• Banner

  • Ka mbaruar

I përndjekuri i dashurisë, Dritëro Agolli

"I përndjekuri i dashurisë" është libri më i fundit shtëpisë botuese "Dritëro". "I përndjekuri i dashurisë" është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli.

5,10 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: I përndjekuri i dashurisë
Origjinali: I përndjekuri i dashurisë
Gjinia: Poezi
Autori: Dritëro Agolli
Shtëpia botuese: Dritëro
Viti: 2013
Fq. 96
Pesha: 0.167 kg
ISBN: 978-9928-4189-0-6

Mbi librin

"I përndjekuri i dashurisë" është libri më i fundit shtëpisë botuese "Dritëro". "I përndjekuri i dashurisë" është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli. Ky libër erdhi jo vetëm si mungesë e një përmbledhje të tillë, por si një dëshmi se poeti i madh Dritëro Agolli ka shkruar më shumë poezi dashuri se cilido tjetër poet bashkëkohor shqiptar.

Libri u botua si një dhuratë e fëmijëve dhe bashkëshortes për 82 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, 82 vite të kaluara mes poezisë, prozës, gazetarisë e mbi të gjitha mes dashurisë së pamasë të familjes dhe të të gjithë lexuesve të tij besnikë.

Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit; dashurinë e pafat që përjeton drama dhimbjesh; zbërthimin e gjendjes shpirtërore;përplasje emocionesh në momente të kundërta; gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë botë.

Janë mbi 50 vjet poezi dashurie, të cilat tregojnë dhimbjen, gëzimin, emocionin e shkrimtarit Dritëro Agolli. Të gjitha këto të përmbledhura, si asnjëherë më parë në një botim të vetëm, ku cilido e gjen veten mes rreshtave të poezive.

Si asnjëherë më parë, libri "I përndjekuri i dashurisë" vjen i shoqëruar me një CD në të cilën janë të regjistruara poezi të recituara nga vet shkrimtari Dritëro Agolli. E kjo mund të jetë dhurata më e bukur për të dashurit tuaj, një përmbledhje me poezi dashurie e një CD me zërin e veçantë të Dritëro Agollit, i cili reciton poezitë e tij. Libri vjen pikërisht në një kohë kur zënkat, debatet, mërzia, inatet e mëritë kanë zënë rrënjë të forta në shoqërinë tonë.

E në këtë kohë kur njerëzit janë bërë më të distancuar nga njëri – tjetri, përmbledhja "I përndjekur i dashurisë" është ilaçi më i mirë për të kuruar shpirtrat e trazuar dhe për të risjell tek to, ndjenjën më të bukur: dashurinë, të cilës Dritëro Agolli nuk do lodhet asnjëherë së shkruari.

 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928418906
ean13
9789928418906
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000750

Botuesi: Onufri

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.

Çmimi 17,00 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001891

Botuesi: Dritëro

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Dritëro Agolli

Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari "në vijë", romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin. Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000779

Botuesi: Cabej

Sonete, Eqrem Çabej

Ç'ëndërr kërkoj në ty, o pjekëgjata? Të qënët bashkë, mate qetësie; Harresë bote, kopshte plot me hie. Të qënët vetëm e të larga dhata. Endër të thellë si s'e jep dot nata, As gaz as helm, po gjerësi të qetë. Gurrë të verës ku të shuaj etë; Çdo gjë që humba e çdo gjë që pata...

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2089

Botuesi: Onufri

Lirika mes dy moteve, Martin Camaj

Në këtë syzim, autori i kësaj përmbledhjeje lirikash nuk qëllimon t'i paraqesë vetveten lexuesve. Nga ana tjetër, poezia nuk lyp shpjegime, edhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka. Ka vetëm një trajtë të qëllueme e të drejtë, një radhitje fjalësh, gjithmonë në gjuhën amtare.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Si shpend i ngujuem, Havzi Nela

Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Anima Mundi, Moikom Zeqo

Hapja e këtillë e librit është palimpsest i palimpsesteve, ose kryepalimpsest, si një pohim të cilin do ta dëshmojë me shembujt e shumtë që do t'i ofrojë në krijimet e tij. S'do mend, pas gjithë ecurisë konkretizuese me anë të rishkrimit të kësaj bote, në fund ai e mbyll me palimpsestin e mikut të tij virtual, Makabe Zaharisë, për ta ripohuar rishtazi...

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2341

Botuesi: Toena

Shen Shiu, Bardhyl Londo

Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatu

Çmimi 3,40 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2132

Botuesi: Botimet Dudaj

Trajektorja e eres, Migena Gjoka

Erdhi kometa nga yllësitë e mistershme,Solli grimca që s'mbetën të tilla.U ngjizën grimcat, lëshuan zgjatime,Të etura u trupëzuan nga mrekullia e krijimit. Ndaj gjithësisë hiqemi mospërfillës,Ne qeniet e rastësishme të kozmosit.Lindëm siç lindin yjësitë, galaktikat,Krijuar krejt papritur si rastësi e domosdoshme.

Çmimi 4,68 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)