• Banner

Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore, Shkelqim Cela
  • Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore, Shkelqim Cela

Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore, Shkelqim Cela

2511

Njëzet shkaba po thinjen mbi rërë,Presin Prometetë e tyre, s'denjojnëCopë – copë t'ma bëjnë mëlçinë,(edhe zemrënë)

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 3,80 GBP Deri në 11,39 GBP
3,85 GBP
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore
Origjinali: Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore
Gjinia: Poezi
Autori: Shkëlqim Çela
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2012
Fq. 116
Pesha: 0.15 kg
ISBN: 978-99956-847-3-0

Fragmente nga libri

Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore Paskërka pllakosur paqja rreth e rrotullme ecje rastësore dhe pishtarë gramishteshqë netëve xixëllimtare nuk i ndez njeri,plumbat gjurmëlënës u bënë xixëllonja,pemët gjetherënëse seanca striptize,kallamishte rëre ndryjnë ca të fshehtapor fyej me to nuk do bëjë njeri.Dhe unë qenkam plakur, plakur posi misratme mustaqet tharë e verdhur nga duhani,helmeta u bë hënë dhe vezmet nën shkurrishtengjyrosur si për pashkë do t'i gjejnë fëmijët. Dremisin vija uji që n'ëndrra u dalinrrëmujat në të ri kur ishin transhe,ushtarët bërë ujëra proverbash që nuk flenë,mugull që s'e di si mugullon është paqjaplagët i kullon me rrëshira drurësh,dhe mua më vjen turp, veç vrimës drejtvizoretë thjeshtë nëpër kafkë s'kam dot tjetër plagësë mbari ta tregoj, se plagët e thjeshtapaqja s'i përfill, do plumbin e ngadaltë,plumbat e avashtë hapin plagë skenike,petale të mbushura me kadife prej gjakufestiv nëpër jastëqe gjoksesh luanor,por unë atyre gjithnjë u shpëtova,më jepnin sekondën e gjatë për t'u fshehur,veç atij të shpejtit, vetëtimë gjarpriqë aq shumë i donte mendimet e miasa medoemos në tru desh të futejdhe e bëri një ditë, si kirurgu mjeshtër,më la veç një sumbull qershie mbi tëmth,qershi për majëtortat e banketit të kufomaveqë në Eleusis vazhdon ka tre mijë vjet. Pas pak tetës Kapur pas rrjetës së natës, pasditjaPërpërlit argjend,Luspa trotuari më largojnë nga ti,Nga vetja jote' fundit,Me një sy të ri i dalë tash vonëQë ndryshe më shikonNga të dy të vjetrit,Që më deshën e ngadalë u zhytënNë shkretinë e ballit. Shpërfillëse Njëzet shkaba po thinjen mbi rërë,Presin Prometetë e tyre, s'denjojnëCopë – copë t'ma bëjnë mëlçinë,(edhe zemrënë) Vranum e plagur Nuk jam i vranum, miku im, jam një re,Që hesht pas vetëtimësE vranimi m'ësht' një mënyrë e të qenit, E kam një shpjegim, të bukur si lule funerali,Që i sqaron të gjithaDhe prehet në fund mbi rrëfimin si fleta mbi rrasën e gurit, Dhe dija do na plakë të dyve, miku im, si një shi i përbashkët,Do lagë gjymtyrët e saj, bisht sirene,Dija e tepërt të dyve do na plagë, o mik i largët...  

Detajet e librit
Tirana Times
2511
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Vepra poetike ne nje vellim, Ismail Kadare

(0)

Janë përfshirë poezi të shkruara mbi 60 vjet më parë duke u mbyllur me poemën "Tirana në dimër', 2005. Veç përzgjedhjes nga librat e njohur si: "Ëndërrimet" 1957, "Lirika", botuar rusisht, Moskë 1961, "Shekulli im", "Përse mendohen këto male", "Motive me diell", "Koha", "Ftesë në studio" janë përfshirë dhe poezi të panjohura, nxjerrë nga arkivi privat i...

Çmimi 15,38 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001983

Botuesi: Vernon Publishing

Kenge te reja, Migena Ramaj

(0)

Migena Ramaj është një emër i ri në fushën e letrave në shqip me një përfshirje të konsiderueshme në prozë, e veçanërsisht në poezi. Është autore e "Melodia e dashurisë sime", botuar më 2005 dhe ribotuar më 2011; autore e vëllimeve me poezi: "Mesi i dhimbjes", "Midis ëndrrës".

Çmimi 3,85 GBP
More
In Stock

Botuesi: Onufri

Vetem te vdekurit pendohen, Skender Bucpapaj

(0)

Është poemë për Nënën e poetit dhe poemë që eksploron enigmën e jetës, një obsesion eternal i poetëve, të cilët ndihen mbi tokë si zëdhënësit e të Plotfuqishmit, sepse arrijnë t'i sendërtojnë ndjenjat, t'i bëjnë të prekshme e vajtuese vuajtjet, pikëllimin, të zëshëm gëzimin, simbolet abstrakte të universit e gjithësisë.

Çmimi 5,38 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ndalohen te huajt, Gezim Kikija

(0)

Sapo kishte ngjitur shkallën e fundit, kur këmbët i ngecën në vend. Përpara tij, mu në hyrje të urës, qëndronte një tabelë e madhe: "Ndalohen të huajt!". Një herë deshi ta shpërfillte atë urdhër të kobshëm.

Çmimi 3,85 GBP
More
Në gjendje
chat Përshtypjet (0)