Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Banner
Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet.
Dhe secili çast buron nga Krishti që takon.
Kjo botë s'ka të brendshme ta fshehë
Nuk mvesh magji drite as mister terri.
Security policy (edit with Customer reassurance module)
Delivery policy (edit with Customer reassurance module)
Return policy (edit with Customer reassurance module)
Titulli: Erotikrisht në kohën e shkruar, erërat e Erosit
Origjinali: Erotikrisht në kohën e shkruar, erërat e Erosit
Gjinia: Poezi
Autori: Krenar Zejno
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2015
Fq. 80
Pesha: 0.167 kg.
ISBN: 978-9928-113-31-9
Poemth i kristaltë
Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet.
Dhe secili çast buron nga Krishti që takon.
Kjo botë s'ka të brendshme ta fshehë
Nuk mvesh magji drite as mister terri.
Ato rrudhat brazda në të çarat e dheut
S'mbijnë asnjë brendi, janë veçse udha
E brengës sonë endacake për një krisje
Farash, që s'i mbollëm dot në këtë botë.
Botë e pabotë, rrënjëshkulura me rrënjë
Pisha, bredhi në shi, qajnë lot krokodili
Jepet ajo e gjitha në lojën që i luan rasti
Ku llavës eros i shkrehemi e shkrihemi
T'i brendashkruajmë vetvete kësaj bote
Hijë truar hiresh, ku hiri skajet shenjon.
Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet.
Dhe secili çast buron nga Krishti që takon.
Botë që krekoset kot tek shkëlqimi i yllit
Kuptimi i prajtë nga mërmërimat e pyllit
E papërgjegjshme botë, që s'din të gjegjet
Për rrëmete e zotësi me tepri, pa vetvete
Ysht të ulet sipari si një qefin triumfi fuqi
S'ka ndal ne inskenime dhe gjëmime apel
Skenë ku hyn e ndryn kortezhi i korbave
Për aktin ku ia luan fenë dhe sythit që çel
Porse aq sytha sa dëshironi t'i ketë për vete
Njeriu ia ka dalë t'i mbrojë dhe t'i mbrujë
Me eros drite brerore skrupujsh njerëzore
Epifani vajesh, akuarel, nota, penë e penel.
Çdo pikël mrekulli kristalizon çastin e vet.
Dhe secili çast kris diamantin që përfton.
Nga një sisë njeriu thithet aq afsh melodi
Sa e tërë cicërima e krejt trumbave ajrore
Por, pa një shushurimë të së parrokshmes
S'do t'jehonte askush një trajtë tingullore
Vjen një çast e llava ngop kurmin brendie
Dhe lënda kris kallëpin të urojë shtatoren
Mbarë e plastë!
Çdo pikël mrekulli shpështjell çastin e vet
Dhe secili çast shpërthen Krishtin që i përket.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2356
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2359
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Bard
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: SKU001308
Botuesi: Buzuku
Referenca: SKU000848
Botuesi: Dija-Poradeci
Referenca: SKU000957
Botuesi: Dija-Poradeci
Referenca: 2361
Botuesi: Dija-Poradeci
Referenca: SKU001775
Botuesi: Tirana Times
Botuesi: Naimi
Botuesi: Bard
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2976
Botuesi: Aleph
Botuesi: Zenit Editions
check_circle
check_circle