• Banner

Njeriu ne sfere, Myftar Gjana

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 5,48  Up to 16,44 

Ajo më kërkon zinxhirë të artë,Varëse dhe parfume,Pasdite familjare dhe llomotitje,Ndërsa unë sjella nga udhët e gjata ajroreLule, albume, libra në gjuhë të huaj,Të pluhurosura me kundërmim qytetërimesh.

5,55 
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Njeriu në sferë
Origjinali: Njeriu në sferë
Gjinia: Poezi
Autori: Myftar Gjana
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2006
fq. 104
Pesha: 0.15 kg
ISBN: 978-99943-42-06-1

Fragment nga libri
Monolog para kthimit Ajo më kërkon zinxhirë të artë,Varëse dhe parfume,Pasdite familjare dhe llomotitje,Ndërsa unë sjella nga udhët e gjata ajroreLule, albume, libra në gjuhë të huaj,Të pluhurosura me kundërmim qytetërimesh. Në një terrakotë mishi shndërrohet ajoDhe zemërohet me fustanet e paleshura,Me flokët e saj të palyer kurrë,Me pasditet komforte në plogështi kuzhine,Me netët stërgjumëshe dritarembyllur. Më ngjan shpesh me një mace gjumi,Që kundron me nge televizionin,Pa kuptuar asgjë nga humbja e shqisave,Mes flautit asgjë nga humbja e shqisave,Mes flautit të cijatjes së minjve. Mbi librin Myftar Gjana lindi më 10 maj 1960 në qytetin e Peshkopisë. Gjimnazin e kreu në qytetin e Kukësit në vitin 1978, ndërsa studimet e larta i kreu në vitet 1986 – 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Nga viti 1991 – 1992 ka qenë kryeredaktor i gazetës "Kosova", ndërsa në vitet 1992 – 1996 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme si drejtor i Drejtorisë së Shtypit. Në vitet 1993 – 1994 kreu Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike në Maltë, ku fitoi edhe gradën "Master në Diplomaci". Në vitet 1996 – 1997 ka punuar në Kuvendin Popullor në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Informacionit dhe Dokumentacionit. Në vitet 2000 – 2001 ka punuar si administrator në Bibliotekën Kombëtare. Vitet e fundit është inxhinier në profesion të lirë. Vepra të autorit: Elipsi i humbjes, poezi, 1993Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, 1995Sa një pasthirrmë kam jetuar, poezi, ribotim i përmirësuar, 1997 Përkthime: Arti i të dashuruarit, Erich Fromm, 1997Origjinat e totalitarizmit, politologji, Hannah Arendt, 2001Poezi të zgjedhura, David Lourens, 2002Ese të zgjedhura, estetikë, Oscar Wilde, 1998Konflikti i qytetërimeve, politologji, Samuel Huntington, 2002  

Detajet e librit
2940
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2331

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bashkekohore arbereshe

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë: Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2336

Botuesi: Skanderbeg Books

Robi i manive, Timo Flloko

Orët e gjata vonë përcjell,Gjumin mposht në rrekje,Mbahu, them, do flesh pa fund,Gjumi është vdekje...! Sa herë ndodh të më mashtrojë,Tinëzisht, si t'ish dehje,I tromaksur ngrihem në çart,Gjumi është vdekje...! Kur më merr, më vë poshtë,Më përhumb në prehje,Nëpë ëndrra druaj, mosZgjimi është vdekje...!

Çmimi 7,77 
More
In Stock

Botuesi: Onufri

Këngë e verdhë zogu në mesnatë, Alisa Veliaj

Poezitë e Velajt botohen gjerësisht në gazeta dhe revista në gjuhën angleze, por jo vetëm. Në vitin 2014, Alisa Velaj ka hyrë në shortlistën e çmimit prestigjoz të poezisë “Erbacce Prize Poetry Award” në Angli. Në fushën e studimeve letrare, Velaj mban titullin shkencor “Doktore e Shkencave Filologjike”.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Jubileu i shiut të çmendur, Skënder Buçpapaj

Skënder Buçpapaj e përfshin të gjithë leksikun e gjuhës shqipe, në mënyrën më elegante supreme, mjeshtër i metaforave dhe asosacioneve, mjeshtër i figurave të kuptimit e shqiptimit poetik, mjeshtër i kontrasteve, duket se i ka shterur të gjitha fjalët e kësaj jete, asnjë objekt i kësaj bote s'ka mbetur jashtë orbitës së poetit pa u përmendur.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000588

Botuesi: OMSCA-1

Nënë Tereza, mërmërimë shenjtoreje, poetizoi Visar Zhiti

Duke përfituar nga një zbutje e përkohshme e luftës së klasave, ndryshe nga dy vëllezërit më të mëdhenj, arriti të fitojë një të drejtë studimi në Universitetin e Shkodrës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 1979 arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë, të shprehura në poezitë e tij.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)