• Banner

  • Ka mbaruar

Fluturimi i korbave, Bardhyl Londo

I drejtpërdrejtë në komunikim, me një këndvështrim qytetar që i shmanget patetikës, qibar në fjalë por jo i sofistikuar në konceptime, Bardhyl Londo është poet me zemrën në dorë. Ai është nga ata poetë që kanë tharm të fortë krijues, çka do të thotë afatgjatë, prandaj pavarësisht nga mosha, talenti i tyre nuk fiket.

7,29 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fluturimi i korbave
Origjinali: Fluturimi i korbave
Gjinia: Poema
Autori:Bardhyl Londo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2013
Fq. 184
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-99943-1-767-7

Mbi librin

I drejtpërdrejtë në komunikim, me një këndvështrim qytetar që i shmanget patetikës, qibar në fjalë por jo i sofistikuar në konceptime, Bardhyl Londo është poet me zemrën në dorë. Ai është nga ata poetë që kanë tharm të fortë krijues, çka do të thotë afatgjatë, prandaj pavarësisht nga mosha, talenti i tyre nuk fiket.

"Tetor tiranas. Ora pesë e gjysmë.
Gjysmë vjeshtë, gjysmë dimër,
Gjysmë dritë, gjysmë mugët.
Ti për tek unë tani je nisur
Dhe je në gjysmë të rrugës..."

Sa është ora, në ç'stinë kemi hyrë? Cilado qoftë ora dhe cilado stina, prapë në gjysmë të rrugës jemi. Dhe jo vetëm ne, por edhe kryeqytetet e popujt larg nesh. Vetë bota, vetë njeriu. Sipas gjuhës së figurshme, të cilën diplomacia e ka përshtatur nga filozofia, aspiratat e njerëzimit gjithnjë do të gjenden në gotën proverbiale gjysmë plot e gjysmë bosh... Prandaj, të lindura në një kohë të caktuar, poemat e Bardhyl Londos tash jetojnë kohën tjetër, atë të artit.

Koment nga Ali Aliu

Në takimin e parë me poezinë e Bardhyl Londos krijohet ndjesia e filozofisë dhe perceptimit të botës që e shmang strukturën e mbyllur të komunikimit dhe shprehjen e ngarkuar gjuhësisht. Në librin më të ri "Fluturimi i korbave" përfshihen shtatë poema, të shkruara gjatë dyzet vitesh, që, si zhanër i ndërmjetëm letrar , sugjerojnë vetvetiu lehtësim komunikimi për lexuesin.

E megjithatë, edhe forma e poemës në poezinë e Bardhyl Londos, edhe lloji i poezisë së shkurtë, shquhen për prirjen e lirizmit refleksiv, që bart në vete ngarkesa thellësish të cilat si shtresime, edhe mund të të rrëshqasin në leximin e parë...

Meqë në artin poetik letrar, lirikja, epikja dhe dramatikja, dallohen mes vedi veçorish të qarta dhe të sakta, megjithatë ato, në të gjitha llojet dhe zhanret, në të gjithë formatet tekstore letrare, janë prani e pleksur, e bashkëshkrirë. Pra kemi lloje, tekste ku shquhet njëra ose fryma tjetër.

Këtë veçori kanë edhe shtatë poemat e Bardhyl Londos: emocionalja, kryesisht shquhet si shenja e parë e lirikës; edhe me këtë rast perceptim- përjetimi i kohës dhe hapësirës pa kufi, perspektivë nga e cila mëton ta fokusojë dhe ta trajtësojë, ta bëjë prani konkrete objektin e frymëzimit në poemat e veta, shfaqet si truall i sigurt i Bardhyl Londos.

Lirikja dhe epikja, përplotësohen dhe diferencohen njëkohësisht, si prirje, gjatë tërë ecurisë së zërit epiko-lirik në poemat e tij: lirikja e sjell të gjithëkohshëm emocionin, epikja e kornizon në kohë dhe hapësirë. Elementi lirik, përbërës i së përjetuarës, në jetë, mëton ta evokojë botën e vet, edhe nga perspektiva gjithëkohëse... Zëri i narrator-filozofit ndërkaq, në poezinë e Bardhyl Londos, mëton artikulimin e një strukture, të subjektit të qëndrueshëm dhe të identifikueshëm...

Autori, duke i përfshirë brenda një vëllimi shtatë poemat, bën edhe rekapitullim të rrugës së vet krijuese, provokon qëndrueshmërinë e fjalës së vet poetike të një kohe me një kohë dhe ndjeshmërie të ndryshme nga ajo e periudhës kur është zënë e krijuar fillimisht; provokon fuqinë krijuese, në rrethana të ndryshme,sfidon kufizimet, lirinë e shprehjes, flijimet, për të mos heshtur; provon dhe verifikon formimin e vet me përvojat...

