• Ka mbaruar
Fëmijët e natyrës, Luljeta Lleshanaku
  • Fëmijët e natyrës, Luljeta Lleshanaku

Fëmijët e natyrës, Luljeta Lleshanaku

OMBRA GVG

Po afron koha
kur poetët u rikthehen sërish stinës së zogjve
duke fshirë me mëngë gjurmët e karbonit mbi letër

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fëmijët e natyrës
Origjinali: Fëmijët e natyrës
Gjinia: Poezi
Autori:Luljeta Lleshanaku
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2006
Fq. 84
Pesha: 0.121 kg.
ISBN: 978-99943-897-4-2

Fragment nga libri

Zogj dhe karbon

Po afron koha
kur poetët u rikthehen sërish stinës së zogjve
duke fshirë me mëngë gjurmët e karbonit mbi letër.

Ne njohim veç vendqendrimet e tyre;
harku është i ikshëm. Të njëjtin hark
bën edhe shkopi në duart e ciceronit në muze
duke u ndalur çdoherë në të njëjtat pika:
Vaterlo, Itakë, Kajro e Berlin...

Atje ku historia, e imja dhe e gjithkujt
ndalet një hop dhe merr frymë thellë
koha frenon.
Koha tjetër është veç tymëra, bagazhe që zbresin e ngjiten
flamuj të vegjël konduktorësh.
Koha tjetër është veç imagjinatë...

Unë s'e mbaj mend se kur ka qenë hera e fundit
që mbajta frymën.
Ishte verë. Gusht. Qielli i gërvishtur
me vija të freskëta, të kuqe, si pëllëmbë kopshtari.
Të sapomartuarit silleshin gjithë gaz rreth shtëpisë sime.
Erdhi frymëmarrja.
E vetmja pemë që fërgëllonte në fushë
i shndërroi ata në dy copa të mëdha letre
i dënoi në laradashe të përjetshme.

Meditim me shkumë në fytyrë

Një rruajtje pas pune, e përse duhet?!!
Njëlloj si im atë,
shumë kohë më parë,
para një pasqyre të venitur, plasa-plasa
si një kaçamak i gatuar pa yndyrë.
Edhe ai rruhej, tamam në këtë orë,
më një brisk që rrëshqiste nga lart-poshtë,
duke hapur një shteg të pastër nga tëmthat në mjekër
si fjalët e apostullit. E ndërsa gjuha e mbështjellë kërmill
zbrazte njërën faqe dhe mbushte tjetrën,
e folura e tij më vinte rikoshet përmes xhamit:
"Fuqia e burrit, bir, matet me gjërat që nuk bën.
Pasioni mbahet fshehur, si fruti i rrepës!"

Ishte njëlloj si të thyeje një rregull,
kur unë, vite më vonë
në mëngjes herët, pa zënë punë me dorë
nxirrja ferrën time nga lëkura
duke përdorur fshehtas veglat e tim eti.

Kur dora filloi të më dridhej, unë kërkova një zot,
Nuk qe e vështirë. Njëlloj si të kërkosh një berber, në atë lagje
që e njeh në pëllëmbë të dorës.
Ai nuk e ka zakon të të pyes: "Ç'farë mund të bëj për ty djalosh?"
Kryqi është më i vjetër se njeriu.

Dhe ja, ku jam, pa asnjë prerje,
i ndriçuar nga llamba e hipofizës në zverk.
një rruajtje e pastër- siç i thoshte im atë- i cili,
kur vdekja erdhi ta merrte,
të merrte fytyrën e tij të parruar prej ditësh
si një grumbull milingonash rreken të përmbysin në vrimë një kokërr gruri,
mblodhi shuk retinat, siç mbledh shuk pecetën
fëmija,
kur e detyrojnë të ngrihet i pangopur
nga tryeza.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994389742
ean13
9789994389742
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Lulet e egra, Emil P. Asdurian

Libri "Lulet e egra" përfshin pesëdhjetë e një poezi të zgjedhura. Ideja, ashtu si vetë libri, u ngjiz në vitet 2014 dhe 2015, me rrënjët thellë në një mall për vendlindjen, atë dashuri shpesh të pashprehur, ashtu si dhe të një kohe të vështirë, por tepër romantike, të rinisë sime, kur ndrydhur brenda një muri të betontë të një diktature, që u mundua të...
600 Lekë
More

Referenca: SKU002071

Botuesi: Onufri

Dranja, Martin Camaj

Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile".
700 Lekë
More

Referenca: SKU001542

Botuesi: Ideart

Ndreqje gabimesh, Arian Leka

Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës,...
500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Shpirt, i ëmbël shpirt, Leom

Leom Kolmnela vjen me këtë vëllim me sonete, duke u përpjekur të shprehë gjithë pasionin e tij nëpërmjet tyre. Sonetet e tij dallohen për natyrën e ndjeshme, për motivin e dashurisë në të gjitha trajtat dhe për nivelin artistik.
600 Lekë
More

Botuesi: Bard

Vjeshta është grua, Ilire Zajmi

Në poezinë e Ilire e Zajmit vërejmë një zhvendosje të kuptimeve të para të fjalëve, zhvendosje kjo e determinuar nga reagimi që shpërthen kundër robërisë, traditës, padrejtësisë etj.
700 Lekë
More

Referenca: 2089

Botuesi: Onufri

Lirika mes dy moteve, Martin Camaj

Në këtë syzim, autori i kësaj përmbledhjeje lirikash nuk qëllimon t'i paraqesë vetveten lexuesve. Nga ana tjetër, poezia nuk lyp shpjegime, edhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka. Ka vetëm një trajtë të qëllueme e të drejtë, një radhitje fjalësh, gjithmonë në gjuhën amtare.
800 Lekë
More

Referenca: 2349

Botuesi: Te tjere

Rabini i pasy, Lisandri Kola

Zhapiku u kulaç si kushëriri tjetër pa këmbë mbi do gjethe të kthyera në pleh kur pa ballin tim. Fillova t'i flas. Unë jam një shpirt i rilindur. I njoh mirë dhëmbët e tu. Ati im ish shkrimtar i pafe; vëllai një flokëpërdredhur mbi supe. Nëna ishte një mbretëreshë e martuar rishtas. Unë jam kripë e futur mishit për njerëzit.
200 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Ëndrra si re, Marg Shilipa

Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...
700 Lekë
More