Ngjarje ne toke, Prec Zogaj
  • Ngjarje ne toke, Prec Zogaj

Ngjarje ne toke, Prec Zogaj

SKU001775
Tirana Times

Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 987 Lekë Up to 2 962 Lekë
1 000 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Ngjarje në tokëOrigjinali: Ngjarje në tokëGjinia: PoeziAutori: Preç ZogajShtëpia botuese: Tirana TimesViti: 2011Fq. 368Pesha: 0.42 kg ISBN: 978-9928-4038-5-8 Mbi librin  Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj. Vargjet e Zogajt, të krijuara midis viteve 1985 - 2010, janë një analizë e brendshme e një populli që, pas disa dekadash, sapo doli nga një prej diktaturave më të izoluara dhe më të egra të botës. Vepra ka një karakter të shquar kombëtar dhe këto poezi zbulojnë lidhjen e fortë të Shqipërisë me Perëndimin, duke përfshirë emra të vendeve të tilla si Firence në Itali dhe Kalifornia në SHBA, si dhe ikona të tilla të letërsisë europiane si Shekspiri, Gëtja dhe Balzaku. Mbi autorin Preç Zogaj, është një prej poetëve dhe shkrimtarëve më të spikatur të gjeneratës së viteve tetëdhjetë, me një vepër sa të konsoliduar, aq edhe në vazhdim, kryesisht në poezi, por edhe në prozë dhe në gjininë e esesë. Ardhja e Zogajt në letërsinë shqipe u prit si një risi nga botuesit, shkrimtarët, kritikët dhe lexuesit e poezisë qëkurse botoi vëllimin e parë poetik, "Emrat tuaj" në vitin 1985. Më pas, ai ka botuar vëllimet "E Pakryer", "A thua do të vish duke qeshur", "Qielli i gjithkujt", "Këmbësor në qiell", "Kalimi", "Pas erës së re", "Gjallë unë pashë", "Nuk ndodh asgjë veç dashurisë", duke ruajtur e zhvilluar nga libri në libër tiparet e origjinalitetit të tij poetik, vizionet e hapura, aftësinë abstraguese nëpërmjet konkretësisë së elementeve shprehës, ndjeshmërinë e veçantë, muzikalitetin, finesën, elegancën e vargut. Në vitin 1999, Preç Zogaj ka marrë çmimin kombëtar "Penda e argjendtë" për vëllimin poetik "Kalimi", si libri më i mirë i vitit. Në vitin 2007, e ka përsëritur këtë sukses me vëllimin "Gjallë unë pashë". Preç Zogaj është një prej poetëve shqiptarë më të përkthyer jo vetëm në antologji dhe revista të ndryshme letrare, por çfarë është e veçantë, edhe në vëllime me poetikë më vete. Në vitin 1995, Shtëpia Botuese franceze "L'esprit de la peninsules" botoi nga Zogaj vëllimin, "Terre sans continent" (Tokë pa kontinent), ku u përfshinë rreth gjashtëdhjetë poezi të përzgjedhura nga librat e autorit para hapjes demokratike të vendit. Në shënimin për ketë vëllim botuesi dhe kritiku i njohur, Eric Naulleao, shkruante: "Zbulohet në ketë vëllim një zë mrekullisht i kursyer nga dekadat e represionit dhe gjuha e drunjtë, sa të besosh se shkrimtari kishte marrë ekzilin poetik në ndonjë faltore klandestine". Në vitin 2011, Shtëpia Botuese "Mondus Press" e Universitetit të Dallasit, SHBA, botoi vëllimin me poezi të zgjedhura nga Zogaj, "Occurrence on Earth" (Ngjarje në tokë). Ky vëllim i përkthyer nga poeti dhe studiuesi i mirënjohur shqiptar Gjekë Marinaj, doktor i shkencave në filozofi e filologji, profesor në Dallas, u prezantua vitin e kaluar në Cansas City, në konferencën e përvitshme të Lidhjes së Përkthyesve Amerikanë, nga kryetari i bordit të botimeve letrare të Universitetit të Dallasit, poeti i njohur amerikan Rainer Schulte. Preç Zogaj është autor i tre vëllimeve me tregime te shkurtra, i tre romaneve dhe i shtatë librave me ese për problemet shoqërore, politike dhe kulturore te vendit.  

Detajet e librit
Tirana Times
SKU001775
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Vrima, Rita Petro

Autorja triumfon artistikisht me veprën e saj falë lirisë së egos që ka, jeton diku ku nuk ka smirë, egoizëm, vrasje, kriza, ajo bën jetën nën mbretërinë e pakushte të pasionit, diku në thellësinë e natyrës njerëzore, ku s'ka ideologji as diktaturë, kah nuk ka qarkulluar bibël as kuran.
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Qeramikiana, Entela Tabaku

Entela Tabaku u lind në Shkodër më 1971. Nga viti 1998 jeton dhe punon në Suedi. Ka botuar katër përmbledhje me poezi si edhe një sërë botimesh studimore dhe përkthimesh nga suedishtja.
800 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Qyteti tjetër, Artur Balli

Prej fillimit dhe deri në botimin e këtij libri, kam ndjekur plot kureshtje dhe emocion, krijimtarinë poetike të Artur Ballit si dhe shqipërimet e tij të shkëlqyera të poezisë madhore të romantikëve anglezë dhe, pothuaj, në çdo rast jam befasuar me temperamentin dhe dhuntitë e tij të lakmueshme poetike.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2305

Botuesi: Te tjere

Skalitur me buze shpirti, Ardi Omeri

Unë fola me Afërditën, ju e dëgjuat?Nën tinguj violine më depërtoi në shpirtMë këndoi një këngë aq të dlirë,Sa dhe nata urdhëroiYjet të bëjnë dritë!
400 Lekë
More

Referenca: SKU001761

Botuesi: Te tjere

Eliksir dashurie, Ahmet Mehmeti

Vëllim poetik me tematikë të larmishme ku dominojnë motivet patriotike, erotike, filozofike. E veçanta e këtij vëllimi është figuracioni i larmishëm, ritmika e melodika tingëlluese si dhe stili telegrafik, pa fjalë të tepërta dhe me shumë ndjenja të sinqerta.
300 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Këngë nga Rruga e Farkëtarëve, Ndriçim Ademaj

Ditët e miakalojnë si re t'hutueme nën qiellin tand...Nji ditë, prej teje ka me ardhë ai shika me m'lagë, ndoshta me m'mbytë,e ti ke me i pa retë e miaqysh ikin kokuluna për askundndoshta ke me u mallu e me kujtu sa fort t'kam dashtëe sa pak jam rujtë prej dashnisë teme...
500 Lekë
More

Botuesi: Albas

Këngët e sibilave, Pjetër Bogdani

Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të "Jesusit" të ngjitur nga toka në qiell.
550 Lekë
More