Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Hyllirikum, per monaden e detit dhe barkun e dheut, Krenar Zejno
  • Hyllirikum, per monaden e detit dhe barkun e dheut, Krenar Zejno

Hyllirikum, për monadën e detit dhe barkun e dheut, Krenar Zejno

Zenit Editions

Ndërkaq, e sikur nën tjetër nur e hir hënor, pozon barka ende e shlirë
Natyrshëm muzgut për ndonjë piktor. Që vjen diku e ndryn varka
Në tablo si të dojë ta llokoçisë sfondin me det e të shtrijë penelin nëpër
trajta ovale e forma të ndjera vezake, në prani të ngjyrës klasike mavi!

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hyllirikum, për monadën e detit dhe barkun e dheut (kopertinë e trashë)
Origjinali: Hyllirikum, për monadën e detit dhe barkun e dheut
Gjinia: Poezi
Autori: Krenar Zejno
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2012
Fq. 80
Pesha: 0.295 kg.
ISBN: 978-9928-113-15-7

Fragment nga libri

Ndërkaq, e sikur nën tjetër nur e hir hënor, pozon barka ende e shlirë
Natyrshëm muzgut për ndonjë piktor. Që vjen diku e ndryn varka
Në tablo si të dojë ta llokoçisë sfondin me det e të shtrijë penelin nëpër
trajta ovale e forma të ndjera vezake, në prani të ngjyrës klasike mavi!
Apo ndonjë poeti, patjetër do mund t'i voliste barka kur shkon
Kësoane sado ai e di se janë vende të dala prej kohësh
Nga fokusi i çka quajnë bashkëkohësi, e ku
S'mund të endesh gjatë, pa e pësuar
Në poezi, atë lloj pëshpërime
Të dikurthirrur nostalgji.
E megjithatë, barka do t'i shërbente aty ku, për shembull, i hyn edhe i rri mirë
Në rimën e thyer si me pahir të vargut ndër fjalët si ar, varr, varra, arkë, varkë
Apo, kushedi, hark, çark, qark, farkë, edhe pastaj për të sajtin herë përsëritur
Lojën e fjalës në rrokje të emrit të vaporit të mbytur: Hy, yll, liri, lirë a lirik
Sa për t'mbërritur një ritëm disi të ri, mbi atë ritual pagan arkanësh poetik
Antik sa deti dhe sfondi i simboleve të tij plot sirena dhe shtriga të mbira
Për të magjepsur dhe, fill pas shprishjes së magjisë, të mbëra shkëmbinj.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928113157
ean13
9789928113157
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Irisoft Education

Romancë Divjakase, Miço Mone

Ashtu si më bënë mua të më lindë ky monolog, mbas çdo takimi nga largë me këto tre shtojzavalle dhe hedhja me një frymë në telajo, që konkretizuan një nga ekspozitat më të bukura për mua. Këto tre elementë, poezia, monologu im në prozë dhe pikturat e kësaj stine të lirisë, do tju bëjnë të ri jetoni këtë perlë lirie, që ishte në shpërthimin e saj dhe që...
5,95 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Anima Mundi, Moikom Zeqo

Hapja e këtillë e librit është palimpsest i palimpsesteve, ose kryepalimpsest, si një pohim të cilin do ta dëshmojë me shembujt e shumtë që do t'i ofrojë në krijimet e tij. S'do mend, pas gjithë ecurisë konkretizuese me anë të rishkrimit të kësaj bote, në fund ai e mbyll me palimpsestin e mikut të tij virtual, Makabe Zaharisë, për ta ripohuar rishtazi...
10,20 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Antologjia e poezisë së "A dangerous method"

Poezitë dhe imazhet e këtij grupimi nuk janë romantike, edhe kur flasin për dashurinë. Romantizmi pushon që qeni i tillë, sapo ngre krye ironia apo grotesku, që i bën poetët e këtij grupimi "të rrezikshëm".
6,38 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...
5,95 GBP
More

Referenca: SKU000627

Botuesi: Te tjere

Diku, dike, dikush, Edmond Shallvari

Titulli: Diku...Dikë...Dikush... Poezi Autori: Edmond Shallvari Enti botues: Dija Vendi dhe Viti: Pogradec; Mars, 2008 f. 96 Pesha: 0.07 kg.   Mbi Librin dhe Autorin Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e
2,55 GBP
More

Botuesi: Toena

Kollare akulli, Haxhi Kalluci

Poezitë e Haxhiut janë poezitë e dashurisë për njeriun. Ai iu kushton miqve dhe shokëve me devotshmëri poezi të ndiera dhe këto poezi janë si skulptura të vogla për ta. Ndonjëherë nga poezitë spikat një lloj irnosje, madje shkëlqejnë vetëtima ironie dhe humori. Ka një dashuri të parrëfyer për vendlindjen, por edhe për kombin shqiptar në tërësi.
8,50 GBP
More

Referenca: 2364

Botuesi: Botimet Dudaj

Une c'jam, Elona Caka

Dita lind kur unë perëndohemMe natën qëndroj e ditën çlodhemDita kontrast bën me ndjenjat e miaNata më ngjan, më ngjan errësira
3,40 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe