• Banner

  • Ka mbaruar
Germim ne shpirt, Haris Vongli
  • Germim ne shpirt, Haris Vongli

Germim ne shpirt, Haris Vongli

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 494 Lekë Up to 1 481 Lekë
500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gërmim në shpirtOrigjinali: Gërmim në shpirtGjinia: PoeziAutori: Haris VongliShtëpia botuese: Omsca - 1Viti: 2011Fq. 256Pesha: 0.29 kgISBN: 978-99943-41-85-6 Mbi autoren Haris Vongli u lind në Berat më 1986. Mësimet e para i mori në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë për piano. Pasioni për muzikën nuk qe i vetmi, pasi të shkruarit plotësoi edhe më shumë shpirtin e saj artistik. Shkollën e mesme e kreu në Istitutin Arsimor "Wilson" ku gjithashtu u shqua për dhunti artistike dhe krijuese. Në vitin 2006, u largua në Britaninë e Madhe për të vazhduar studimet e larta dhe u vendos fillimisht në Oksford. Më pas vazhdoi universitetin në Londër, ku u diplomua në "Queen Mary University of London" në degën juridik dhe politikë. Pas një përvoje kaq të rëndësishme edukative, ajo është kthyer në Tiranë pranë familjes, miqve dhe Shqipërisë, që mbetën të pazëvendësueshme gjatë gjithë kohës që ndodhej larg atdheut. Ky vëllim poetik është libri i saj i parë, të cilin e vlerëson si: "ëndrrën më të thellë shpirtërore që u bë realitet në kohën dhe vendin e duhur, pranë dhe falë njerëzve më të dashur". Fragment nga libri Në shpirtrat e humbur akull ka, Sot zemrat e thyera nuk ngjiten prapë.Gabojmë këtë shekull egoist,Egoiste pa trup të puthur vdes çdo mbrëmje unë, Në atë trenin e pafund të magjisë.Sa herë thyhem, sa gënjehemPa ju dhembsur botës, lëndohem çmendurisht, Për ta jetuar të egrën idealisht. Nga autorja Gjatë gjithë jetës, na ndodh që në mënyrë të pashmangshme të ndeshemi me dukuri dhe njerëz nga më të ndryshmit, secili më vete përfaqësues i një fjalëkryqi të formuar e të plotësuar prej copëzash të shumta... copëza të shumta ndjenjash, forcash, dëshirash, dhuntish, kujtimesh, vendesh, historish, që plotësojnë secilin prej nesh dhe formojnë atë që quhet karakter. Në shkrimet e mia, në mënyrë fare të natyrshme, përshkruaj ndodhitë e një dite, ndjesitë e thellësisë së shpirtit, instinktet femërore dhe personale, bisedat me familjarët, shoqet, shokët, njerëzit më të dashur. Pasqyroj ndodhitë e një dite dimërore ose pranverore në një qytet të botës, një udhëtim spontan a të nevojshëm, çmënduritë e një nate dhe kujtimet më të bukura, shëtitjet në parqe, ditët e nxehta në breg të detit, përqafimet e përmalluara, premtimet e shumta, ëndrrat dhe pritshmëritë nga jeta... nga një jetë që ikën po aq shpejt sa edhe ecën ngadalë dhe gjithçka ose gjithkush që na rrethon, na kujton, vazhdimisht rikujton, vlerën e paçmueshme të saj. Një jetë që mund të jetë e thjeshtë dhe ekzistente, por nuk mund të jetë po ashtu egërsisht e bukur dhe e pafundme, nëse nuk provojmë gjithçka ajo na ofron, nuk rrezikojmë të bëhemi pjesë e saj nga një skaj në tjetrin... pjesë e dashurive, sukseseve, përpjekjeve, zhgënjimeve, fitimeve, humbjeve, provave më të vështira e më të rëndësishme, qyteteve dhe gjuhëve të botës, realiteteve, ëndrrave dhe, e theksoj, dashurisë pa të cilën nuk do kishte ekzistencë. Sa më e mirë do të ishte mbarë bota me më shumë dashuri! Unë shkruaj ashtu si jetoj, shkruaj ashtu si dëgjoj dhe luaj muzikë, shkruaj ashtu si vlerësoj gjithçka të bukur e thelbësore, shkruaj ashtu si dashuroj, shkruaj ndonjëherë edhe në mënyrë disi idealiste, por asnjëherë duke dalë nga notat realiste, logjike dhe shpirtërore. Në vargjet e mia shpërfaq jo vetem realitet, por edhe imagjinatë, kështu mendoj se çdo lexues do ta gjejë veten brenda fjalëve, personazheve dhe vendeve pjesë e të cilave ndihet përherë ekzistenca ime. Poezia është pa dyshim një nga gjinitë më të vështira letrare, e tillë që jo çdokush do të mund ta krijonte, jo çdokush do të mund të ndihej i tërhequr prej saj, por për mua është një ndër ato pjesë plotësuese pa të cilat nuk do të isha kjo që jam. Poezia thyen akullin e të shkruarit rutinë dhe ecën krahas me ata që vërtet marrin përsipër ta krijojnë, ta mbajnë gjallë dhe që padyshim, e realizojnë. Me pak fjalë poezia për mua është një superhit muzikor, një vepër simfonike ose operistike, një kryevepër arti, një pikturë magjepsëse, një ndjesi frymëmarrëse, një histori përjetësisht e paharrueshme, një dashuri përrallore si ajo që përshkruaj unë në vargjet e këtij libri... është unë! Unë nuk synoj rrezatim sipërfaqësor, por që shpërthimi im i brendshëm t&#39i prekë shpirtërisht lexuesit, ata që vërtet e vlerësojnë poezinë, ata që fare lehtë mund ta kuptojnë sublimen dhe rrezullimin e jetës së poezisë, jetës së artit, dhe, pa dyshim, jetës njerëzore. Njeriu duhet të jetë mrekullisht mirënjohës dhe optimist; përsosmëria nuk ekziston, ndryshe do të dilnim jashtë kornizave të natyrës njerëzore, ekziston dëshira e mirë dhe lufta për të realizuar ëndrrat tona, për të realizuar jetën tonë. Së fundmi, nuk mund ta mbyll pa falënderuar vërtetësisht dhe përzemërsisht dashurinë që më frymëzon për të realizuar gjithçka, miken time të mrekullushme Xhejni Shehaj, mikun tonë Junid Jegeni dhe Shtëpinë Botuese "Omsca-1", që me këtë libër e bënë ëndrrën time realitet. Faleminderit, familje! Faleminderit, miq! Faleminderit, dashuri! Faleminderit jetë! - Haris Vongli

