• Banner

  • Ka mbaruar
Arome gruaje, Alma Papamihali
  • Arome gruaje, Alma Papamihali

Arome gruaje, Alma Papamihali

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 5,14  Up to 15,42 
Alma Papamihali është ndër poetet bashkëkohore më të dashura. Kur bëj këtë përcaktim, gjithmonë kam parasysh krahasimin me poetët bashkëkohorë botërore. Deri më sot në letërsinë shqipe kam vleresuar Lasgushin për poezinë e ndjenjës, Xhevahir Spahiun për kulminacionin patatik dhe Koçi Petritin për lirikën e detajit.
5,21 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
Titulli: Aromë gruajeOrigjinali: Aromë gruajeGjinia: PoeziAutori: Alma PapamihaliShtëpia botuese: ToenaViti: 2011 Fq. 88Pesha: 0.15 kgISBN: 978-99943-1-759-2 Fragment nga libri Ndaj lumturohem të jem si ti,e puthur ditëve, netësh uritur,e trëndafiltë, aromës tënde,pafund dëshirës për t&#39u vaditur. Komente mbi librin "Në poezinë e Alma Papamihalit kam gjetur lirika me të cilat jam mrekulluar vërtetë. Është një poete, pena e së cilës është mjaft interesante, me ndjenjë dhe për t&#39u admiruar." Koci Petriti "Alma Papamihali është ndër poetet bashkëkohore më të dashura. Kur bëj këtë përcaktim, gjithmonë kam parasysh krahasimin me poetët bashkëkohorë botërore. Deri më sot në letërsinë shqipe kam vleresuar Lasgushin për poezinë e ndjenjës, Xhevahir Spahiun për kulminacionin patatik dhe Koçi Petritin për lirikën e detajit. Në ditët tona më renditet Alma. Mrekullohem si aq shumë lexues që i pëlqejnë dhe i ndjejnë poezitë e saj. Kujtoja se mendjet e kishin harruar poezinë shqipe dhe shijen e saj. Por Alma më ka ndërruar mendim. Poezitë e saj më sjellin ndërmend Marian Olson apo Donna Wahlert." Iris Halili "Në poezinë e Alma Papamihalit dominon lirizmi, ndërtuar në vargje strofike, te hapura dhe larg hermetizmit. Keto poezi janë të ndërtuara në një stil unik të autores, me të cilën pata prezantimin më të bukur nëpërmjet librave të saj në panairin e librit, Tirana 2011." Flutura Acka "Poetja Alma Papamihali është delikate, e dashuruar, që i qëmton me kujdes motivet dhe i punon me durim vargjet si te gdhendura në filigrane. Por nga ana tjetër, ajo është poete, ku herë - herë në mënyrë të natyrshme merr vrull shpirti bohem.Poetja Papamihali është e prirur më shumë drejt poezisë lirike e filozofiko - shoqërore, që përbëjnë terrenin e shëndoshë për kultivimin e mëtejshëm të krijimtarisë së saj." Ndue Lazri
Detajet e librit
SKU001957
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2248

Botuesi: Botimet Dudaj

Puthja e fundit, Irma Kurti

Vëllimi poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston.

Çmimi 2,60 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Tingujt e shpirtit, Mimoza Pulaj

Vëllimi i Mimoza Pulajt e ka aromën e vet të papërsëritshme. Aromë lirizmi, aromë çiltërsie, aromë dashurie për jetën dhe për vlerat njerëzore që shfaqen në metrikën e goditur të vargjeve (vargje të lira, po që kanë ritmin e tyre dhe që ndjekin mendimin) dhe në veshjen e figurshme që është një me shpirtin e brendshëm të poezisë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: 2512

Botuesi: Te tjere

Si breshka ne shpine mbaj nje varr, Teodor Keko

365 ditët e fundit të jetës ai vazhdoi të shkruajë si më parë... tregime, poezi, meditime, vëzhgime, analiza, pjesë romani, fragment drame... të mbajë shënime... të japë opinione, intervista... të skicojë plane krijuese... si për të sfiduar edhe më shumë vdekjen.

Çmimi 10,41 
More
In Stock

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shqiptime të rralluara, Arben Dedja

Shkruar kryesisht midis Tiranës dhe Padovës, por edhe në qytete (apo fshatra) të tjera ku jeta e ka hedhur, këto tridhjetë e ca poezi që nuk u bënë dot kurrë dyzet, rrinë, drojtur e thukësisht, si në boshin e ekzistencave tona në kufijtë e bardhësisë së faqes, në pritje për t'u shkrirë e humbur në të dhe prapë idealiste, ëndërrimtare, kryeneçe, të gatshme...

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Këngët e sibilave, Pjetër Bogdani

Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të "Jesusit" të ngjitur nga toka në qiell.

Çmimi 5,73 
More
Në gjendje

Referenca: SKU002070

Botuesi: Onufri

Poezi, Martin Camaj

Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Vetëm të vdekurit pendohen, Skënder Buçpapaj

Është poemë për Nënën e poetit dhe poemë që eksploron enigmën e jetës, një obsesion eternal i poetëve, të cilët ndihen mbi tokë si zëdhënësit e të Plotfuqishmit, sepse arrijnë t'i sendërtojnë ndjenjat, t'i bëjnë të prekshme e vajtuese vuajtjet, pikëllimin, të zëshëm gëzimin, simbolet abstrakte të universit e gjithësisë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)