Dhe kësaj here jo përmes botimit të opusit krijues në tërësi, por përmes vetëm një segmenti zhanror të rrugës së vet gati dyzetvjeçare krijuese. Pra vë përballë, këtë diskurs lirik të zënë në dy kohë historikisht fare të ndryshme lidhur me lirinë krijuese,dhe kufizimet e hapjes ndaj përvojave universale...

Vepra "Fluturimi i korbave" hapet me poemën "Vajzë e vogël me jetë të madhe" (1981) që ka bartur të fshehtë në vete një dhimbje të heshtur dhe që e sjell në dritë teksti përcjellës, si pasthënie e vetë autorit, ku ndër të tjerat shkruan: "

... Në shkurt (1981) isha caktuar për të shkuar në Kosovë, nuk e mbaj mend çfarë aktiviteti ishte. Takimi u shty për në pranverë. E ngushëllova veten me të ftohtin e madh që bënte ato ditë, duke pritur kohë më të ngrohta. Por pikërisht atëherë shpërthyen revoltat në Kosovë, dhe ëndrra më e veçantë e jetës sime për të pare dhe prekur Kosovën u realizua vetëm pas hyrjes së NATO-s në vitin 1999... Por Kosova ishte brenda nesh natë e ditë.

Poema "Vajzë e vogël me jetë të madhe", që i kushtohet Kosovës, - dhunës së ushtruar nga pushteti serb, fillon nga kënga me titull "E pamundur", si këngë e dhimbshme dashurie me vargun "Po ti mos e ngri atë dorezë telefoni të thuash nuk vij sonte". Isha duke kaluar buzë Lanës, me plepat e atëhershëm të zhveshur që ngjanin si skelete anatomikë, dhe vizioni i Kosovës që jetonte brenda meje intensivisht, m'u shfaq si një dashuri e dhimbshme tragjike dhe e pamundur (sapo kisha marrë vesh përfundimisht se nuk do të shkoja kurrë në Kosovë pas atyre që ndodhën) por orientimi ishte i prerë:nuk mund të shkruanim atë kohë për Kosovën.

Me sa më kujtohet, vetëm "Zëri i popullit" e kishte këtë të drejtë... Atëherë vajzën e vogël që e vranë në Prishtinë, e mora dhe e vendosa në Borovë (Kolonjë), ku në të vërtetë nuk e di në ka ndodhur diçka e tillë. Po kjo nuk më shqetësonte fare, sepse realisht kishte ndodhur në Kosovë... Pasi e kisha mbyllur poemën, shtova dy këngët e fundit...

Të dyja janë shkruar me akrostik: e para lexon Kosovë, e dyta Prishtinë. Natyrisht në botimin në revistën Nëntori nuk janë me të zezë, siç bëhet zakonisht në këto rate... Dy javë pas botimit të revistës ku ishte poema, pothuajse nuk kam fjetur nga shqetësimi mos i kapte censura zyrtare apo ajo vullnetare, sepse për fat të keq ekzistonte edhe një censurë e tillë... Censura shqiptare censuronte Shqipërinë, censuronte shqiptarët për shqiptarët e Kosovës. A ka absurd dhe dhimbje më të madhe?".

Është refleks, ndërgjegje normale e njeriut, intelektualit, e krijuesit do të thoshim, dashuria për vendin, për kombin, për gjuhën, për historinë dhe traditën shpirtërore, kjo e Bardhyl Londos, apo ajo e Zija Çelës tek tregimi "Mermeri që pikon" dhe e autorëve tjerë për Kosovën për të përmendur poemën "Kosova" të Mitrush Kutelit, etj; është pikërisht ky mishërim i vërtetë, rrahje dhe ritëm i brendshëm i kombit që nuk kanë mundur ta heshtin, dhe ta zbehin as pushtimet e huaja as diktaturat.

Në krijimtarinë artistike përgjithësisht, e në letërsinë tonë, sidomos dëshmi të tilla, kur zëri i artistit triumfon mbi censurat ndëshkuese, aq të rrepta dhe vrasëse si në Shqipërinë e kohës, ashtu edhe në Kosovë, janë të shumta...Zhgënjimet ndërsa, sidomos të iluzioneve tona, lidhur gjithnjë me raportet Shqipëri – Kosovë për dhjetëvjetëshat e fundshekullit të kaluar dhe deri në ditët tona, shfaqen dhe ikin, por të pranishme, dritëhije...

Poemthi "Faleminderit det", i përfshirë në këtë botim mban datën 1977, që do të thotë se është më i hershmi, mbase edhe në tërë krijimtarinë poetike të autorit, në këtë zhanër. Ka gjithsej 12 këngë dhe, është poema më e realizuar artistikisht. Për më shumë, veçmas me katër këngët e para vjen përsosje estetike.

