Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Shtegtim pulebardhe, Alma Papamihali
  • Shtegtim pulebardhe, Alma Papamihali

Shtegtim pulebardhe, Alma Papamihali

SKU001956
Toena
Poetja Alma Papamihali është delikate, e dashuruar, që i qëmton me kujdes motivet dhe i punon me durim vargjet si te gdhendura në filigrane. Por nga ana tjetër, ajo është poete, ku herë - herë në mënyrë të natyrshme merr vrull shpirti bohem.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 5,14  Up to 15,42 
5,21 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
Titulli: Shtegtim pulëbardheOrigjinali: Shtegtim pulëbardheGjinia: PoeziAutori: Alma PapamihaliShtëpia botuese: ToenaViti: 2009 Fq. 100Pesha: 0.18 kgISBN: 978-99943-1-565-9 Fragment nga libri Ndaj ngjitem lart, ndaj fluturoj,në pupël reje jam shndërruar,nëse ky qiell mbi det s&#39do flinte,i imi mall do ish&#39 harruar... Komente mbi librin "Në poezinë e Alma Papamihalit kam gjetur lirika me të cilat jam mrekulluar vërtetë. Është një poete, pena e së cilës është mjaft interesante, me ndjenjë dhe për t'u admiruar." Koci Petriti "Alma Papamihali është ndër poetet bashkëkohore më të dashura. Kur bëj këtë përcaktim, gjithmonë kam parasysh krahasimin me poetët bashkëkohorë botërore. Deri më sot në letërsinë shqipe kam vleresuar Lasgushin për poezinë e ndjenjës, Xhevahir Spahiun për kulminacionin patatik dhe Koçi Petritin për lirikën e detajit. Në ditët tona më renditet Alma. Mrekullohem si aq shumë lexues që i pëlqejnë dhe i ndjejnë poezitë e saj. Kujtoja se mendjet e kishin harruar poezinë shqipe dhe shijen e saj. Por Alma më ka ndërruar mendim. Poezitë e saj më sjellin ndërmend Marian Olson apo Donna Wahlert." Iris Halili "Në poezinë e Alma Papamihalit dominon lirizmi, ndërtuar në vargje strofike, te hapura dhe larg hermetizmit. Keto poezi janë të ndërtuara në një stil unik të autores, me të cilën pata prezantimin më të bukur nëpërmjet librave të saj në panairin e librit, Tirana 2011." Flutura Acka "Poetja Alma Papamihali është delikate, e dashuruar, që i qëmton me kujdes motivet dhe i punon me durim vargjet si te gdhendura në filigrane. Por nga ana tjetër, ajo është poete, ku herë - herë në mënyrë të natyrshme merr vrull shpirti bohem.Poetja Papamihali është e prirur më shumë drejt poezisë lirike e filozofiko - shoqërore, që përbëjnë terrenin e shëndoshë për kultivimin e mëtejshëm të krijimtarisë së saj." Ndue Lazri
Detajet e librit
SKU001956
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Nuk janë sytë e mi, Ervina Halili

Poezia e formuluar nga Ervina është krejt autentike, mbase pikërisht për shkak të shkrirjes në një të disa përvojave dhe mbresave të shfaqura në rrëfimet e përrallave të traditës dhe në kallëzimet e mistikëve sufi të Ballkanit.
7,29 
More

Botuesi: Onufri

Qiellit përkundrejt, Ilir Levonja

Ajo pret me faqen në dorë, me hundën shtypurTek xhami: Shikon kopshtin e lulëzuarQë në diell avullon kurmin,Qoshkun e rrugës përtej,Ku tumon një furrë pjekje.
7,29 
More

Botuesi: Onufri

Ndoshta dashuri, Rexhep Ferri

Rexhep Ferri ecën drejt të qenësishmes brenda baraspeshës së masave, të elipsave, të lëvizjeve që kryqëzohen. Ai e ka ndjeshmërinë dhe dhuntinë për të përdorur kështu një gjeometri skajshmërisht të kuptueshme, ku ndeshen, do të thoshim, gravitacionet e tokës dhe të materies... 
13,01 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Anima Mundi, Moikom Zeqo

Hapja e këtillë e librit është palimpsest i palimpsesteve, ose kryepalimpsest, si një pohim të cilin do ta dëshmojë me shembujt e shumtë që do t'i ofrojë në krijimet e tij. S'do mend, pas gjithë ecurisë konkretizuese me anë të rishkrimit të kësaj bote, në fund ai e mbyll me palimpsestin e mikut të tij virtual, Makabe Zaharisë, për ta ripohuar rishtazi...
12,49 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shqiptime të rralluara, Arben Dedja

Shkruar kryesisht midis Tiranës dhe Padovës, por edhe në qytete (apo fshatra) të tjera ku jeta e ka hedhur, këto tridhjetë e ca poezi që nuk u bënë dot kurrë dyzet, rrinë, drojtur e thukësisht, si në boshin e ekzistencave tona në kufijtë e bardhësisë së faqes, në pritje për t'u shkrirë e humbur në të dhe prapë idealiste, ëndërrimtare, kryeneçe, të gatshme...
5,21 
More