• Banner

  • Ka mbaruar

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...

7,77 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Pothuajse dje
Origjinali: Pothuajse dje
Gjinia: Poezi
Autori: Luljeta Lleshanaku
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2012
Fq. 106
Pesha: 0.20 kg.
ISBN: 978-99906-054-9

Komente mbi librin

"Ne ndjehemi të bekuar që znj. Lleshanaku na ka ftuar në ngritjet dhe uljet fluturuese në pistën e shpirtit të saj."

Dana Jennings, New York Times

"Por Lleshanaku është edhe origjinale... Këmbëngulja e tiranit për të mos lejuar asnjë centimetër "privaci", sjell pasojën e paparashikuar prej tij, atë të lindjes së domosdoshme të shkrimit të poezive të fuqishme që i rezistojnë kohës, të cilat ruajnë në vetvete diçka të pasundueshme, pikërisht saktësinë."

Sean O'Brienn, The Guardian

"Përmbledhja e parë e poetes Luljeta Lleshanaku e botuar në Britani është një zbulim. Poezitë janë të pazakonta dhe kumbuese në këto përkthime, të mbushura me objekte dhe shpirtra, të transformuara në diçka flatruese, të ngjashme me metaforat e Shagallit... Gjuha këtu, si në prozën e Gogolit, është një mënyrë për të krijuar një jetë të re dhe një destinacion të ri, që të shpie përpara dhe jashtë kësaj bote gjysëm misterioze dhe ciklike."

Sasha Dugdale, Poetry Nation Review

"Hapësira në poezitë e saj është si pika zero që mund të shohë vetëm jashtë vetes, në të gjitha drejtimet njëkohësisht. Por poetja sheh brenda përtej paradoksit, dhe në vend të gjykimit, ajo gjen pranimin... Një shprehje e zakonshme në këto poezi, mund të zbulojë një konkluzion abstrakt krejt ë paparashikueshëm..."

Nga fjala e jurisë në dhënien e çmimit ndërkombëtar "Kristal Vilenice 2009" në Slloveni

"Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur..."

W. N. Herbert, Poetry London

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000118

Botuesi: Ideart

Avangarde engjejsh, Agron Tufa

Agron Tufa ka studiuar për gjuhë dhe letërsi në Fakultetin Filologjik të Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë "Gorki" 1994 – 1999, Moskë. Studimet pasuniversitare i kreu për Filozofi artesh në Institutin e Kulturave Europiane 1999 - 2001, ku dhe magjistroi. Është lektor i Letërsinë së Huaj të shekullit XX në UT.

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000767

Botuesi: Onufri

Kristal, Ismail Kadare

Botimi i librit poetik "Ca pika shiu ranë mbi qelq" të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese "Onufri" po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001003

Botuesi: Te tjere

Thembra e Akcilit, Agron Tufa

Prozat e shkurtra të këtij libri kanë një dallim thelbësor nga krijimtaria ime artistike në poezi, prozë të gjatë apo ese. Diku më shumë, diku më pak, në këto proza të shkurtra ndërthuren elemente dhe të poezisë, dhe të prozës romanore, dhe të esesë.

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001542

Botuesi: Ideart

Ndreqje gabimesh, Arian Leka

Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës,...

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2627

Botuesi: Onufri

Kohe per askund, Arben Shehi

Duke hedhur këto shënime kam menduar se nëse shprehja e njohur "poezia sidoqoftë është një pasqyrë e vogël e vetë poetit" ka pjesë të së vërtetës, kjo është padyshim e vërtetë edhe për Arben Shehin. Një poezi thellësisht lirike e plot kontraste, një pasqyrim i plotë i lirisë, si dimensioni i tij më i qenësishëm.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2248

Botuesi: Botimet Dudaj

Puthja e fundit, Irma Kurti

Vëllimi poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston.

Çmimi 2,78 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Qyteti tjetër, Artur Balli

Prej fillimit dhe deri në botimin e këtij libri, kam ndjekur plot kureshtje dhe emocion, krijimtarinë poetike të Artur Ballit si dhe shqipërimet e tij të shkëlqyera të poezisë madhore të romantikëve anglezë dhe, pothuaj, në çdo rast jam befasuar me temperamentin dhe dhuntitë e tij të lakmueshme poetike.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vrima, Rita Petro

Autorja triumfon artistikisht me veprën e saj falë lirisë së egos që ka, jeton diku ku nuk ka smirë, egoizëm, vrasje, kriza, ajo bën jetën nën mbretërinë e pakushte të pasionit, diku në thellësinë e natyrës njerëzore, ku s'ka ideologji as diktaturë, kah nuk ka qarkulluar bibël as kuran.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Nata s'e mbajti fjalën, Enea Ruçi

Enea Ruçi, lindi më 26 gusht të vitit 1991. Deri në vitin 2017, ka jetuar në qytetin e Pogradecit dhe, më pas, u vendos në Tiranë. U diplomua në universitetin Fan S. Noli në degën: "Gjuhë shqipe dhe letërsi" në qytetin e Korçës. Ka qenë kryeredaktor dhe themelues i gazetës "Studenti" përgjatë viteve 2013 dhe 2014, në të njëjtën kohë ka qenë dhe kryetar i...

Çmimi 3,33 
More
Në gjendje

Lufta e Shejntë, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000588

Botuesi: OMSCA-1

Nënë Tereza, mërmërimë shenjtoreje, poetizoi Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Album i brengës më të thellë, Edmond Tupja

Në përgjithësi, familja, si edhe farefisi i një fëmije me autizëm, kur është e mirinformuar për këtë sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Kështu, edhe ne, Xhilda e unë, gjyshet e gjyshërit e Gesit, të afërmit e tjerë deri edhe fqinjët, kurrë nuk kemi reshtur së faluri dashuri Gesit.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)