Zëri lirik me këtë rast, , në depërtim drejt vetvetes, thellimeve, arrin të shkëputet plotësisht nga të gjitha gravitacionet e jashtme. Nuk ekziston botë, sy e veshë përreth, plotësisht asgjë; është vetëm ai dhe e dashura dhe tërë gjithësia e tyre dhe për ta; është mbarë kaltërsia, hapësira pa fund që shpirtëzohet dhe merr të drejtën e heroit të tretë, të barabartë në këtë poemë. I pranishëm është edhe qielli, mbi sipërfaqen e paane të detit, të shndërruar, në nderim të bukurisë së gruas, në pistë vigane, në shtresë kristale, e ngrirë alabastër, posa shkel këmba e saj në të...

Poemthi "Faleminderit det", që në zënie, insiston të realizohet në një hapësirë të pafund, nën zotërimin sovran të vetin, hapësirë kaltërsie me tension të fuqishëm dehës, lumturonjës, vatër rrezatimi e të cilit është bukuria e gruas, përkatësisht e zërit lirik të dashuruar që e sodit tërë këtë mrekulli magjike para shikimit të tij.

Në këngën e pare të poemthit, në kontakt të pare të gruas me detin, deti ngrin, i merret fryma, si në poezinë e Safos, s'ka valë as rrudhë, është krejt rrafsh si qelqi. Dhe noton gruaja drejt thellësive, drejt ndjelljes së mjellmës, duke e mbushur hapësirën nëpër të cilën përhap dhe shpërndan gëzim dhe dashuri, edhe në këngën e dytë, në të tretën.

Ndalet diku në thellësi, mbase të prehet, të marrë një sy gjumë dhe deti, i qëndron gati me jastëk vale nën kokë, dhe si gjyshe e mire, ndër këmbë i bie dhe i bën roje...Kryesisht kjo është pamja e parë, e shtrirë brenda katër këngëve të para të poemës, "Faleminderit det" që do të ndiqet edhe nga tri pamje tjera...

Tek kënga e pestë ndodh thyerja e parë: a është e vërtetë tërë kjo që po ndodh, - fanitet dhe shigjeton vetëtimthi dyshimi i zërit lirik, dyshimi me frymën e kanunit. E dashura ndërkohë ka dalë nga deti dhe shtrydh flokët e gjata, dhe fanitja tani bën që flokët të shndërrohen në ferexhe, që është pamja e dytë, e përshfaqur në këngën shtatë.

Pamjet sakaq ndërrohen me shpejtësi dhe në sytë e folësit, vargu i stërkalave kristalore të ujit, brenda të cilave ka hyrë dielli, shfaqet duvak nusërie, pamje që e mahnit tani zërin dhe që është pamja e tretë e poemthit dramatik... Pas kësaj pason mbyllja deradiane do të thoshim e kësaj vepre:

Ikim.
Deti mes brigjesh
Sy i bukur mes qepallave u tret.
mirupafshim det!

Kush u tret? Deti në largësi, apo lumturia e syrit mes qepallave? Metamorfozimi ambivalent, mbulon e njëkohësisht zbulon çdo gjë, për arsye se çdo gjë ka marrë fund, është tretur tutje deti, tretur lumturia njëditëshe në syrin e së dashurës, në zërin e heroit, bashkë me udhëtimin drejt realitetit, mbase edhe atij kanunor dhe atij të përditshmit, brutalit...Një përmbyllje e formatit të madh, përmes pamjes së katërt të poemthit, si një pastërti estetike e përsosur...

Bardhyl Londo në thelb është natyrë e poetit refleksiv. Atë e dallon prania e rreptë e gjykimit të përhershëm, i cili, sa herë që zë fill frymëzimi, arrin ta zbusë dhe fisnikërojë emocionin. Edhe kur merr hov dhe s'përmbahet afeksioni, ai buron, vjen si ndërgjegjësim që ushtron realiteti, nga mendja para së gjithash dhe më pak nga zemra...

Edhe tensionimi që në moment gufon ritëm i vargut, më pare se buisje e papërmbajtur e tensioneve shpirtërore, del si prurje e stilit poetic të veçantë dhe parimesh të qarta estetike. I tillë është para së gjithash në lirikën e pastër, të shkurtër, që si pohim mund të duket paradoksal: poema është lloj pjesërisht narrativ që ka një nxitës konkret dhe që parapëlqen një koncept paraprak, një përmasë të qartë në kohë dhe hapësirë, një a më shumë folës.

