Kollare akulli, Haxhi Kalluci
  • Kollare akulli, Haxhi Kalluci

Kollare akulli, Haxhi Kalluci

Toena

Poezitë e Haxhiut janë poezitë e dashurisë për njeriun. Ai iu kushton miqve dhe shokëve me devotshmëri poezi të ndiera dhe këto poezi janë si skulptura të vogla për ta. Ndonjëherë nga poezitë spikat një lloj irnosje, madje shkëlqejnë vetëtima ironie dhe humori. Ka një dashuri të parrëfyer për vendlindjen, por edhe për kombin shqiptar në tërësi.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kollare akulli
Origjinali: Kollare akulli
Gjinia: Poezi
Autori: Haxhi Kalluci
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 296
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-4291-2-4

Koment nga Moikom Zeqo

Poezitë e Haxhiut janë poezitë e dashurisë për njeriun. Ai iu kushton miqve dhe shokëve me devotshmëri poezi të ndiera dhe këto poezi janë si skulptura të vogla për ta. Ndonjëherë nga poezitë spikat një lloj irnosje, madje shkëlqejnë vetëtima ironie dhe humori. Ka një dashuri të parrëfyer për vendlindjen, por edhe për kombin shqiptar në tërësi.

Në një poezi tregon një fakt nga fëmijëria e tij: kur ishte i vogël e ka goditur në nofull me patkua një kalë i shtëpisë. Këtë fakt nuk mund ta shpikësh dot. "Hë, mor Xhikja im!" - i them shpesh. "Kjo goditje ka qenë fati yt, sepse të ka goditur patkoi i një Pegasi. Sa mirë do të ishte të të kishte goditur dhe një herë tjetër!"

Natyrisht kjo nuk është një shaka e ngazëlluar. Poezia e vërtetë është kur njeriu ndien prekjen deri në dhimbje të realitetit, për të mos qenë i plogët, për të mos u përgjumur në mënyrë që imagjinata e tij të ketë fuqinë e gjithëpushtetshme të fluturimit. Realiteti është edhe paradoksal.

Ndaj titulli metaforik i librit "Kollare akulli" është duke e vazhduar dhe shtjelluar edhe më metaforën, një rrufe akulli. Për të kuptuar ditët e sotme, ku lufta midis së mirës dhe së keqes, midis artit të madh dhe artit kitch, midis ndershmërisë dhe korrupsionit, midis poezisë dhe antipoezisë, duhet të vështrojmë dhe të kuptojmë midis mrekullive njerëzore edhe tjetërsimin, edhe të kundërtën e së bukurës.

Libri poetik i Haxhi Kallucit është një libër ideal, jo nga fjalët, thjesht dhe në mënyrë formale; është diçka e pashmangshme si teshtima, por një teshtimë e ndritur e shpirtit. Ky libër është ditari i tij i përsiatjeve me njerëzit dhe universin.

Fragment nga libri

Njeriut

Njeriut
që ka mundësi
diçka për të bërë,
i duhet një pé,
i duhet një gjilpërë...
... dhe inati i tij,
mund të qepë
e shqepë
një botë të tërë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928429124
ean13
9789928429124
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000939

Botuesi: Botime Franceskane

Gjeth e Lule, At Vincenc Prennushi

Titulli: Gjeth e LulePoeziAutori: At Vinçenc PrennushiShtëpia botuese: Botime FrançeskaneVendi dhe Viti: Shkodër, 2006Bazuar te botimi origjinal i vitit 1931f. 180Pesha: 0.32 kgISBN: 9789992798171 Dialekti: Gegnisht
400 Lekë
More

Referenca: SKU000690

Botuesi: Te tjere

Jusufi me Zelihane, Hafiz Ali Korca

Titulli: Jusufi me ZelihanëMë e bukura e ngjarjeve(Ahsen-Ul-Kasas)Shkruar në vitin 1215-1896Shtypur në vitin 1342-1923Autori: Hafiz Ali KorçaShtëpia botuese: A.C.D.O.S.Vendi dhe Viti: Tiranë, 2008f. 120Pesha: 0.15 kg. Mbi autor
500 Lekë
More

Referenca: SKU000769

Botuesi: Onufri

Litota, Sabri Hamiti

Titulli: LitotaPoezi të zgjedhuraAutori: Sabri HamitiShtëpia botuese: Onufri381 f.; 21 cmISBN 978-99943-32-31-1Pesha: 0.5 kgMbi librinI paepur në kërkim të një ideali poetik, Hamiti u drejtohet modeleve
900 Lekë
More

Poezi, Teodor Keko

Nga dashuria që kam për tymund të të shquaj edhe në mjegull.Nga dashuria u ktheva sy,i urtë, xhind, bohem, i rregullt.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU002071

Botuesi: Onufri

Dranja, Martin Camaj

Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile".
700 Lekë
More

Referenca: SKU000139

Botuesi: Ideart

Strabizem, Arian Leka

Ajo që e bën të bukur poezinë e Arian Lekës, tek "Anija e Gjumit", është afrimi me eksperimentin e avangardës, një çudi kaleidoskopike dhe përpjekje për shpjegimin e epistemës sonë, shenja që e bëjnë këtë krijimtari të jetë unikale.
500 Lekë
More

Referenca: 2356

Botuesi: Te tjere

Melodia e harpes, Lisandri Kola

Lisandri Kola, i lindur në Shkodër më 12 maj 1986, ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në vitin 2008. Në Universitetin e Tiranës ka mbaruar studimet për letërsi në 2010 në drejtimin Teori dhe kritikë letrare. Ndërkohë ndjek Shkollën Doktorale për Letërsi, pranë UT.
200 Lekë
More

Referenca: 2092

Botuesi: Onufri

Njeriu me vete e me tjere, Martin Camaj

E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dorëshkrimet e fshehta të burgut, Visar Zhiti

Kjo kronikë tmerresh të kohës është pa kurrfarë fryme ligësie e urrejtje dhe pa atë tiparin kaq shqiptar – thirrjen e palëkundur për hakmarrje. Visar Zhiti është shkrimtari shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit mbase pasqyrojnë më mirë historinë e kombit të tij.
2 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000117

Botuesi: Ideart

Anija e gjumit, Arian Leka

Poezia e Arian Lekës, tek libri "Anija e gjumit", është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000123

Botuesi: Ideart

Ikje nga shtrati, Alban Bala

Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Arti i këtij autori, përveç njohjes dhe sigurisë në përdorimin e teknikave të rrëfimit, është orientim i drejtë që di të zgjedhë tonalitete pa vrarë tinguj, që di të organizojë lëndë të psikës kolektive pa tretur nën të shenja të...
500 Lekë
More

Referenca: SKU001542

Botuesi: Ideart

Ndreqje gabimesh, Arian Leka

Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës,...
500 Lekë
More