,
në lëndinë...
mbi vesë...
Regëtima ime mbeti
e një pulëbardhe të plagosur
buzë detit.
Se ne zgjodhëm dhimbjen.
Dhe me dhimbjen tonë e bëmë jetën,
filozofi.
U takuam ëndrrash,
dashuruam rrugës të Zotave
si të ishim Perëndi.
Se ne zgjodhëm dhimbjen.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205131
ean13
9789928205131
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Kollare akulli, Haxhi Kalluci

Poezitë e Haxhiut janë poezitë e dashurisë për njeriun. Ai iu kushton miqve dhe shokëve me devotshmëri poezi të ndiera dhe këto poezi janë si skulptura të vogla për ta. Ndonjëherë nga poezitë spikat një lloj irnosje, madje shkëlqejnë vetëtima ironie dhe humori. Ka një dashuri të parrëfyer për vendlindjen, por edhe për kombin shqiptar në tërësi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2512

Botuesi: Te tjere

Si breshka ne shpine mbaj nje varr, Teodor Keko

365 ditët e fundit të jetës ai vazhdoi të shkruajë si më parë... tregime, poezi, meditime, vëzhgime, analiza, pjesë romani, fragment drame... të mbajë shënime... të japë opinione, intervista... të skicojë plane krijuese... si për të sfiduar edhe më shumë vdekjen.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Onufri

Humbësi i lumtur, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies... 

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002070

Botuesi: Onufri

Poezi, Martin Camaj

Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2331

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bashkekohore arbereshe

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë: Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Nata s'e mbajti fjalën, Enea Ruçi

Enea Ruçi, lindi më 26 gusht të vitit 1991. Deri në vitin 2017, ka jetuar në qytetin e Pogradecit dhe, më pas, u vendos në Tiranë. U diplomua në universitetin Fan S. Noli në degën: "Gjuhë shqipe dhe letërsi" në qytetin e Korçës. Ka qenë kryeredaktor dhe themelues i gazetës "Studenti" përgjatë viteve 2013 dhe 2014, në të njëjtën kohë ka qenë dhe kryetar i...

Çmimi 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Vepra 1: Poezia, Zef Zorba

Ajo ndahet në dy libra: libri i parë, Buzë të ngrira në gaz, përmbledh poezinë e krijuar nga Zorba dhe libri i dytë, ...e ndonjë varg nga poetë të tjerë..., përfshin poezinë e përkthyer nga ai. Librat janë konceptuar si më vete, por që mbështillen nga një veshje e përbashkët, mbulesa. Ky lloj hartimi u mendua si i tillë nga një pikëpamje praktike, duke...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)