• Banner

AmorDheu, Krenar Zejno
  • AmorDheu, Krenar Zejno

AmorDheu, Krenar Zejno

Vargjet e mia si pula të lagura janë plagjiatura partiture mornicash
Uvertura plagosjesh të kalorësit fëmijëri rrëzuar prej kalit të drunjtë
Kur i grahte karvanit kah Kashtës së Kumrit nëpër kalvar ëndrrash
Ngelur në çengel tërkuzë pikëpyetjesh: për ku udhambarë o kalama?

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: AmorDheu (kopertinë e trashë)
Origjinali: AmorDheu
Gjinia: Poezi
Autori: Krenar Zejno
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2012
Fq. 80
Pesha: 0.291 kg.
ISBN: 978-9928-113-14-9

Fragment nga libri

Vargjet e mia si pula të lagura janë plagjiatura partiture mornicash
Uvertura plagosjesh të kalorësit fëmijëri rrëzuar prej kalit të drunjtë
Kur i grahte karvanit kah Kashtës së Kumrit nëpër kalvar ëndrrash
Ngelur në çengel tërkuzë pikëpyetjesh: për ku udhambarë o kalama?

Kumtit sipër në hava ku më shpie kali kuqo që më bart mbi shpinë
S'është racë kuajsh plogështie i tërhequr gjalmit për të shirë në lëmë
E njeh mirë shpejtësinë e, ndonëse s'ka asnjë dëshirë, endet, kalëron
Për të kaluar ndanë pragu, ani se s'do ta gjejë dot shtëpinë. As timen

Me mure plagësh të lagësht, çati të çarë që pikon, pikë – pikë, pikat çuditëse
Mes oborrit me hardhi, luleshtrydhe e lajthi, lule – rima dhe mendari
Drurë, drerë, drenusha, qukapikë... dhe atë mollën e kafshatës
Së dhembur, ku kam pas ngecur dhëmbët e qumështit.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113149
ean13
9789928113149
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.

Çmimi 4,25 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Gjuha amë, Besnik Mustafaj

Gjuha Amë, përmbledhja e poezisë sẽ zgjedhur të Besnik Mustafajt, lexohet së pari si ekzaltim i matur i mediumit të tij shprehës gjuhës amtare - modelimin e së cilës, në formë impulsesh meditative, autori e ka nisur rreth dyzet e pesë vite më parë.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Qielli s'pranon arna, Anila Kruti

"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.

Çmimi 3,40 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002070

Botuesi: Onufri

Poezi, Martin Camaj

Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Oksimoron, Maklena F. Nika

Do të dalloja tregimin hyrës “Blu” mbi vetminë, ku ajo përshkruan disa variacione vetmish (vetminë e mërzisë, vetminë e trishtimit, vetminë e nostalgjisë, vetminë e ekzistencës, vetminë e vdekjes) brenda vetmisë së saj, të cilat janë aq të ndryshme, deri të kundërta. Pluraliteti i subjektit të saj të mahnit, dhe kjo shfaqet si atribut i objektit të saj...

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Zgjimi i thellësive, Xhevahir Spahiu

Po të jetë poezia diçka e ngrirë, si një trung, atëherë sipas autorit i kemi këmbët në tokë. Ai u bën thirrje zogjve t’i nxjerrin sytë këtij armiku, por nuk sqaron se kush është ky armik, prandaj poezia tingëllon armiqësore, si diçka që i bën sfidë shoqërisë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)