• Banner

Pro Nobis, Jamarber Marko

Sikur të kishim pritur edhe pak
Ndoshta?
Sikur të mos kishim pasur kaq guxim
Ndoshta?
Sikur të mos e pranonim distancën si koncept
Ndoshta ti tani?
Nuk do të dalloje atë që rri pranë teje

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pro Nobis
Origjinali: Pro Nobis
Gjinia: Poezi
Autori: Jamarbër Marko
Shtëpia botuese: PA
Viti: 2014
Fq. 100
Pesha: 0.131 kg
ISBN: 978-9951-613-13-2

Fragmente nga libri

Sikur të kishim pritur edhe pak
Ndoshta?
Sikur të mos kishim pasur kaq guxim
Ndoshta?
Sikur të mos e pranonim distancën si koncept
Ndoshta ti tani?
Nuk do të dalloje atë që rri pranë teje

Nesër ditën do ta krijoj vetë.
Në varrin më të lashtë
Robotët do të flenë.
Nesër me hap do të mat
Horizontin e vetvetes.
Në hapësirën e mendimit
Një tjetër gjelbërim.
Të tjerë udhëtarë si pemë të panjohura
Do habitin njeriun që zgjohet
Kur do të tringëllijnë
Çelësat e burgjeve të reja.

U mplaka thotë dora
Dhe shtrëngon më pak
U mplaka thotë syri
Dhe sheh më pak
U mplaka thotë mendja
Dhe do të dijë më shumë
Veç ndjenja hesht
Ndjenja e harruar.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13k)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000541

Botuesi: OMSCA-1

Hasta la vista, Petro Marko

(0)

Është romani i parë i autorit dhe më i rëndësishmi për kohën, kur e shkroi, si në rrafshin artistik ashtu dhe në atë tematik. Rëndësia e tij qëndron veçanërisht, se lajmëroi kthesën në rrjedhat historike të romanit shqiptar. Romani sjell rrëfimin e luftës në Spanjë, ku kryesisht veprojnë personazhe nga mesi i vullnetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000547

Botuesi: OMSCA-1

Cuka e shtegtarit, Petro Marko

(0)

Lart, diku në ajërFluturimi i një shpendiPërvijon shkronja dhe shkronjat fjalëDiçka do të thotë...Çudi! Krisma nuk u dëgjua.Kush qëlloi... kush?Në tokë shpendi u rrëzua(Diçka deshi të thoshte...)Po ky gjak ç'është?Ç'është kjo njollë e errëtNë gjoksin tim?Kush qëlloi... kush?

Çmimi 590 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000549

Botuesi: OMSCA-1

Thesaret e frikes, Visar Zhiti

(0)

"Thesaret e frikës" simbolizon metaforën e njeriut, krijuesit, jetën e tij, sakrificën dhe ngadhënjimin, në luftë të përhershme me padrejtësinë, me të keqen dhe vandalizmin e sistemit që përshkruhet pak a shumë si një dramë tragjikomike, madje e brishtët sepse e brishtë ishte jeta e poetit.

Çmimi 4,45 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000690

Botuesi: Te tjere

Jusufi me Zelihane, Hafiz Ali Korca

(0)

Titulli: Jusufi me ZelihanëMë e bukura e ngjarjeve(Ahsen-Ul-Kasas)Shkruar në vitin 1215-1896Shtypur në vitin 1342-1923Autori: Hafiz Ali KorçaShtëpia botuese: A.C.D.O.S.Vendi dhe Viti: Tiranë, 2008f. 120Pesha: 0.15 kg. Mbi autor

Çmimi 4,45 
More
In Stock

Referenca: SKU000770

Botuesi: Onufri

Pike e zeze ne blu, Ali Podrimja

(0)

Poezia e Ali Podrimjes është ndër të rrallat në poezinë shqipe që mund të cilësohet moderne bashkëkohore në kuptimin europian. Ajo është, herë e afërt dhe herë e ngjashme me poezinë europiane të shekullit XX, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin, në lëndën dhe në mendimin e saj, se sa në konceptet dhe konceptimet p

Çmimi 4,45 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

(0)

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...

Çmimi 6,23 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Rruges jam, Besnik Camaj

(0)

E di që tash vetëm po thur vargjepor vjen koha që do t'i mpreh mirëe t'i stolis paksa t'i marr për dore sytë kureshtarëe të zbresim bashkë shkallëvetë Shpirtit tim.

Çmimi 7,12 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Endrra si re, Marg Shilipa

(0)

Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.

Çmimi 6,23 
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)