Poezi, Sokol Zekaj
  • Poezi, Sokol Zekaj

Poezi, Sokol Zekaj

O, se ç'vetmi pikon ky shi!
S'di kush më do as s'di kë dua,
Të vetmet gjëra në shoqëri
Janë pikat e ujit thua m'thua.

6,94 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Poezi
Origjinali: Poezi
Gjinia: Poezi
Autori: Sokol Zekaj
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2014
Fq. 434
Pesha: 0.402 kg.
ISBN: 978-9928-185-06-8

Fragment nga libri

Në shi

O, se ç'vetmi pikon ky shi!
S'di kush më do as s'di kë dua,
Të vetmet gjëra në shoqëri
Janë pikat e ujit thua m'thua.

Mëndafshi i mjegullës u shtrydh
Dhe uji rrodhi në përrua
Gjithë çka n'zemër dje m'u mbyll
Sot rrodhi krejt lirisht në mua.

Dhe vegimet që ndjeva dikur
Kaltri n'kristale yj'sh t'praruar,
Më ranë kësaj zalline si gurë
Pa dritë as zë nën shiun e shtruar.

O, se ç'vetmi pikon ky shi!
S'di kush më do as s'di kë dua,
Çdo gjë më shkon në det të zi
Çdo gjë m'vjen në kohë të shkuar.

Për poezinë

1.

Më ndodh ta ndjej sikur ec
Nëpër zhur,
Por dua ta ndiej sikur ec
Nëpër lëndinë
Ku diçka lulëzon, diçka
Farat ka pjekur.

2.

Le t'u ngjajë
Poezia,
Drurëve
Por jo gjetheve.

Ose edhe gjetheve
Nëse lënë një prarim
Në ditarin
e drurëve.

3.

Mandej e pastrova poemën
Dhe lashë
Veç gjërat e argjendta,

Nën kërshërinë e syve të uritur,
Fjalë pas fjale
Si orizin.

4.

Problemi nuk është
të jetoj unë
me poezinë.

Problemi është
Të jetojë poezia
Në mua.

Unë thjesht të kuptoj
Seriozitetin
E saj.

Mbi autorin

Sokol Zekaj u lind më 1948 në Koplik, Shkodër, rajoni veriperëndimor i Shqipërisë. Është autor i shumë vëllimeve poetike. Por ka shkruar dhe mjaft ese, dhe ka bërë përkthime nga poezia franceze. Gjithashtu është autor i një romani. Me librin "Vera fantastike" (2003), ka fituar çmimin kombëtar të poezisë, Pena e argjendtë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185068
ean13
9789928185068
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Nuk janë sytë e mi, Ervina Halili

Poezia e formuluar nga Ervina është krejt autentike, mbase pikërisht për shkak të shkrirjes në një të disa përvojave dhe mbresave të shfaqura në rrëfimet e përrallave të traditës dhe në kallëzimet e mistikëve sufi të Ballkanit.
6,94 CHF
More

Botuesi: Toena

Fluturimi i korbave, Bardhyl Londo

I drejtpërdrejtë në komunikim, me një këndvështrim qytetar që i shmanget patetikës, qibar në fjalë por jo i sofistikuar në konceptime, Bardhyl Londo është poet me zemrën në dorë. Ai është nga ata poetë që kanë tharm të fortë krijues, çka do të thotë afatgjatë, prandaj pavarësisht nga mosha, talenti i tyre nuk fiket.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU000768

Botuesi: Onufri

Pa formë është qielli, Ismail Kadare

Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç'është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë.
6,94 CHF
More

Botuesi: Onufri

Vepra poetike në një vëllim, Ismail Kadare

Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën "Tirana në dimër', 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: "Ëndërrimet" 1957, "Lirika", botuar rusisht, Moskë 1961, "Shekulli im", "Përse mendohen këto male", "Motive me diell", "Koha", "Ftesë në studio" janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i...
19,82 CHF
More

Referenca: SKU000140

Botuesi: Ideart

Udha, Xhevahir Spahiu

Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse.
19,82 CHF
More

Botuesi: Bard

Vjeshta është grua, Ilire Zajmi

Në poezinë e Ilire e Zajmit vërejmë një zhvendosje të kuptimeve të para të fjalëve, zhvendosje kjo e determinuar nga reagimi që shpërthen kundër robërisë, traditës, padrejtësisë etj.
6,94 CHF
More

Referenca: 2349

Botuesi: Te tjere

Rabini i pasy, Lisandri Kola

Zhapiku u kulaç si kushëriri tjetër pa këmbë mbi do gjethe të kthyera në pleh kur pa ballin tim. Fillova t'i flas. Unë jam një shpirt i rilindur. I njoh mirë dhëmbët e tu. Ati im ish shkrimtar i pafe; vëllai një flokëpërdredhur mbi supe. Nëna ishte një mbretëreshë e martuar rishtas. Unë jam kripë e futur mishit për njerëzit.
1,98 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000117

Botuesi: Ideart

Anija e gjumit, Arian Leka

Poezia e Arian Lekës, tek libri "Anija e gjumit", është sfidë magjepsëse për aventurë krijimi, kumte e zëra plot vibrime të brendshme, drithërima befasish, frike, gëzime e trishtime që frymojnë bashkë.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU000767

Botuesi: Onufri

Kristal, Ismail Kadare

Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese "Onufri" po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU000940

Botuesi: Ideart

Liber deti, Arian Leka

Arian Leka lindi në Durrës në vitin 1966. Ka botuar fillimisht prozë të shkurtër e më pas poezi, ese, roman, përkthime, vjersha për fëmijë dhe ritregime të legjendave e miteve.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU002070

Botuesi: Onufri

Poezi, Martin Camaj

Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.
7,93 CHF
More

Botuesi: Dritëro

I përndjekuri i dashurisë, Dritëro Agolli

"I përndjekuri i dashurisë" është libri më i fundit shtëpisë botuese "Dritëro". "I përndjekuri i dashurisë" është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli.
5,95 CHF
More