Palimpsest, Martin Camaj
  • Palimpsest, Martin Camaj
  • Palimpsest, Martin Camaj

Palimpsest, Martin Camaj

SKU002072
Onufri

Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.

4,25 GBP
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Palimpsest
Origjinali: Palimpsest
Gjinia: Poezi
Autori: Martin Camaj
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 152
Pesha: 0.21 kg
ISBN: 978-99956-87-74-8

Komente mbi librin

"Ka rrethana në jetën e njeriut që ky don me i harrue. Porsa qet kryet një këso ngjarjesh në kujtesën e tij, ai e ndrydh, për shpirt kishte me e nxjerrë me gjithë rranjë prej fundit të zemrës, por s'ban! Papritmas kujtimet e pakënaqshme mbijnë dikund ku as ndërmend nuk të shkon, shpesh si shfaqje negative, për shembull, në marrëdhënie me të tjerët. Nëse kjo vetje që don me harrue diçka është krijues, këto ngjarje të pakandshme i shfaqen pavetëdishëm në krijimet e tij në letërsi, për shembull, ose në pikturë apo në tinguj. Ky lloj arti del tepër i kapërthyem, por nëse ashtë vërtet art, del në trajtën e vet i harmonishëm. Me zbërthimin e këtyne krijimeve artistike merren gjurmuesit, kritikët e bile tash së fundi dhe psikologët dhe aty këtu ndonjë gjuhëtar. Unë nuk i përkas kësaj rigate njerëzish, as si krijues, as si gjurmues. Poezia ime rrjedh nga ato rethana jete që unë dua t'i kujtoj!"

Martin Camaj

"Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer (Qyteti). E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer. Në mëngjes krijimi shqiptar i kryer në qytet të huaj gjendet në një mjedis të shkretuar receptimi, përballë kategorive intelektuale të komercializuara nga sistemi - nëpunës, tregtarë që e shohin, por nuk e kuptojnë veprën poetike, studentë të dogmatizuar me peshën "gur" të librave shkollorë dhe shënimeve që mpijnë vullnetin për të krijuar.Rikthimi i fjalës mes atyre që flasin të njëjtën gjuhë me të ishte brenga dhe pengu që Camaj i la lexuesit të ardhshëm."

Dr. Blerina Suta

"Palimpsesti i zbulon Camajt misterin e mjeshtërisë së poetit, enigmën e asaj që ai kërkon në poezi. Enigma, sikundër shprehet vetë Camaj, qëndron në "një shkronjë": sigurisht që është fjala për shkronjën që gjendet poshtë asaj të dukshmes. Për "shkronjën" e cila e lë tekstin poetik të hapur, e bashkë me tekstin edhe intepretimin për të. Por, njëkohësisht, i jep fjalën drejtshkrimin gegë "shkrojë", Camaj e ka fjalën edhe për "të shkruarit" e për "shkrimin" në përgjithësi. Si edhe, pa dyshim, për mundin e poetit në kërkim të shkronjës dhe të shkrojës së saktë. Në këtë pikë, poetika e palimpsestit na zbulon gjithë arsyen dhe forcën e saj. Pa llogaritur që vetë kënaqësia e deshifrimit vjen e bëhet një poetikë më vete."

Prof. Dr. Ardian Marashi

"Lexuesi ka me e pa se në këtë "Palimpsest", magjia e fjalës mbërrin me e risemantizue atë, tue kthjellue të përtejmën e tue zbehë të këtejmen. Në vetminë e tij, poeti nuk ankohet dhe ma së shumti ia beson titujve mesazhin e vet, i cili nuk ka asgja politike apo shoqnore, nuk ka asnji ngjyrë retorike, por zbulon nji vuejtje të qetë që e ban me lundrue në kohë, deri te caku i vet... Kam shpresë se lexuesi i ri ka me ndërmarrë nji udhtim të mundimshëm e të frytshëm në arkipelagun hermetik të Camajt, tue lexue te lamtumira e tij e pathanun nji mirëseardhje të re. "Kush ëstë ai zog në Mistral?" - pyet Camaj, e ne e dijmë se kjo erë që fryn prej veriperëndimit sjell të ftohtin në Mesdhe. Ai zog në Mistral asht vetë poeti që zbret prej veriut në tokën e vet në kërkim të nji Fjale që flen brenda nesh."

