• Banner

  • Ka mbaruar
Lulet e egra, Emil P. Asdurian
  • Lulet e egra, Emil P. Asdurian

Lulet e egra, Emil P. Asdurian

Libri "Lulet e egra" përfshin pesëdhjetë e një poezi të zgjedhura. Ideja, ashtu si vetë libri, u ngjiz në vitet 2014 dhe 2015, me rrënjët thellë në një mall për vendlindjen, atë dashuri shpesh të pashprehur, ashtu si dhe të një kohe të vështirë, por tepër romantike, të rinisë sime, kur ndrydhur brenda një muri të betontë të një diktature, që u mundua të asgjësonte plotësisht lirinë e individit.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lulet e egra
Origjinali: Lulet e egra
Gjinia: Poezi
Autori: Emil P. Asdurian
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 108
Pesha: 0.151 kg.
ISBN: 978-9928-205-02-5

Mbi librin

Libri "Lulet e egra" përfshin pesëdhjetë e një poezi të zgjedhura. Ideja, ashtu si vetë libri, u ngjiz në vitet 2014 dhe 2015, me rrënjët thellë në një mall për vendlindjen, atë dashuri shpesh të pashprehur, ashtu si dhe të një kohe të vështirë, por tepër romantike, të rinisë sime, kur ndrydhur brenda një muri të betontë të një diktature, që u mundua të asgjësonte plotësisht lirinë e individit, që u përpoq të kontrollonte e ndrydhte dhe ndjenjat më intime, me rrjedhojë një mungesë pothuajse të plotë të shkrimeve dhe poezisë së mirëfilltë lirike; ne u rritëm dhe u burrëruam me këtë dëshirë të paplotësuar.

Këto poezi janë shkruar si një bashkëbisedim me veten, apo si një përgjigje a pasqyrim i një ndjesie lindur nga një buzëqeshje e brishtë apo një vështrim. Janë kujtime shkruar në copa letrash, në faqe librash, apo nga një fletore, që erdhi përtej oqeanit së bashku me dosjen e fotografive bardhezi të prindërve, gjyshit e gjyshes, xhaxhait e hallës, tezes e dajës, shokëve të ngushtë, relikte të një jete mbështjellë me kujdes e të ruajtura në sirtar, që kur hapet, dihet se do të shkaktojë dhimbje apo lot, por prapë shkon dhe e kërkon, sidomos kur afrohen ditëlindjet apo kur ndërrohen vitet, kur e ndien që koha ka ikur kaq shpejt, i habitur, por edhe i shqetësuar, atëherë kur duhet patjetër të kthehesh pas, për t'i shpëtuar nga harresa a humbja, i merr sërish në dorë dhe i sheh... e papritmas, pa mbyllur sytë, kthehesh në atë kohë e të duket vetja sikur fluturon e sheh se si para të kalojnë njerëz të njohur, diku një puthje e vjedhur, diku një lot lamtumire dhe vendos të shkruash dy rreshta, e pastaj edhe dy të tjerë...

Fragment nga libri

Pres

Prisja të më shkruaje më shumë,
prisja lumin e ndjenjave të tua,
prisja erën e ngrohtë të frymës tënde
puthjet që derdheshin mbi mua,
prisja, e akoma pres
shumë herë,
çdo herë,
prapë e përsëri,
të më thuash:
"Të dua!".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205025
ean13
9789928205025
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Kalorësit e shiut, Sadik Bejko

"Nuk është e vështirë të dallosh vargjet e ngrohta, plot mendime, që kanë gjithmonë një rrjedhë të vetvetishme, të Sadik Bejkos... Dhe jam i bindur se nuk e ekzagjeroj aspak po të përmend se shumë vjersha të Sadik Bejkos (...) janë në nivelin e mirë të poezisë sonë në plan nacional". Ismail Kadare

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2352

Botuesi: Botimet Dudaj

E pashe boten, Leom

E pashë botënIsh një kupolë e trishtëQë shtrihejSi një gjethe e dhimbjesE pakuptueshme si një hijeQë lë pas të vërteta pa shkakE bukur si një hije me nurin eGjithë njerëzisë veshurE pashe botën,Duke qarë dhe të qeshur.

Çmimi 400 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Onufri

Poezi të zgjedhura, Luljeta Lleshanaku

Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s’pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara– e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2248

Botuesi: Botimet Dudaj

Puthja e fundit, Irma Kurti

Vëllimi poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston.

Çmimi 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Në intimitet, Rita Petro

E lirë dhe pasionante është Rita Petro në jetë, e tillë edhe poezia e saj: një rast ky atipik për letrat shqipe, kur thelbi i poezisë së një autori përputhet me thelbin e qenies së tij. Dhe rezultati është aq i perceptueshëm, sa efekti i tij gati të tremb: Rita Petro u jep shpirt pasioneve që ne të shumtit nuk guxojmë t'i rrokim as me mendje!

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)