Detajet e librit
SKU001924
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Vetëm të vdekurit pendohen, Skënder Buçpapaj

Është poemë për Nënën e poetit dhe poemë që eksploron enigmën e jetës, një obsesion eternal i poetëve, të cilët ndihen mbi tokë si zëdhënësit e të Plotfuqishmit, sepse arrijnë t'i sendërtojnë ndjenjat, t'i bëjnë të prekshme e vajtuese vuajtjet, pikëllimin, të zëshëm gëzimin, simbolet abstrakte të universit e gjithësisë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2976

Botuesi: Aleph

Lëng argjendi, Rudi Erebara

U puqën dy skajet e materies,u ndez një dritë e fortë si dyshim,dhe ne vendosëm të ndahemi,dy lëvozhga që rrojnë,mbi ujë të qetë pasdite.Asgjë nuk u mat me humbjen tonë,asgjë nuk u rrit.

Çmimi 600 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2248

Botuesi: Botimet Dudaj

Puthja e fundit, Irma Kurti

Vëllimi poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston.

Çmimi 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2352

Botuesi: Botimet Dudaj

E pashe boten, Leom

E pashë botënIsh një kupolë e trishtëQë shtrihejSi një gjethe e dhimbjesE pakuptueshme si një hijeQë lë pas të vërteta pa shkakE bukur si një hije me nurin eGjithë njerëzisë veshurE pashe botën,Duke qarë dhe të qeshur.

Çmimi 400 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2349

Botuesi: Te tjere

Rabini i pasy, Lisandri Kola

Zhapiku u kulaç si kushëriri tjetër pa këmbë mbi do gjethe të kthyera në pleh kur pa ballin tim. Fillova t'i flas. Unë jam një shpirt i rilindur. I njoh mirë dhëmbët e tu. Ati im ish shkrimtar i pafe; vëllai një flokëpërdredhur mbi supe. Nëna ishte një mbretëreshë e martuar rishtas. Unë jam kripë e futur mishit për njerëzit.

Çmimi 200 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)