Titulli: Lëng argjendi
Origjinali: Lëng argjendi
Gjinia: Poezi
Autori: Rudi Erebara
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2013
Fq. 144
Pesha: 0.18 kg
ISBN: 978-9928-4115-6-3
Fragmente nga libri
Kur ne të dy nuk kishim adresë U puqën dy skajet e materies,u ndez një dritë e fortë si dyshim,dhe ne vendosëm të ndahemi,dy lëvozhga që rrojnë,mbi ujë të qetë pasdite.Asgjë nuk u mat me humbjen tonë,asgjë nuk u rrit.Kufijtë e caktuar nga ne,si fëmijë u rritën,bënë nga ne, atdhe me një emër,ku ne të dy nuk kishim adresë. Atje në një vend pa sy,si në website të dy ne,qamë për një humbje më të lumtur.Për një orë tjetër,për një sahat të ndërtuar ndryshe,që ti maste rrugët tona,si një masë e re,ku koha nuk ka humbje. 1998, North Carolina, High Point Dita e paktë Kur po soset gota,sus po rri njeriu,në fund të reve e tymit,ngjitur me tavolinën.Pasdita bie,fytyrat e kurvave spanjolle,shkëlqejnë si hënëza brune,faqeve të gotës.Dita më e vogël,si borxhin e fundit që të kanë,duket sikur ta falin,për mëshirë: sex dhe kohë e humbur.Buka e re,fle në tavolinë,e si radio e majit të 1945-ës,transmeton pas seksit mesazhin e paqes.Dita e paktë,është një ditë e mrekullueshme për luftë.
NY, 1999