Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Ka mbaruar
Puthja e fundit, Irma Kurti
  • Puthja e fundit, Irma Kurti

Puthja e fundit, Irma Kurti

2248
Vëllimi poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 2,74  Up to 8,22 
2,78 
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi
Titulli: Puthja e funditOrigjinali: Puthja e funditGjinia: PoeziAutori: Irma KurtiShtëpia botuese: DudajViti: 2007Fq. 88Pesha: 0.10 kgISBN: 978-99943-0-017-4 Mbi librin Vëllimi poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston. Komente mbi librin "Ajo çka i lidh poezitë e Irma Kurtit janë rravgimet e dashurisë, të cilat nga libri në libër janë bërë nyje e vetme e pashpleksur, e ngjitur nga një lloj mërzie, e veshur me lirizëm. Përvoja me muzikën e ka pasuruar dhe ridimensionuar vargun e saj të hapur, të sinqertë dhe dialogues." Gazeta "Shekulli" "Irma Kurtin mund ta lexosh menjëherë, sepse poezia e saj e thjeshtë nuk të lodh. Dhe jo vetëm nuk të lodh, por sereniteti dhe çiltërsia e saj të afrojnë gjithmonë me atë që kërkon lexuesi: thjeshtësinë dhe depërtimin e thjeshtë në ndjenjë. Dhe ajo ka meritën se dhimbjen e vet ta përcjell lehtë, pa të ngarkuar. Ajo të kumton thjeshtë një ndjenjë ndryshe." Gazeta "Korrieri"  
Detajet e librit
2248
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Qielli s'pranon arna, Anila Kruti

"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.
Çmimi 4,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Fluturimi i korbave, Bardhyl Londo

I drejtpërdrejtë në komunikim, me një këndvështrim qytetar që i shmanget patetikës, qibar në fjalë por jo i sofistikuar në konceptime, Bardhyl Londo është poet me zemrën në dorë. Ai është nga ata poetë që kanë tharm të fortë krijues, çka do të thotë afatgjatë, prandaj pavarësisht nga mosha, talenti i tyre nuk fiket.
Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Princesha ime, Astrit Balliu

Astrit Balliu ka lindur në fshatin Muhurr të rrethit të Dibrës më 05.05.1973, ku edhe ka kryer shkollën fillore. Braktis bankat e shkollës në vitin e tretë të gjimnazit për të marrë rrugën drejt Greqisë ku dhe jeton prej 22 vitesh. Tradita familjare dhe ajo e zonës kanë ndikuar në dashurinë për të krijuar vargje.
Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000549

Botuesi: OMSCA-1

Thesaret e frikës, Visar Zhiti

"Thesaret e frikës" simbolizon metaforën e njeriut, krijuesit, jetën e tij, sakrificën dhe ngadhënjimin, në luftë të përhershme me padrejtësinë, me të keqen dhe vandalizmin e sistemit që përshkruhet pak a shumë si një dramë tragjikomike, madje e brishtët sepse e brishtë ishte jeta e poetit.
Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000605

Botuesi: Toena

Zbathur, Flutura Acka

Në tempullin e poezisë janë të paktë xhonglerët e fjalës. Flutura Açka është një e tillë. Poezia e Açkës spikat për parapëlqimet drejt një vargu me ngarkesa të epshme figurative, me prapthina e përmbyllje të befta. Të shkruash bukur nuk është e lehtë.
Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Tingujt e shpirtit, Mimoza Pulaj

Vëllimi i Mimoza Pulajt e ka aromën e vet të papërsëritshme. Aromë lirizmi, aromë çiltërsie, aromë dashurie për jetën dhe për vlerat njerëzore që shfaqen në metrikën e goditur të vargjeve (vargje të lira, po që kanë ritmin e tyre dhe që ndjekin mendimin) dhe në veshjen e figurshme që është një me shpirtin e brendshëm të poezisë.
Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Në orën moderne të Perëndive, Nurie Emrullai

E tërë poezia e Nuries është në thelb dashuri, një dashuri që e shumfishon veten. Madje edhe zgjatimet e inatit e protestës ndaj mendësisë "maçiste", ndaj fatthënës kursimtare kundruall gruas, s'janë veçse prodhime të një dashurie elementare, të një dashurie që e sheh me keqardhje botën e dalë boje e që vjen si grumbullim i vjetër, i brezit të gjyshes, i...
Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Follow us on Facebook