• Banner

Fluturim pulebardhash, antologji poetike
  • Fluturim pulebardhash, antologji poetike

Fluturim pulebardhash, antologji poetike

Në këtë vëllim do të gjeni poezi të poetëve shqiptarë si: Bardhyl Agasi, Doranin Agalliu, Edmond Agolli, Migena Arllati, Ledi Myshketa, Met Dervishi, Mimoza Erebara, Suada Kroi, Bledi Trebicka, Skënder Lazaj etj.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fluturim pulëbardhash
Origjinali: Fluturim pulëbardhash
Gjinia: Poezi, antologji
Autori: Të ndryshëm
Shtëpia botuese: Botimet Emar
Viti: 2014
Fq. 128
Pesha: 0.164 kg.
ISBN: 978-9928-4213-5-7

Mbi librin

Në këtë vëllim do të gjeni poezi të poetëve shqiptarë si: Bardhyl Agasi, Doranin Agalliu, Edmond Agolli, Migena Arllati, Ledi Myshketa, Met Dervishi, Mimoza Erebara, Suada Kroi, Bledi Trebicka, Skënder Lazaj etj.

Fragment nga libri

Jeta ime poezi (poezi nga Migena Arllati)

Jeta ime
Si cigare digjesh në këto duar,
Prushi i lehtë sa ndizet fiket
Iluzione më tymon papritur, pakujtuar

Dje isha unë
Në të njëjtën histori
Kur rrugët parakaloja
Një e nga një

Sot jam po unë
Historia ti.
Jeta ime që më dhemb
Veç tek dritë e syve tret

Nesër kush do të mbet
Veç këtyre vargjeve mbushur fletë?
Me degë dafine vijnë tek unë
Kurorë flokësh rreth engjëjsh turmë

Poezia mësuar nga Mehmeti,
Vargu huazuar nga Podrimja,
Magji kreshtash ilustruar nga Shkreli,
Skaliten poetët në ëndrrat e mia

Jeta ime poezi
Tjetër ç'mund të pres nga ti?
Vdekjen shoh larg tek rri
Shkarravis e shkruaj refren të ri

Jeta ime degë ulliri
Mbushur ëndërra e dëshira,
Përplasur vitesh po me këtë emër
Hedhur humnerash, dergjur lëndinash

Një mal me brenga në shpinë do ta hedh
Endacakut të parë eja me mua t'i them,
Monedhën e fatit të dy ta luajmë
Shortin e kësaj bote me shkelm ta gjuajmë

Një ciu atje tej s'më lë të vazhdoj
Lauresha dëgjon dhe këngën ndalon,
E bukura e shenjta poezi
Fjalë e pashkruar mos shko në harri!

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2331

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bashkekohore arbereshe

(0)

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë: Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000779

Botuesi: Cabej

Sonete, Eqrem Cabej

(0)

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...

Çmimi 700 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Albas

Ne intimitet, Rita Petro

(0)

E lirë dhe pasionante është Rita Petro në jetë, e tillë edhe poezia e saj: një rast ky atipik për letrat shqipe, kur thelbi i poezisë së një autori përputhet me thelbin e qenies së tij. Dhe rezultati është aq i perceptueshëm, sa efekti i tij gati të tremb: Rita Petro u jep shpirt pasioneve që ne të shumtit nuk guxojmë t'i rrokim as me mendje!

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

(0)

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Shpirt, i embel shpirt, Leom

(0)

Leom Kolmnela vjen me këtë vëllim me sonete, duke u përpjekur të shprehë gjithë pasionin e tij nëpërmjet tyre. Sonetet e tij dallohen për natyrën e ndjeshme, për motivin e dashurisë në të gjitha trajtat dhe për nivelin artistik.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000771

Botuesi: Onufri

Ishulli Albania, Ali Podrimja

(0)

Të shkosh në ishullin prej mishi të poetit Ali Podrimja, të dëgjosh këngën e bardit modern… të besosh... të zbulosh…të bësh diçka…të thuash…Se kur atdheu është përgjysmë, ndodh e kundërta, dhembja e poetit shtohet...

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock
chat Përshtypjet (0)