Prof. Dr. Ardian Ndreca

 

Detajet e librit
SKU002072
0

Të dhënat

Autori
Martin Camaj
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Lulet e egra, Emil P. Asdurian

Libri "Lulet e egra" përfshin pesëdhjetë e një poezi të zgjedhura. Ideja, ashtu si vetë libri, u ngjiz në vitet 2014 dhe 2015, me rrënjët thellë në një mall për vendlindjen, atë dashuri shpesh të pashprehur, ashtu si dhe të një kohe të vështirë, por tepër romantike, të rinisë sime, kur ndrydhur brenda një muri të betontë të një diktature, që u mundua të...
5,10 GBP
More

Botuesi: Irisoft Education

Romancë Divjakase, Miço Mone

Ashtu si më bënë mua të më lindë ky monolog, mbas çdo takimi nga largë me këto tre shtojzavalle dhe hedhja me një frymë në telajo, që konkretizuan një nga ekspozitat më të bukura për mua. Këto tre elementë, poezia, monologu im në prozë dhe pikturat e kësaj stine të lirisë, do tju bëjnë të ri jetoni këtë perlë lirie, që ishte në shpërthimin e saj dhe që...
5,95 GBP
More

Referenca: 2902

Botuesi: Te tjere

Rilind mbi petale, Tea Vreko

Përkundur mbi petale trëndafili,Ngjizur nga pasioni i vesës së mëngjesit,E brishtë si një flutur krahëshkruar,U çorra gjembash në kërcell jete...
3,40 GBP
More

Imgur, Skënder Buçpapaj

Skënder Buçpapaj e përfshin të gjithë leksikun e gjuhës shqipe, në mënyrën më elegante supreme, mjeshtër i metforave dhe asosacioneve, mjeshtër i figurave të kuptimit e shqiptimit poetik, mjeshtër i kontrasteve.
8,50 GBP
More

Botuesi: Onufri

Poezi të zgjedhura, Luljeta Lleshanaku

Poezi të tilla që vijnë si rezultat i një nevojë të brendshme të përzier me imagjinatë, që në dukje s’pyesin fare për lexuesin apo kritikën dhe që sigurisht që nuk u bëjnë fresk atyre, të qarta dhe në masë të madhe të pasforcuara– e çojnë Lleshanakun afër poetëve të mëdhenj të Evropës Qendrore dhe Lindore, si: Ahmatova, Herbert, Holub, Szymborska, Zagajewski
8,50 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Ëndrra si re, Marg Shilipa

Marga qëndis si nikoqire e mirë një oqean të thellë ritmesh e ndjenjash, duke ia dhuruar lexuesit me forcën dhe delikatesën e gruas. Ajo end ngadalë, vargje pa bujë, shpesh herë e mbyllur brenda guaskës intime, ashtu si zogjtë thurin me art majë pemëve të larta foletë e tyre, për të qenë më pranë yjeve dhe qiellit.
5,95 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.
5,10 GBP
More

Referenca: SKU002030

Botuesi: Onufri

Rrathe, Martin Camaj

Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëherë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani "Rrathë" është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.
7,65 GBP
More

Referenca: SKU002069

Botuesi: Onufri

Drama, Martin Camaj

Ngjarja e kësaj drame mbështetet tërthorazi në një zezonë gjakmarrje të pashembullt gjithkund shtrihej dikur pushteti i Kanunit të Lekës. Tregohet se në shekullin e kaluem, përmbi Drin, përpara se ky lumë then qafën, vdiq një malësor. Ai e kishte lanë me fjalë që t'i baheshin drekët mortore ma të mëdhatë që mund të ishin.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU002070

Botuesi: Onufri

Poezi, Martin Camaj

Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU002071

Botuesi: Onufri

Dranja, Martin Camaj

Dranja, emri i veprës eponime persona poetica, një breshkë femër "me një emër gruaje", që është gjithashtu "emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit", është një formë dialektikore e emrit Drande, "Trëndafile".
5,95 GBP
More

Referenca: 2089

Botuesi: Onufri

Lirika mes dy moteve, Martin Camaj

Në këtë syzim, autori i kësaj përmbledhjeje lirikash nuk qëllimon t'i paraqesë vetveten lexuesve. Nga ana tjetër, poezia nuk lyp shpjegime, edhe ajo flet për veten në atë formë e strukturë që ka. Ka vetëm një trajtë të qëllueme e të drejtë, një radhitje fjalësh, gjithmonë në gjuhën amtare.
6,80 GBP
More

Referenca: 2091

Botuesi: Onufri

Karpa, Martin Camaj

Bota e trilluar e Karpës është ngritur mbi dy shtylla: nga njëra anë, mbi atë historiko – gjuhësore, që i lejon Camajt të çjerrë velin e pluhurosur të kujtesës e të depërtojë me fuqinë e fantazisë krijuese në skutat e një të shkuare të moçme të padëshmuar nga fiset e malsorëve shqiptarë; nga ana tjetër, mbi shtyllën a
7,65 GBP
More

Referenca: 2092

Botuesi: Onufri

Njeriu me vete e me tjere, Martin Camaj

E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.
4,25 GBP
More

Referenca: 2093

Botuesi: Onufri

Tregime, Martin Camaj

Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.
4,25 GBP
More