• Banner

Vrima, Rita Petro
  • Vrima, Rita Petro

Vrima, Rita Petro

Autorja triumfon artistikisht me veprën e saj falë lirisë së egos që ka, jeton diku ku nuk ka smirë, egoizëm, vrasje, kriza, ajo bën jetën nën mbretërinë e pakushte të pasionit, diku në thellësinë e natyrës njerëzore, ku s'ka ideologji as diktaturë, kah nuk ka qarkulluar bibël as kuran.

6,66 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vrima
Origjinali: Vrima
Gjinia: Poema
Autori: Rita Petro
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2014
Fq. 116
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-9928-02-461-9 

Mbi librin

Ky libër synon të zbulojë poetikisht skutat më të errëta të ndërgjegjes universale dhe të shpirtit njerëzor. Në qendër të harmonisë së trupave qiellorë dhe të trupave njerëzorë vendoset Erosi, prania e të cilit ndihet në çdo varg të librit si amësi dhe si sensualietet femëror.

Të shtatë elementet që përbëjnë jetën janë përdorur si detaje për universin poetik të librit Vrima: Ujë – Tokë – Ajër – Zjarr – Zot – Grua – Burrë. Me art e në mënyrë kontraverse poetja thyen tabutë që lidhen me moralin, gojëdhënat, botëkuptimet filozofike të ekzistencës, duke provokuar deri në ekstrem intelektin dhe ndjesitë e lexuesit.

Edhe në situatat më romantike ajo nuk i përkëdhel ndjenjat, por i trondit ato. I gjithë libri pulson nga ekstaza e dashurisë, që është gjendja e krijimit dhe që poetja e krahason me dhimbjen e lumturinë që ndien femra kur nxjerr në jetë fëmijën.

Komente mbi librin

"Libri që na ka mbledhur sot mban një titull metaforik "Vrima" duke shënuar kështu një qasje ta quaj postmoderne (por në thelb është realiste, në mos natyraliste). Vrima në këtë rast është ajo pika e fillimit ose ajo pika ku ngulet kompasi kur vizatojmë një rreth, është qendra e seksualitetit femëror që kthehet në një optikë mbi gjërat me të cilat një femër ndeshet dhe jeton në jetën e saj... Lexuesi do të befasohet me pikëpamjen e re mbi lindjen dhe sidomos me gjuhën poetike, po e quaj poetikisht "të lëngshme" të poezisë "Dalja", ku është individi i porsalindur (femra) ajo që sulmon botën ta pushtojë..."

Zejnullah Rrahmani

"Autorja triumfon artistikisht me veprën e saj falë lirisë së egos që ka, jeton diku ku nuk ka smirë, egoizëm, vrasje, kriza, ajo bën jetën nën mbretërinë e pakushte të pasionit, diku në thellësinë e natyrës njerëzore, ku s'ka ideologji as diktaturë, kah nuk ka qarkulluar bibël as kuran – ajo sfidon edhe klerin, ideja e zotit tek autorja është robëri shpirti, gjë që ajo nuk e përfill duke sajuar harmoninë e artit përmes farës së lirisë shpirtërore.

Në librat e saj erosi evulon nga vargu në varg, merr forcë nga faqja në faqe dhe krijon imazhe vizuale pa kompleks, pamjet që i sjellë leksiku – shpesh anatomik dhe i drejtpërdrejtë. Përkundër një vije frymëzimi, autorja nuk rrëshqet në banalitet, në irritim dhe nuk bën shkarje motivimi , nuk hesht as kur do të heshtnin të gjithë, erosi i saj sulmon pahiri dhe spontanisht.

Artistikja e saj është e madhe sa pangopshmëria me dashuri. Ajo është erosi vet. Libri nis me Daljen nga muret e mishta për të udhëtuar vazhdimisht kah dorëzimi i trupit e shpirtit nëpër zonën e ndaluar, ku rri fshehur liria. Rita ka shkruar libra që përfaqësojnë diçka në letërsinë shqipe lirinë krijuese, feminilitetin si triumf bashkë me elokuencën e krijimit dashuror, jo si afeksion por si qëllim."

Dije Demiri Frangu

"Figura e Vrimës në modelin e përzgjedhur të jetës bëhet figurë e brendësisë jetësore. Shkurt, nga kjo figurë e përzgjedhur, poezia e Rita Petros jep modelin universal, pra dhembjen universale, e cila në shenjë formohet e strukturohet nga një tërësi e veçantë poetike postmoderne.

Gjithçka personalizohet e neutralizohet në poetikën e shkrimit. Kujtimet neutralizohen së bashku me empirinë, duke e formuar e ruajtur gjithnjë kosmogonin, për t'u mbarështuar në gjuhën poetike.

Me atë çka ka krijuar, ka sjellë një model të femrës së lirë në shprehje të përjetimit në poezi, të femrës inteligjente në nuhatje të gjërave, që nuk bërtet rrugëve, por që guxon dhe provon të hedhë një hap më shumë se të tjerat, duke sfiduar çdo mentalitet dhe çdo sfidë në jetën tonë plot paragjykime."

Flamur Maloku

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928024619
ean13
9789928024619
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2775

Botuesi: OMBRA GVG

Postimpresion, Lindita Komani

E rivendosur këtu, në qytetin e madh me lumin që nuk u bë dot lum, malin që me vështirësi duket ndërmjet ndërtesave që reflektojnë më së miri qenien tragjike të shqiptarëve "kokë më vete", me liqenin që duket se për çdo ditë humbet jetë, me rritjen e pamasë dhe humbjen e identitetit si qytet më vete.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000140

Botuesi: Ideart

Udha, Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse.

Çmimi 22,20 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2349

Botuesi: Te tjere

Rabini i pasy, Lisandri Kola

Zhapiku u kulaç si kushëriri tjetër pa këmbë mbi do gjethe të kthyera në pleh kur pa ballin tim. Fillova t'i flas. Unë jam një shpirt i rilindur. I njoh mirë dhëmbët e tu. Ati im ish shkrimtar i pafe; vëllai një flokëpërdredhur mbi supe. Nëna ishte një mbretëreshë e martuar rishtas. Unë jam kripë e futur mishit për njerëzit.

Çmimi 2,22 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Fluturimi i korbave, Bardhyl Londo

I drejtpërdrejtë në komunikim, me një këndvështrim qytetar që i shmanget patetikës, qibar në fjalë por jo i sofistikuar në konceptime, Bardhyl Londo është poet me zemrën në dorë. Ai është nga ata poetë që kanë tharm të fortë krijues, çka do të thotë afatgjatë, prandaj pavarësisht nga mosha, talenti i tyre nuk fiket.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Nata s'e mbajti fjalën, Enea Ruçi

Enea Ruçi, lindi më 26 gusht të vitit 1991. Deri në vitin 2017, ka jetuar në qytetin e Pogradecit dhe, më pas, u vendos në Tiranë. U diplomua në universitetin Fan S. Noli në degën: "Gjuhë shqipe dhe letërsi" në qytetin e Korçës. Ka qenë kryeredaktor dhe themelues i gazetës "Studenti" përgjatë viteve 2013 dhe 2014, në të njëjtën kohë ka qenë dhe kryetar i...

Çmimi 3,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000588

Botuesi: OMSCA-1

Nënë Tereza, mërmërimë shenjtoreje, poetizoi Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Pro Nobis, Jamarber Marko

Sikur të kishim pritur edhe pakNdoshta?Sikur të mos kishim pasur kaq guximNdoshta?Sikur të mos e pranonim distancën si konceptNdoshta ti tani?Nuk do të dalloje atë që rri pranë teje

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)