Megjithatë, edhe tek poema "Ditë njerëzore", edhe tek e përfolura "Faleminderit det", emocioni dhe gjykimi refleksiv janë më të balancuara. Bardhyl Londo është liriku filozof, është poet që sfidon paradokse dhe absurde të jetës dhe botës ndër mote dhe shekuj. Natyra refleksive e lirikut me gjykim të rreptë, do të shquhet si e tillë me dy poemat më të fundit, "Fluturim i korbave", (1993), dhe sidomos me kryepoemën "Dhjatë e përmbysur", (2010).

Dymbëdhjetë këngët e poemthit "Dhjatë e përmbysur", në rileximin tim, më vijnë edhe si dymbëdhjetë ese poetike, eliptike, në frymën e filozofisë agnosticiste. Tingëllojnë meditime poetike për mirësinë dhe ligësinë, të ndara dhe bashkë, në armiqësi dhe bashkëveprim të përjetshëm; më vijnë si rebelim prometeik ndaj pamundësisë së njeriut për njohje e vetënjohje, për pamundësinë që të vetëdijesohet për këtë gabim të krijuesit, për gabimin qiellor.

Janë dymbëdhjetë ese poetike-filozofike për ekzistencën e gabuar, për ekzistencën si burim besimi dhe mashtrimi, shprese dhe zhgënjimi, dashurie dhe urrejtjeje; kështu që nga dhiata e këtej e po aq para saj, njeriu përballë indiferencës së Krijuesit për mizoritë e ligësisë mbi njeriun e vdekshëm, të pafajshëm e të devotshëm, në shpresë e besim të përhershëm për drejtësi që, duket se nuk do të mbërrijë kurrë...

Këtë revoltë e rebelim qiellor, metafizik, mes shenjtërve, poeti Bardhyl Londo e zbret mes realitetit tokësor, e bart krahëve të historisë dhe kohës së pafund, e vendos mes përditshmërisë së njerëzve, sjelljes dhe moralit të mjedisit, të institucioneve, përmes pamjeve dhe situatave kreative, të fuqishme estetikisht... Dhe kjo mbase mund të jetë një shteg leximi i kësaj kryevepërze.

Akrostiku ndërsa i këngës së trembëdhjetë (Falna Krisht amin), modelit të poezisë së madhe, të shtyn, si lexues, edhe një tjetër shtegu, ecjes e përsiatjes gjatë të cilit, tokësori njeri sikur pranon se është mëkatar dhe, mund të vazhdojë ëndërrimin drejt përsosjes...Ballëpërballë pra tokësori dhe qiellori, ose dëshpërimi i (pa)ngushëllueshëm i njeriut me gozhdët në shpirt, dhe indiferencës qiellore.

Edhe këtij shtegu, gjithnjë thellësish të hapësirave të pandriçuara deri në fund që i sjell parandjenjë të artikuluar me përsosmëri artistike poezia në tërësi, dhembje –klithja e njeriut jehon hapësirës indiferente. Dhe më vjen ta përfundoj leximin tim të poezisë së Bardhyl Londos me një klithje të Korneit: "Lumturi e vërtetë është të mos jesh i ndjeshëm ndaj shqetësimeve, për asgjë të mos shpresosh dhe nga asgjë të mos kesh frikë".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994317677
ean13
9789994317677
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2341

Botuesi: Toena

Shen Shiu, Bardhyl Londo

Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatu

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001761

Botuesi: Te tjere

Eliksir dashurie, Ahmet Mehmeti

Vëllim poetik me tematikë të larmishme ku dominojnë motivet patriotike, erotike, filozofike. E veçanta e këtij vëllimi është figuracioni i larmishëm, ritmika e melodika tingëlluese si dhe stili telegrafik, pa fjalë të tepërta dhe me shumë ndjenja të sinqerta.

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001640

Botuesi: Princi

Buzë të ngrira në gaz, Zef Zorba

Zef Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Lufta e Shejntë, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000690

Botuesi: Te tjere

Jusufi me Zelihane, Hafiz Ali Korca

Titulli: Jusufi me ZelihanëMë e bukura e ngjarjeve(Ahsen-Ul-Kasas)Shkruar në vitin 1215-1896Shtypur në vitin 1342-1923Autori: Hafiz Ali KorçaShtëpia botuese: A.C.D.O.S.Vendi dhe Viti: Tiranë, 2008f. 120Pesha: 0.15 kg. Mbi autor

Çmimi 5,21 
More
In Stock

Referenca: SKU000767

Botuesi: Onufri

Kristal, Ismail Kadare

Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese "Onufri" po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritëro

Prit edhe pak, Dritëro Agolli

Aspak s'e kisha menduar se do të botoja tani edhe një libër tjetër me vjersha në një kohë, kur i kam kaluar të 80 – të vitet dhe kur, siç i thotë Nilo Milto Sotir Gurrës "ata andej nga varrezat po na e bëjnë me sy".

Çmimi 9,89 
More
Në gjendje

Referenca: 2331

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bashkekohore arbereshe

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë: Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)