• Banner

Tingujt e shpirtit, Mimoza Pulaj
  • Tingujt e shpirtit, Mimoza Pulaj

Tingujt e shpirtit, Mimoza Pulaj

Vëllimi i Mimoza Pulajt e ka aromën e vet të papërsëritshme. Aromë lirizmi, aromë çiltërsie, aromë dashurie për jetën dhe për vlerat njerëzore që shfaqen në metrikën e goditur të vargjeve (vargje të lira, po që kanë ritmin e tyre dhe që ndjekin mendimin) dhe në veshjen e figurshme që është një me shpirtin e brendshëm të poezisë.

6,94 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tingujt e shpirtit/ I suoni dell' anima
Origjinali: Tingujt e shpirtit/ I suoni dell' anima
Gjinia: Poezi
Autori: Mimoza Pulaj
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 144
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-9928-4291-0-0

Koment nga Klara Kodra

Vëllimi i Mimoza Pulajt e ka aromën e vet të papërsëritshme. Aromë lirizmi, aromë çiltërsie, aromë dashurie për jetën dhe për vlerat njerëzore që shfaqen në metrikën e goditur të vargjeve (vargje të lira, po që kanë ritmin e tyre dhe që ndjekin mendimin) dhe në veshjen e figurshme që është një me shpirtin e brendshëm të poezisë.

Mendimi ka gjetur formën e vet që i përgjigjet dhe, pra, vlerën estetike. Në vëllimin e Mimozës vargu është i shkurtër si një frymëmarrje, si një e rrahur zemre. Përforcuar nga dyzimi shpirtëror i heroinës lirike emigrante, shpirtërisht e ndarë midis dy kulturave, që shkruan në gjuhën e vendit mikpritës, po përçon një mendësi shqiptare, ndonëse sipas letrarit francez Zhan Ruslo, "Të gjithë poetët i bashkon njëfarë gjeografie e brendshme që është e vendosur jashtë atdheve të tyre", pra, fryma shqiptare shkrihet në frymën universale. Jo më kot vëllimi është dygjuhësh.

Poezia e Mimozës është dramatike, po jo pesimiste, në dallim nga një frymë e përhapur në mjaft poetë bashkëkohës, ajo ka një nënshtresë optimiste që i vjen, nga një anë, prej traditës, kultit të tokës dhe të familjes dhe, nga ana tjetër, nga besimi tek e ardhmja, te krijimi i një bote më të mirë ku do të triumfojnë ato vlera njerëzore që sot shkelen. Nuk është fjala për një optimizëm naiv që e idealizon realitetin, po për një optimizëm që i ka rrënjët e veta te shpirti shqiptar, njëkohësisht stoik dhe hedonist.

Fragment nga libri

Krahët e dashurisë

Përkundur
për të fundit herë
në krahët e dashurisë
së nënës sime,
nuk munda më të flas
nga frika
se mos prishej
magjia,
përmbytur nga dhimbja
gjithë lot dhe dënesa
shihja si largohej
fëmija
i dheleve të hershme
duke m'u betuar
se nuk do t'ia tregonte
askujt
sekretet tona...
Ndiej ende zërin e saj
që kërkon falje
se nuk mundi
të rrinte më me mua.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928429100
ean13
9789928429100
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2248

Botuesi: Botimet Dudaj

Puthja e fundit, Irma Kurti

Vëllimi poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston.

Çmimi 2,48 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Ndalohen të huajt, Gezim Kikija

Sapo kishte ngjitur shkallën e fundit, kur këmbët i ngecën në vend. Përpara tij, mu në hyrje të urës, qëndronte një tabelë e madhe: "Ndalohen të huajt!". Një herë deshi ta shpërfillte atë urdhër të kobshëm.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vepra poetike, Martin Camaj

Ky lirizëm për shumë poetë mërgimtarë të letërsive të vogla, si e jona, vjen vonë, në moshë të shtyme. Ata edhe kur janë të grishun në ndoj festë popullore ose në ndoj darkë mbërrijnë vonë, gjithkund tepër vonë!

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje

Bota ime, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)