Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ndreqje gabimesh, Arian Leka
  • Ndreqje gabimesh, Arian Leka

Ndreqje gabimesh, Arian Leka

SKU001542
Ideart

Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës, vendosur poetikisht në të gjitha rolet dhe format e shfaqjes së saj.

500 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ndreqje gabimesh

Origjinali: Ndreqje gabimesh

Gjinia: Poezi

Autori: Arian Leka

Shtëpia botuese: Ideart

Viti: 2010

fq. 80

Pesha: 0.14 kg

ISBN: 978-99956-29-74-8

Mbi librin

Libri është konceptuar si një poemë me 4 pjesë dhe 17 këngë. Ai është fitues i çmimit “Lasgush Poradeci”, si libri poetik më i mirë i vitit 2010, me poemën “Ndreqje gabimesh”, me këtë vlerësim: “Për monologun e subjektit poetin kompozuar përmes imazheve metafizike, intime e meditative, si rrugë e komunikimit maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës, vendosur poetikisht në të gjitha rolet dhe format e shfaqjes së saj.

Mbi autorin

Arian Leka (1966) është autor i disa vëllimeve me poezi e poema, i mjaft eseve, artikujve publicistikë mbi kulturën. Ndër botimet kryesore të këtij autori përmenden librat me tregime: "Ky vend i qetë ku s'ndodh asgjë'' (1994); "Veset e të vdekurve'' (1997); romani "Gjarpri i shtëpisë'' (2008); vëllimet me poezi: "Anija e gjumit'' (2000); "Strabizëm'' (2004); "Libër deti'' (2009), si dhe disa botime me ese, ritregime legjendash dhe vjersha për fëmijë. Krijimtaria letrare e Arian Lekës është nderuar me disa çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo është botuar në anglisht, italisht, frëngjisht, rumanisht, kroatisht, gjermanisht, bullgarisht. Arian Leka është themelues i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë dhe Letërsisë "Poeteka'', si dhe botues i revistës poetike me të njëjtin titull. Ai është gjithashtu përkthyes i C. Pavese, D. Campana, E. Montale, S. Quasimodo etj. Këtu mund të lexoni një: fragment (poemë) nga libri.  Shkrim rreth poemes: "Njerëzit nuk kanë frikë vdekjen, kanë frikë shëmtimin", nga Erion Kristo

Detajet e librit
Ideart
SKU001542

Referencat specifike

isbn
9789995629748
ean13
9789995629748
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Kur vetëtin çiftelia, Silvana Berki

Po zgjedh jetën me të gjitha shëmtitë e saj,me të gjitha mashtrimet që na ofron përditë,do e marr në duar si fëmijën e pafaj,t'i tregoj të gjitha dashuritë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU002070

Botuesi: Onufri

Poezi, Martin Camaj

Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Qielli s'pranon arna, Anila Kruti

"Qielli s'pranon arna" titullohet përmbledhja e tretë me poezi e autores Anila Kruti. Si nëntitull shoqërues i librit vjen emërtesa 99 poezi lirike, ku disa prej tyre janë pa titull dhe, pjesa më e madhe emërtohet, i cili qysh në krye përthekon profilin e saj, si lëvruese zelltare e lirikës së larmisë.
400 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...
700 Lekë
More