• Banner

  • Ka mbaruar
Te gjalle dhe te vdekur, Ilirian Zhupa
  • Te gjalle dhe te vdekur, Ilirian Zhupa

Të gjallë dhe të vdekur, Ilirian Zhupa

Ilirian Zhupa është një fenomen poetik në letrat shqipe jo vetëm për nivelin e lartë të mjeshtërisë poetike, por sidomos për laboratorin e krijimit të tij poetik, që është unik. 

92,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Të gjallë dhe të vdekur
Origjinali: Të gjallë dhe të vdekur
Gjinia: Poezi
Autori: Ilirian Zhupa
Shtëpia botuese: Botimet Toena
Viti: 2015
Fq. 176
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-205-05-6

Komente mbi autorin

"Ilirian Zhupa është një fenomen poetik në letrat shqipe jo vetëm për nivelin e lartë të mjeshtërisë poetike, por sidomos për laboratorin e krijimit të tij poetik, që është unik. Është rast i pashoq në letrat shqipe, që një krijues, duke arritur të rreshtohet që në fazën e parë të krijimtarisë së tij ndër individualitetet më të spikatura të kohës dhe të vlerësohet me Çmimin e Republikës për poezitë e tij, të zgjedhë heshtjen 25-vjeçare të mbylljes në laboratorin e tij krijues.

Një heshtje poetike, në të cilën nuk u ndërpre kurrë komunikimi i brendshëm shpirtëror dhe artistik me fjalën dhe artin e tij. Vëllimi "Të gjallë dhe të vdekur", që vjen pas një pune sizifiane artistike gjatë heshtjes 25-vjeçare, mund të thuhet se përbën një nga ngjarjet poetike më të shënuara të këtij çerekshekulli.

Ilirian Zhupa është një befasi poetike, jo në kuptimin e çastit poetik, por në kuptimin e dinamikës dhe të vazhdimësisë së gjithë krijimtarisë së tij poetike. Sintezat poetike dhe filozofike të koncepteve dhe të ndjenjave më të holla njerëzore, të kuptimit dhe të domethënies së enigmave të përjetshme të qenies dhe të jetës, të zbërthyera në mënyrë origjinale; kërkimi, zbulimi dhe shpjegimi i së bukurës dhe i dashurisë nëpër qeliza të panjohura jete dhe ekzistence, ku nuk të shkon mendja, të trupëzuara me një sistem metaforik dhe vrull të rrallë emocional, poetik dhe përgjithësues, e bëjnë këtë libër një kontribut të veçantë në poezinë dhe letrat shqipe.

Raportet më të vështira të planetit "njeri", si jeta dhe shpirti, njeriu dhe jeta, njeriu dhe qenia, njerëzorja dhe qiellorja, janë lëndë të poezisë së tij, të cilat i sjellin lexuesit një filozofi dhe estetikë poetike tejet origjinale. Veçori e individualitetit të Ilirian Zhupës është se mistiken e përjetshme të poezisë e përthyen në një konceptim dhe përjetim emotiv realist dhe të prekshëm, gjë që është kaq e vështirë në artin poetik.

Me këtë libër, poeti Ilirian Zhupa rivjen dhe ulet hijerëndë në vendin që kishte lënë bosh në tryezën e magjisë poetike, sepse askush nuk ia zuri dot vendin në Parnasin e poezisë shqipe. Poezia kishte dhe ka nevojë për të."

Shaban Murati

"Në këtë kohë shpërqendrimesh të mëdha, Ilirian Zhupa ka aftësinë të përqendrohet tek ajo që është e pashkatërrueshme dhe e përjetshme, pra, tek shpirtërorja. Kështu, duke shkarkuar gjithçka të panevojshme tokësore, ai ringrihet duke fituar kësisoj gjendjen e mëparshme, të humbur tanimë nga qenia njerëzore.

"I ardhur nga qiejt/
Jam braktisur në tokë..."

Prej këtej buron dhe ajo përmasë filozofike e kudondodhur qysh në poezitë e tij të para, por që bëhet dominante në këtë libër. Që këtej e nis dhe diskursin poetik me qenien dhe shpirtin, me të përkohshmen dhe përjetësinë, me banalen dhe sublimen.

Vibrimet poetike që çliron ky lloj ligjërimi janë tejet të holla, prekëse, shpesh të mezidallueshme, siç janë të mezidallueshme ngjyresat e së blertës në gjirin e gjelbërimit. Ke ndjesinë se, pas një shterpësie poetike që na mundon prej kohësh, mund të ndalesh dhe të meditosh për kuptimin apo pakuptimësinë e qenies apo dhe për të dyja këto së bashku e pastaj të vazhdosh rrugën.

Pa dyshim që është një kulm poetik dhe jo vetëm për të, por për të gjithë lëvruesit e poezisë. Do të mjaftonte qoftë edhe vetëm një poemë e tillë si "Qielli im" për ta pohuar këtë."

Korab Hoxha, Prof. as. dr. i shkencave filologjike

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205056
ean13
9789928205056
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000123

Botuesi: Ideart

Ikje nga shtrati, Alban Bala

Pas heshtjes gati 10-vjeçare, Alban Bala i kthehet botimeve dhe i rivjen lexuesit të tij me një përmbledhje novelash. Arti i këtij autori, përveç njohjes dhe sigurisë në përdorimin e teknikave të rrëfimit, është orientim i drejtë që di të zgjedhë tonalitete pa vrarë tinguj, që di të organizojë lëndë të psikës kolektive pa tretur nën të shenja të...

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000142

Botuesi: Ideart

Denesje ne dru, Lazer Stani

Lazër Stani nuk u nënshtrohet formave e modeleve paracaktuese, as nuk e sforcon rrëfimin dhe as nuk këmbëngul të gjakojë ndonjë ide të madhe; ai e lë të lirshme rrjedhën e rrëfimit në vend që ta përcaktojë e ta drejtojë rrëfimin në një rrafsh të caktuar.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000779

Botuesi: Cabej

Sonete, Eqrem Çabej

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Ëndrra si re, Marg Shilipa

Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vetëm të vdekurit pendohen, Skënder Buçpapaj

Është poemë për Nënën e poetit dhe poemë që eksploron enigmën e jetës, një obsesion eternal i poetëve, të cilët ndihen mbi tokë si zëdhënësit e të Plotfuqishmit, sepse arrijnë t'i sendërtojnë ndjenjat, t'i bëjnë të prekshme e vajtuese vuajtjet, pikëllimin, të zëshëm gëzimin, simbolet abstrakte të universit e gjithësisë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Imgur, Skënder Buçpapaj

Skënder Buçpapaj e përfshin të gjithë leksikun e gjuhës shqipe, në mënyrën më elegante supreme, mjeshtër i metforave dhe asosacioneve, mjeshtër i figurave të kuptimit e shqiptimit poetik, mjeshtër i kontrasteve.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)