• Banner

  • Ka mbaruar
Gjurma e gjethes, Erina Pavle Coku
  • Gjurma e gjethes, Erina Pavle Coku

Gjurma e gjethes, Erina Pavle Coku

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 472 Lekë Up to 1 417 Lekë
480 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gjurma e gjethesOrigjinali: Gjurma e gjethesGjinia: PoeziAutori: Erina Pavle ÇokuShtëpia botuese: West Print Viti: 2011 Fq. 160Pesha: 0.17 kgISBN: 978-99956-377-2-9 Mbi librin "Thuajse gjithnjë, sa herë mendohemi e përpiqemi të gjejmë një përse brenda nesh, erëra fryjnë në thellësi të shpirtit tonë e gjethe shpërndahen. Ardhjet e të gjitha mëngjeseve janë të bardha, thuajse të pakapshme dhe lënduese, por na pëlqen të marrim pak qiell kur agu na sjell tejdukshmërinë e jetës.Ritmi i ngjan pothuaj regëtitjes, frymëmarrjes, një vallëzimi me sy të mbyllur e shpirt të lirë.Asgjë s&#39na ndal e asgjë s&#39na e trazon ecjen këmbëzbathur.Kudo ka pemë e ti ke lirinë, sepse ti e ke mundur trupin tënd, qenien tënde të zakonshme. Lartësuar prej kësaj rendjeje ku shpirti fiton e ndjenjat paqtohen, gjurmët e pakapshme të gjallimit janë aty e na rrëfejnë për nesër..." Erina Pavle Çoku   Poezi nga libri Ardhshёm Vij,dhe nuk gjej mё asgjёpaska mbetur vetёm buzёqeshja e mbrameqё lashёkur koha dhimbte nё mua si një sёmbim i sjellë nga vranёsiasi njё dashuri me emёr tё papёshpёritur Erdha,dyert kanё ngjyrёn e zbehtё tё harresёsnuk puthiten mёveçse rёnkojnё nёn prekjen e butё aq sa ditёt qё nuk tё njohaaq sa orёt qё mё mori malli Do tё vij,vjeshtueshёm largёsia rёndohet nё heshtje ditёt ankohen se era fryn e s&#39marrin dot rrugёpёr atje, pёr mbёrritshёm... krejt si zgjimi i njё shpirtikrejt kёndueshёm, mirё e di... Etem pёr ardhje mbёshtillem nё njё pritjekudo, kurdo mund tё tё gjej... Ardhur kam,nё labirintin e shpirtit tim tё tё shёtisty,qё veten pyet ku rrugёtesa ime ёshtё si njёherё...sa njё hap qё vetёm dёgjohet stinёs sё padukshme.   Ardhje e ëngjëllt Ti je bulëza ime,krijesë mahnitëse e çdo mëngjesimë përfshin me vështrimin e pamatshëmqë pyet me kthjelltësinë e ujshme të pafajësisë Ti je qeliza ime e përsosure më dhuron sythe delikate të një frymëmarrjejeqë muzikuar e ka shpirtin tim me ardhjen tëndenë këngëzimin e jetës Ti e përgjallove krejtësinëqë unë ta dua më në fund ajrine të gjej së paku një përse.... Është e imja buzëqeshja jote përkundëse,ndërsa ti vjen me gugatjen e jetës duke më dashurme shikimin e plotë që e nxë shpirtin tim krejt të ngazëllyer Je si një qiell i bukur që emër s&#39i vë dot kushE shqisa ime bëhet vrapuese për në tyteksa dëshirueshëm dua ta rrok qenien tënde të qashtërNë mëkimin e kohës Qumësht i ëmbël i vetëdijesMëton veç diellin e ngrohtë të së tashmese nuk e kursen rrëzëllitjenNdaj keq s&#39më vjen tek i shoh minutat të ngjizene të bëhen lodër për gurgullimën tëndeqë rrokullisur tej e ka lëngatën e përditshmërisë mahitëse Ndjesia e bardhë e prehjes buron nga ty,e ëngjëllt, nanuritëseMund ta mbash në duar fluturimin e shpirtit të mëmësai i përket gjallimit tënd të lëmuarqë ngazëllen ajrin me aromën e paqtë të përqafimitE i ka bërë të gjitha fjalët të heshtenSe asnjëra s&#39di ta thotëardhjen tëndeO sythi im i bekuar!

Detajet e librit
Te tjere
SKU001898
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Gjuha amë, Besnik Mustafaj

Gjuha Amë, përmbledhja e poezisë sẽ zgjedhur të Besnik Mustafajt, lexohet së pari si ekzaltim i matur i mediumit të tij shprehës gjuhës amtare - modelimin e së cilës, në formë impulsesh meditative, autori e ka nisur rreth dyzet e pesë vite më parë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2092

Botuesi: Onufri

Njeriu me vete e me tjere, Martin Camaj

E interpretuar kështu, poezia konfirmon shpjegimin në kopertinën e librit, që çdo poezi fsheh një përvojë të pakëndshme, e cila kur ndahet me të tjerët, bëhet e këndshme, kujtimet e lumturisë kapërcejnë çastet e vështira në jetën e çdokujt, duke qenë një burim kënaqësie.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000865

Botuesi: Te tjere

Pa titull, Robert Thomanikaj

Ky libër përmban kryesisht vargje të autorit në përmbledhjen e viteve 1985-2005, disa ese, pakëz përshkrime udhëtimi, si dhe tre-katër shkrime historiko-etimologjike. Është libri i parë i autorit, me të cilin ai nuk pretendon të flasë e të thotë shumë.

Çmimi 330 Lekë
More
Në gjendje

Bota ime, Afroviti Ilo Miçalliu

Afroviti Ilo Miçalliu ka lindur në Durrës në vitin 1982. Ka mbaruar arsimin elartë dega Stomatologji në Universitetin e Mjeksisë në vitin 2007. Ka botuar poezi në gazetën “Muzgu”, bën pjesë në antologjinë poetike “Muzgu” në numrat 9,10,11 dhe 12.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fal shpirtin, Aurora Celiku Minga

Në 1997 largohet në SHBA ku jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Ka mbaruar studimet për Edukim dhe Sociologji dhe sërish punon si mësuese në Sistemin Arsimor Publik Amerikan. Aurora shkruan poezi për pasion, një dashuri që u konkretizua me këtë vëllim.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001775

Botuesi: Tirana Times

Ngjarje ne toke, Prec Zogaj

Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Toena

Qielli s'pranon arna, Anila Kruti

"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)