• Banner

Bageti e Bujqesi, Lulet e veres, vjersha te tjera, Naim Frasheri
  • Bageti e Bujqesi, Lulet e veres, vjersha te tjera, Naim Frasheri

Bagëti e Bujqësi, Lulet e verës, vjersha të tjera, Naim Frashëri

Në lirikën e tij është përfaqësuar njeriu i asaj kohe me një kompleksitet ndjenjash e mendimesh, me vrulle të papërmbajtura patriotike dhe ndonjëherë me rënie shpirtërore për jetën personale, i etur për dituri e përparim dhe i trazuar nga ndjenja e paragjykime mistike.

46,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bagëti e Bujqësi, Lulet e verës, vjersha të tjera
Origjinali: Bagëti e Bujqësi, Lulet e verës, vjersha të tjera
Gjinia: Poezi
Autori: Naim Frashëri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2001
Fq. 144
Pesha: 0.181 kg.
ISBN: 978-99927-47-33-1

Mbi librin

Lirika zë vendin kryesor në krijimtarinë e Naimit, sadoqë poema epike "Historia e Skënderbeut" është një nga veprat e tij më të rëndësishme. Por edhe këtu, pjesët më të qëlluara janë ato lirike. Veprat kryesore të lirikës së Naimit janë poemat "Bagëti e Bujqësi" dhe "Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve", përmbledhjet "Lulet e verës", "Parajsa dhe fjala fluturake", si dhe disa vjersha për shkollat.

Në këto krijime Naimin e gjejmë një poet me ndjeshmëri të madhe, me hove lirike të fuqishme, me sens gjuhësor të mahnitshëm. Në lirikën e tij është përfaqësuar njeriu i asaj kohe me një kompleksitet ndjenjash e mendimesh, me vrulle të papërmbajtura patriotike dhe ndonjëherë me rënie shpirtërore për jetën personale, i etur për dituri e përparim dhe i trazuar nga ndjenja e paragjykime mistike, me dashuri të sinqertë e të pastër për njeriun dhe me shpresë se do të arrihet mirëkuptimi dhe harmonia shoqërore, i dhënë në dashuri, por i paçliruar prej patetikes platonike, adhurues i natyrës e i fshatarit, himnizues i trimërisë e i atdhedashurisë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789992747331
ean13
9789992747331
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001972

Botuesi: Naimi

Enderrime, Naim Frasheri

Kishte gati plot një shekull që përmbledhja poetike "Tehajjulat", një nga perlat e lirikës naimiane, për shkak të barrierës gjuhësore, kishte mbetur e panjohur, thuajse e humbur për lexuesin shqiptar. Studiuesit e Naimit nuk kishin mundur të thoshin asgjë më tepër, veç të pohonin si fakt ekzistencën e saj.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2849

Botuesi: Te tjere

Histori e Skenderbeut, Naim Frasheri

Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqitë të idealizuar, duke ia kundërvënë gjëndjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës së vet. Koha e Skënderbeut përmblidhte gjithë "mirësitë" e "begatitë" atëherë mbretëronte urtësia, paqja, kamja,

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Bagëti e Bujqësi, Lulet e Verës, Naim Frashëri

Figura qendrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të...

Çmimi 46,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:
Përshtypjet (0)