• Ka mbaruar
Buze te ngrira ne gaz, Zef Zorba
  • Buze te ngrira ne gaz, Zef Zorba

Buzë të ngrira në gaz, Zef Zorba

SKU001640
Princi

Zef Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Buzë të ngrira në gaz
Gjinia: Poezi
Autori: Zef Zorba
Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2010
fq. 176
Pesha: 0.28 kg
ISBN: 978-99943-947-9-1

Mbi autorin

Zef Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali. I ndërpret studimet në 1942 për arsye të Luftës së Dytë Botërore dhe kthehet në Shkodër, ku fillon punë si nëpunës banke.

Në vitet 1945-1946 punësohet si regjisor në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër, ku vë në skenë mjaft pjesë dramatike me tingëllim të qartë dissident si: "Juda Makabre" e Fishtës, "Armiku i popullit" i Ibsenit etj. Ndoshta edhe për këtë arsye arrestohet më 1946 dhe burgoset me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Vuan dënimin në burg politik deri në vitin 1951. Më vonë punon në ndërmarrje të rrethit të Shkodrës si llogaritar deri në vitin 1980, kur dhe del në pension.

Ndërron jetë në janar 1993 në Shkodër. Në heshtjen e thellë të gjysmëshekullit të njëzetë, Zorba, i pajisur me një kulturë të pazakontë për kohën dhe mjedisin ku jetoi, vizatoi figurën e intelektualit të vërtetë, larg kompromiseve. Ai krijoi një afinitet të çuditshëm me letërsinë dhe filozofinë moderne duke përkthyer poetë të tillë si: R. Frost, Xh. Ungareti, S. Kuazimodo, E. Montale, T. S. Eliot; dramaturgë si: B. Shou, L. Pirandelo, Uelld, Uajllder, Martin; e filozofë si: B. Kroçe, H. Xh. Gadamer etj.

Në fushën e krijimtarisë origjinale ai, përveç autor i këtij libri, është në të njëjtën kohë edhe autor i disa pjesëve dramatike operash. Pjesë e rëndësishme e prodhimit të tij letrar është edhe një fond i rëndësishëm publicistik dhe studimor.

 

Detajet e librit
Princi
SKU001640

Referencat specifike

isbn
9789994394791
ean13
9789994394791
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bard

Shënime nga shpella, Ag Apolloni

Unë dhe Zeusi jemi shpellarë, perëndi supreme kemi zotin Zjarr. Ti pyet pse rri në terr e në të ftohtë.  Besomë se as nën diellin tuaj s’është më dritë e më ngrohtë. 
600 Lekë
More

Referenca: 2342

Botuesi: Princi

Kthimi i syve, Kujtim Morina

Kujtim Morina lindi në vitin 1972 në Has. Është diplomuar për Matematikë në Universitetin e Tiranës (1994), pastaj për Drejtësi në Universitetin e Shkodrës (2004) dhe ka përfunduar një Program Master dyvjeçar për Integrimin Europian dhe Rajonalizëm në Universitetin e Gracit në Austri (2008).
400 Lekë
More

Botuesi: Albas

Këngët e sibilave, Pjetër Bogdani

Poezia e përkthyer e Bogdanit, ndonëse astrofizike bazohet në gjasëramjet (rimat) dhe kërkon një lexim vertikal të shkronjave sipas grupimit të strofave 5, 7, 3, 6, 7 vargëshe, për hir të kuptimit aksiologjik të "Jesusit" të ngjitur nga toka në qiell.
550 Lekë
More

Referenca: 2331

Botuesi: Botimet Dudaj

Antologji e poezise bashkekohore arbereshe

Në këtë përmbledhje janë paraqitur poezitë më të shquara të poetëve arbëreshë: Dushko Vetmo, Lluka Perone, Vorea Ujko, Karmell Kandreva, Pietro Napolitano, Xhuzepe Skiro di Modika, Xhuzepe Skiro di Maxho, Vinçens Belmonte, Kate Xukaro, Françesko Altimari, Xhuezepe del Gaudio, Matilda Ferraro dhe Enca Skutari.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000136

Botuesi: Ideart

Rreziku, Xhevahir Spahiu

Poezia e Xhevahir Spahiut hap një etapë të re në poezinë bashkëkohore shqiptare, duke i zgjeruar mundësitë e saj reflektive.
400 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kur vetëtin çiftelia, Silvana Berki

Po zgjedh jetën me të gjitha shëmtitë e saj,me të gjitha mashtrimet që na ofron përditë,do e marr në duar si fëmijën e pafaj,t'i tregoj të gjitha dashuritë.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001854

Botuesi: Toena

Krishti kryqezohet perseri, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi në vitin 1883 në Iraklia, Kretë. Ai u dplomua për Drejtësi në Universitetin e Athinës e më pas për Filozofi në Paris. Ka jetuar sa në Paris aq edhe në Berlin, Itali, Rusi, Spanjë, Qipro, Greqi, Egjipt, Çekosllovaki, Kinë dhe Japoni. Ai ishte një ithtar i Leninit, por nuk ishte një konsekuent komunist në formim.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2185

Botuesi: Te tjere

Duke farketuar thika, Niko Stylos

Me "zemrat e zjarrta"Që farkëton,Rrëmih në akujt e pafundDuke kërkuar dhè të njomëTë mbushësh me pemë lloj – llojTokën e pambjellë.
600 Lekë
More